FTESE PER DEBAT – Nje Malsi me dy deputet dhe dy bashki…?!

0
230

Qarku i Shkodres ka 332.000 banor, dhe 11 deputet ne parlamentin e Shqiperise, e qe do te thote 1 deputet per 30.000 banore. Çuditerisht dhe prej vitesh Malsia e Madhe ne kete Parlament perfaqesohet me vetem nje deputet, si dhe ka vetem nje bashki ndekohe qe Puka si Nen/Prefekture po ne qarkun e Shkodres ka 30.000 banor, dy bashki dhe 1 deputet.
Prandaj per partite politike te Malsise se Madhe, e cila ka 64.000 banor, linde me te drejt pyetja dhe u vihet pergjegjesia, se perse nuk e kerkojne kete te drejt legjitime, per te patur perfaqesimin qe u takon ne parlament, pra me dy deputet, si dhe ne nivelin e administrimit te territorit te saj, me dy bashki, gje per te cilen edhe per vete kushtet qe Malsia ka, i takojne.
Dhe jo vetem kaq, por Malsoret duhet te kerkojne qe te kene edhe nje tjeter pavaresi, nga Shkodra, sic eshte egzistenca e Rrethit me vete, me te gjitha kopetencat qe ka, ashtu sic i ka patur pas vitit 1990 e deri ne vitin 2001, kohe ku ka patur edhe te gjitha drejtorite e saj, e ku te punesuarit prane tyre ishin 600 persona. Ne nuk e kuptojme aspak, se perse shkollohen djemte e vajzat e Malsise e ku do te punojne ata, kur vendet e punes se tyre dhe te vendit te tyre nuk i gezojne ata, e ku ne te gjithe boten egzistone e drejta e qeverisjes dhe e administrimit te teritorit tend.
Pasi ne kushtet e sotme, pushteti ne Malsine e Madhe ngjason egzaktesisht me Komisionin e Maleve ose (Xhibalja) te vitit 1856, qe udhehiqej nga Shkodra me qender ne Cesme te Koplikut.
E malsoret heshtin, kur malsia braktiset cdo dite e me shume, varferohet cdo dite e me shume, vidhet cdo dite e me shume, drejtohet nga te pa shkolluar, e njerez te botes se krimit e korrupsionit, e kontrabandes cdo dite e me shume, edhe pse intelektualet dhe te shkolluarit ne te gjitha fushat e jetes nuk mungojn, perfshi edhe resurset e medha ekonomike qe ka ajo, te cilat shfrytezohen vetem neper fushata elektorale. Malsia ka 3 pika doganore, azgje nuk merr prej tyre, ka stacionin hekurudhor, nder me te medhenjt ne Ballkan, pyesni se sa eficent eshte, ka te saja 32 km vije liqenore, asnje investim, ka zona fushore qe pak kush i ka e nuk shfrytezohen, tokat nuk vaditen pasi nuk rivihet ne pune kanali i Shtodrit 42 km i gjate e qe ka pas vaditur tokat deri ne Hot. Malsia ka 15.000 hektar toke produktive, ku eshte Malsia e turizmit te shume perfolur, dikur ne Razem kane pushuar 1200 persona ne nje 15 ditesh, tani atje nuk ka dhe prej vitesh me as uje te pishem, si mund te zhvillohet turizmi, ka mrekullit e Kelmendit qe nuk shfrytezohen, jane vendosur gure ne Tamare, nderkohe qe catit e ndertesave po bien brenda, eshte bere nje Rrasavi ne Bajze, e uje me pi nuk ka, e behet nami duke e propoganduar, bojatisen 2-3 pallate ne Koplik e vishet me patkoj, po uji eshte me orar, nderkohe qe ka zona te tjera fushore qe as nuk dine se nga i bien investimet, edhe pse kane mundesi shume te medha prodhimi. Nuk investohet ne bujqesi, ne blegtori, vreshtari e etj., jane harruar totalisht zona si Rrjolli, Gruemira etj. Per institucionet kulturore te Malsise as qe behet fjale as nji Zymare nuk e gjen ne Bashkin e Malsise. Prandaj Malsia e Madhe sipas nesh fillimisht e ka domosdoshmeri nje ndarje te re administrative, ku te kete se paku dy bashki dhe dy deputet, dhe qe i takojne realisht. Me qellim qe te kete me shume investime, me shume perkujdesje ne gjitha drejtimet, me shume pavaresi ekonomike, dhe shume me shume te punesuar, duke i shfrytezuar vete resurset e saj, turistike, ekonomike dhe institucionale shteterore, ne te kundert, nuk do e kemi me Malsine por vetem emrin, historine dhe kujtesen e saj. Malesia meriton te ardhme progresiste, e cila duhet te filloje nga nje ndarje e re, e drejte dhe e domosdoshme administrative.
“Zani i Malsise”

Burimi/Facebook/Vasel Gilaj