Gezim Boçari – 17 Janarit ditë kur përkujtojmë Heroin Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun

0
39

Me rastin e 17 Janarit ditë kur përkujtojmë Heroin Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun, figurë legjendare është dita të rikujtojmë historianin Paskal Milo të mos lodhet për ta ulur me këmbë ne tokë nga lartësitë e lavdisë pa vdekje ku Ai qëndron si strateg dhe burrë shteti. E ftoj Paskal Milon ta mbylli këtë emision të gabuar dhe të pamundur. Njëkohësisht sot është dita të rikujtojmë deputetët ta korigjojnë gabimin e Kuvendit me Flamurin kombëtar , më mënyrë që flamuri të shprehi , lavdinë, traditën , kulturën dhe historinë shumëshekullore të Kombit Arbëror.
Shqiponja që kemi sot në Flamur është një gabim dhe krim historik i bërë sipas vendimit të Kuvendit të Shqipërisë në Nentor 1992. Ky simbol nuk qendron me llogjiken dhe parimet e heraldikës.
Flamuri është simboli që ka përfaqësuar dhe përfaqëson fisin, rracën dhe mbahej nga familja princore. Flamuri nuk mund të ndryshohej dhe nuk modifikohej sipas dëshirës së të parit të fisit. Në mesjetë simboli kalonte nga një fis tek tjetri, kur fisi pushtohej me luftë. Kur familjet princore bënin krushqi midis tyre, ndryshimin e pasqyronte dhe simboli. Në rast se familja princore merrte nuse nga një fis tjetër, fëmijët e saj kishin të drejtë trashëgimie nga simboli I nënën tyre por duke e ndryshuar. Simboli i pandryshuar ishte shenje e bashkimit të tokave dhe nënështrimit që bëhej vetëm në rastet e fitores me pushtim. Historikisht arbërorët kanë Flamurin më të vjetër ne Europë.
Sipas normave te heraldikës simboli i Heroit Kombëtar bëhet flamur Kombëtar por Vendimi i Kuvendit të Shqipërisë në 1992 për Flamurin , ishte vendim absurd. Kuvendi i vitit 1992 me dominim të mentalitetit, dhe bindjeve komuniste, morri vendimin që në Flamur të vendoset shqiponja e viteve 1960-1970 dhe jo shqiponja e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, ndonse në 1992 simboli origjinal ishte zbuluar dhe konfirmuar. Shikoni monumentin e Skënderbeut të vendosur në Tiranë dhe Prizren që shoqërohen me shqiponjen e përdorur në shekullin e kaluar.
Për vendimin e gabuar të Deputeteve nostalgjikë në 1992, vazhdon heshtja, për të korigjuar gafat dhe krimet historike.
Në 1991deputetët e kohës Aleksander Meksi dhe Arben Imami bënë propozimin e drejtë dhe të saktë, që në Flamur të vendoset simboli i Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut. Pikënisja duhet të ishte shqiponja e vulës zyrtare të Shtetit të Arbërit , simbol që shpreh histori dhjetra shekullore që nga Dodona e lashtë pellazgjike . Ai simbol I stilizuar pa hezitim duhet të vendosej në Flamurin Kombëtar. Çuditërisht as në mbledhjen plenare në Nëntor 1992 ku u vendos për simbolin që kemi sot në flamur Ish Kryeministri Aleksander Meksi dhe Arben Imami , nuk janë shprehur për ta mbrojtur propozimin e tyre, por u tërhoqën plotësisht
Media duhet të ndihmojë , Kryeministri duhet orientojë që
Akademia të organizojë tryeza shkencore, ku specialistët të shprehen për korrigjimin e gabimeve me peshë historike dhe kombëtare.
Një stilizim të simbolit origjinal të vulës zyrtare të Shtetit të Arbërit në kohen e Skënderbeut e gjeni në pikturat e ekspozuara në fb. nga Islam Idrizi dhe në urimin e bërë prej tij me rastin e vitit të ri.

Burimi/Facebook