Gent Cakaj – Lajmi për rikthimin e regjimit të vizave për shtetasit e Republikës së Shqipërisë është krejtësisht i pavërtetë!

0
30

Fillimi i zbatimit të sistemit ETIAS nuk ka asnjë lidhje me rivendosjen e vizave për shtetasit shqiptar. Sidoqoftë, duke marrë parasysh shkallën e lartë të lajmeve të rreme këto ditë, sqarimi i tre
gjërave me rëndësi është i nevojshëm:

E para, këtu s’bëhet fare fjalë për rikthim vizash, por vetëm për plotësim të një formulari online që do të ofrojë autorizimin për udhëtim brenda pak minutash.

E dyta, këtu s’bëhet fare fjalë për masë të veçantë enkas për Shqipërinë, por për një procedurë të zakonshme për një listë të gjatë shtetesh, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadanë, Australinë dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

E treta, këtu s’bëhet fare fjalë për hyrjen në fuqi të kësaj praktike nga data 1 janar 2021. Ky sistem pritet të hyjë në fuqi nga data 1 janar 2022 apo 2023, por edhe kjo çështje mbetet e hapur marrë parasysh disa faktorë të brendshëm rrethanorë.

Me një fjalë, përtej botës virtuale të lajmeve të pasakta, një gjë është fare e qartë dhe e sigurtë: shtetasit e Republikës së Shqipërisë do të vazhdojnë ta gëzojnë lëvizjen e lirë dhe pa pengesa në hapësirën e Bashkimit Evropian .

Burimi / Facebook