FTESË PER TE RRITUR NE NJE STAD ME TE LARTE PUNEN, PER ORGANIZIMIN E KUVENDIT KOMBETAR…!

0
46

Nga Dashamir Uruçi

Ne vemendje te Inteligjences dhe qytetarise shqiptare,
Ne vemendje te Shoqerise shqiptare,
Ne vemendje te veprimtarve te KUVENDIT KOMBËTAR SHQIPTAR.!
FTESË PER TE RRITUR NE NJE STAD ME TE LARTE PUNEN, PER ORGANIZIMIN E KUVENDIT KOMBETAR…!
I shqetesuar per problemet e medha qe na kane krijuar te ftohti dhe pandemia,i bindur ne ndikimin qe keto faktore kane patur ne ecurine e puneve te Kuvendit,
i shqetsuar per zhvillimet ne rrajon e ne bote mendova te ftoj veprimtaret e Kuvendit, qytetaret dhe inteligjencen shqiptare te rrisin me tej ndjenjen e pergjegjesise, te gjejne rruge e mundesi te reja per t’i sherbyer me devocion kauzes se kuvendit kombetar shqiptar.
Jam i bindur se:
1.Brezi ynë,brezi i atyre qe jetuan epoken e komunizmit dhe tranzicionin demokratik nuk duhet te largohet pa e thene fjalen e vet.
“RRNO PËR ME TREGUE”pat shkruar dikur ne nje veper te tij epokale nje klerik patriot dhe i denuar i ndergjegjes, nga Shkodra e kultures dhe demokracise.
Ne mendojme se brezi yne e ka per obligim moral, atdhetar e qytetar pasqyrimin e rrealitetit qe perjetuam ne komunizem e demokraci.
Brezi yne e ka per obligim te gjykoje, vleresoje e krahasoje zhvillimet ne keto dy sisteme ekonomiko-shoqrore dhe te percjelle mesazhet e nevojshme per brezat qe vine,per familjet e femijet e gjithesejcilit.
Per te mbetur pergjithmone e per ti sherbyer te ardhmes, keto mesazhe,keto perfundime te eksperiences tone, shumevjeçare duhen institucionalizuar çka do te thote, duhen bere objekte te analizave e diskutimeve te specialisteve te fushave te ndryshme e me pas te paraqiten per miratim ne KUVENDIN KOMBETAR SHQIPTAR.
Duhet te organizohemi e duhet te perfshijme ne levizjen tone edhe rinine,pa te cilen, ne nuk mund te jemi te suksesshem.
2.Patjeter shqiptarve u duhet KUVENDI KOMBETAR.
Ne kushtet qe kalon Shqiperia, sot,me rrekorde korrupsioni e kriminaliteti,me nje shoqeri te ndare ne qindra e mijra parti e shoqata,shqiptarve i duhet nje Kuvend kombetar,nje tryeze e perbashket,nje tribune e mendimit te lire,qytetar dhe intelektual.
3.Tradita e organizimit te Kuvendeve Kombetare Shqiptare.
Duhet thene se ideja e organizimit te Kuvendit Kombetar Shqiptar nuk eshte nje zhvillim i ri.
Ajo mbeshtetet ne historine e shqiptarve,ne traditen e tyre kombetare.
Sa here qe kane qene ne veshtirsi shqiptaret jane mbledhur ne Kuvendet e Tyre,kane biseduar e kane marre vendime te rendesishme e jetike per fatin e vet e te ardhmen e kombit shqiptar.
Pa u futur thelle ne histori kemi Kuvendin apo beselidhjen e Lezhes,Kuvendin e Merkise,Kuvendet e Malesise se madhe,Kuvendet e Laberise,Kuvendin apo Lidhjen shqiptare te Prizrenit,Kuvendet apo tubimet e pajtimit te gjaqeve ne Kosovë.
Jam i mendimit se ne fazen qe kalojne shqiptaret, sot,me shume rreziqe mbi krye,me nje klase politike te korruptuar qe ka punuar 30 vjet per xhepat e vet,të pambrojtur nga agresioni tradicional i fqinjëve,ne kushtet e nje emigracioni te frikshem, te imponuar nga politikat e gabuara ekonomike si dhe nen presionin e shovinizmit sllavomaqedon e serb,mbajtja e nje Kuvendi Kombetar eshte nevoje dhe domozdoshmeri historike.
