Gaqo Avrazi, gur themeli i muzikës profesioniste shqiptare!

0
23

Vasil Sofokli Tole

☞ Muzika dhe muziktarët shqiptare të pas Luftës së II-të Botërore i janë mirënjohës artistit dhe dirigjentit kolonel Gaqo Avrazi, për gjithshka Ai bëri për themelimin e muzikës shqiptare si institucion, deri në fund të jetës së Tij.
Personalisht nuk e kam takuar “Artistin e Popullit” Gaqo Avrazi, por emri dhe kontributi i Tij i gjithanshëm në muzikën shqiptare është i njohur dhe i gjithëpranuar edhe si mbështetësh talentesh muzikore, dirigjent, kompozitor, pedagog e muzikolog etj.
Gaqo Avrazi, gur themeli i muzikës profesioniste shqiptare! ♬🔔
Gëzuar ditën e lindjes kolonel Avrazi!📯
Lindi: 16 mars 1915, Korçë
U nda nga jeta: 18 shkurt 1985,
▪ AVRAZI Gaqo (1915–1985).
Pjesëmarrës në Luftën ANÇ, ushtarak (kolonel), kompozitor dhe dirigjent, Artist i Popullit. Lindi në Korçë në një familje artdashëse. Qysh herët mori pjesë në veprimtaritë artistike që organizoheshin nga shoqatat kulturore në Korçë, si “Rinia Korçare”, “Agroni” etj. Në vitin 1932 filloi të studionte sistematikisht nën drejtimin e kompozitorëve Kristo Kono dhe Zisi Morcka. Mori pjesë në demonstratat antifashiste dhe u lidh me Lëvizjen ANÇ.
Themeloi grupin e parë artistik partizan të Qarkut të Korçës dhe të gjithë Shqipërisë, me anën e të cilit përhapi këngët mëmëdhetare, partizane dhe revolucionare të traditës dhe këngët e kompozitores Dhora Leka. Ai drejtoi korin e UNÇSh që u krijua më 25 korrik 1944, me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.
Pas vitit 1945, mbi bazën e këtij kori, u krijua Ansambli Artistik i Ushtrisë, të cilin e drejtoi për shumë vjet me mjeshtëri. G.A. krijoi shumë poema, kantata, muzikë dhome, këngë, marshe, tablo muzikore. Ishte drejtues artistik i talentuar e me kulturë të gjerë profesionale. Është dekoruar me urdhra e medalje të luftës dhe të veprimtarisë artistike.

Burimi/Facebook