4.Ideologet dhe Iluminati.
Per fat te keq,pavaresisht gjendjes ku ndodhet kombi shqiptar, indiferenca eshte bere tipari dallues i shoqerise.
Nen presionin e politikes,veprimtaria e shoqerise civile eshte asfiksuar.
Njerezit kane frike te dalin hapur ne mbrojtje te interesave te tyre dhe rralle here organizohen e ngrejne zerin, per ato te drejta qe u takojne.
Ka njerez apo intelektuale qe nuk organizohen sepse kerkojne sisteme referimi e jane ne kerkim apo ne pritje te ideologeve dhe Iluminatit.
Jam i mendimit se Rilindja Kombetare Shqiptare i pati ideologet e vet.
Me punen dhe kontributin qe ata dhane jane edhe sot,modele per levizjen kombetare.
Ata ndriçojne rrugen e te gjithe veprimtarve shqiptarë, qe e duan Kauzen kombetare dhe vendin e vet.
Inteligjenca jonë, ne vendbanimet shqiptare ne Ilirik si dhe ne diaspore,së bashku me veprimtaret e çeshtjes kombetare jane Iluminati i Kauzes sone,jane ata qe do te mbeshtesin e perkrahin me force, mbajtjen e Kuvendit Kombetar Shqiptar.
5.Rezolutat dhe Asambleja kombëtare.
Te gjithe ata, qe kane degjuar per levizjen per organizimin e Kuvendit Kombetar Shqiptar kane qene kurioze te dine se cilat jane objektivat e ketij Kuvendi.
Ideja ka lindur menjehere me themelimin e Unionit Shqiptar te Shoqerise Civile-USHC,më 7 maj 2014.
Kjo ide më vonë eshte elaboruar ne takime te ndryshme edhe nga organizata te tjera ne bashkepunim te cilat jane organizuar ne Tirane,Shkup,Lezhe,Gjirokaster,Shkoder,Ulqin e te tjere.
Veprimtarite me te medha jane zhvilluar ne Tirane dhe ne Prishtinë.
Vendimi per organizimin e Kuvendit Kombetar Shqiptar konkretizohet ne Gjirokaster me 19 Qershor 2021 ne studion e ALPO-TV ku nje grup perfaqsuesish nga organizata te ndryshme ne vendbanimet shqiptare dhe ne diaspore pranuan e miratuan tezat e KUVENDIT KOMBETAR SHQIPTAR.
Kuvendi eshte parashikuar te mbahet brenda vitit 2022 nese do te krijohen mundesite me mbylljen e pandemise COVID-19.
Kuvendi do te miratoje 6 rrezoluta si dhe do te zgjedhe Asamblene Kombetare.
Ne Kuvend do te marrin pjesë 300 delegatë nga te cilet 150 nga diaspora dhe 150 nga vendbanimet shqiptare ne ILIRIK.!
6.Tirana duhet te japë shembullin e organizimit e rrealizimit te Kuvendit Kombetar Shqiptar.
Tirana eshte Piemonti i Shqiptarve e tek ajo i kane syte, shqiptaret ne tere boten.
Ne Tirane sot,pavaresisht hemoragjise se emigracionit ka ende shume forca intelektuale,ka ende shume energji,qe duhen zgjuar,organizuar e vene ne levizje.
Ne mendojne, qe ne pranveren e ketij viti, ne kryeqytetin e shqiptarve te organizohet nje takim konsultativ i grupit nismetar te Shqiperise, me intelektualë të mirënjohur, kryesisht nga Tirana por edhe nga rrethet, me se paku 100 pjesemarres, per ti vene ne dijeni per idete,tezat,platformen,si dhe emertimet e rezolutave te Kuvendit si dhe hapat qe jane hedhur deri me sot.
Ne kete takim, ata do te ftohen, krahas veprimtarve te tjerë, per te ju bashkuar levizjes per organizimin e Kuvendit si dhe per te propozuar delegatet e Shqiperise, per ne Kuvendin Kombetar Shqiptar.
7.Intelektualet e vertete i therret koha per tu vene ne krye te puneve ne keto dite te veshtira qe kalon Kombi Shqiptar.
Prej 30 vitesh,ne tranzicionin e gjate, le ti themi demokratik,inteligjenca shqiptare nuk e ka gezuar statusin e vlerave qe ka patur dhe nuk eshte vleresuar per kontributin qe ka dhene per vendin e vet.
Njerezit e ditur e profesioniste te shquar jane mbajtur larg politikes e vendimmarrjes.
Kesisoj,ne administraten e shtetit shqiptar, ne institucionet e te gjitha llojeve,ne qeveri e parlamentin e Shqiperise kanë mbreteruar e mbizoteruar militantizmi dhe njerezit e klaneve e tarafeve prane politikes.
Ne jo pak raste, ne pozicione te rendesishme, te ekonomise, kultures e vendimarrjes jane emeruar njerez te korruptuar, te inkriminuar apo te lidhur me krimin.
Inteligjenca e vertete, shqiptare;e braktisur,e fyer,e keqpaguar eshte strukur.Ajo ka mbetur mënjanë zhvillimeve e vendimmarrjes.
Sot ne Shqiperi, inteligjencen e nderojne dhe e degjojnë formalisht e ne fakt as e pyesin dhe as e konsiderojnë per asgjë.
Ne keto kushte, inteligjenca shqiptare duhet te zgjohet e te vetorganizohet.
Liderë e patriotë si Alfred Moisiu,Akademike si Rexhep Qosja,Intelektualë si Tritan Kalo,Perparim Kabo,Elena Kocaqi,Zef Preçi,Selami Xhepa,veprimtare te çeshtjes kombetare si Marin Mema,Milaim Fevziu,Shemsi Reçica,Muharrem Salihu…. e shumë te tjerë, duhet ti bashkohen udheheqjes se levizjes, per organizimin e Kuvendit Kombetar Shqiptar.
8.A janë kushtet per zhvillimin e Kuvendit Kombetar Shqiptar.?
Zhvillimet politike ne bote,kriza ekonomike e morale qe ka perfshire shume vende ne te gjithë kontinentet,pandemia qe vrau me miliona njerez, nuk e favorizojne levizjen per organizimin e Kuvendit Kombetar.
Nga ana tjeter,ne mendojmë se pikerisht ne keto kushte, popujt qe jane ne udhekryq e qe kane probleme te pazgjidhura kombetare,si ne shqiptarët, duhet te ngrihen ne kembe, te organizohen e te shohin drejt se ardhmes.
Takimet e zhvilluara nga perfaqsues te grupeve nismetare te Kuvendit,ne Gjirokaster,Prishtine,Lezhe e Tirane flasin qarte se njerezit nuk e kane humbur shpresen.
Ata duan dhe mund te organizohen per nevoja te medha kombetare.
9.Monopoli i politikes e ka zene per fyti jeten e shoqerise shqiptare.
Pa u marrë me diktaturen, per te cilen jane bere e do te behen analiza pa fund, ne keto 30 vite demokraci, ndryshe nga ç’pritej, politika shqiptare e monopolizoi ne te kater anet, jeten e shoqerise shqiptare.
Me rrotacion, here e majta e here e djathta, te gjithe u futen nen diktatin e politikes.
U politizua administrata shtetrore,ushtria, policia, media,drejtesia, sherbimet, tenderat,ankandet,politika e jashtme,çeshtja kombetare…!
Te gjitha u futen nen brazden e politikes dhe vazhdojne te marrin urdhera prej saj.
Ne keto kushte te pavarurit u bene sende ne zhdukje dhe shoqerise civile i humbi fara e nishani gjithëandej.
Ja per te gjitha keto e per shume te tjera qe nuk i thamë dot, ne nuk duhet te ndalemi,duhet te shtojme rradhet patjeter,te riorganizohemi e te shkojme drejt KUVENDIT KOMBETAR SHQIPTAR.
Respekte,
Dashamir Uruçi
Tirane, 9 shkurt 2022

Burimi/Facebook/Autori