Gjergj Dedaj – Frustrimi i liderve jomeritor, narcis dhe spekulant!

0
56

Tendencat per te fshire dhe zbehur historine, apo per t’a rishkruar nga lideret e pushtetit aktual, deshmojne mjerimin, inferioritetin dhe vogelsine e ketyre pushtetarve, te cilet pos qe po zhgenjejne qytetataret e Kosoves,kane filluar ti kuptojne mashtrimet e veta, madje edhe te vetezhgenjehen, andaj jane ne panik nga humbja ditore e besimit dhe se shpejti edhe e pushtetit.
Mohimi i meritokracise dhe rolit historik per lirine e Kosoves, i perpjekjeve politike te viteve te 90-ta, i luftes heroike te UÇK-se gjate viteve 97, 98 dhe 99, i finalizimit te kapitullimit te Serbise nga kjo lufte epike dhe mbeshtetja e NATO-s, marreveshja e Rambujese, marreveshja e Kumanoves, bisedimet ne Vjene, plani e Marti Ahtisarit, shpallja e pavaresise se Kosoves me 17 shkurt 2008, njohjet nderkombetare te mbi 115 shteteve, themelimi i diplomacise dhe hapja e ambasadave te huaja ne Kosove dhe te Kosoves ne bote, partneriteti historik me SHBA, BE dhe NATO-n,formimi i institucioneve shteterore, i policise, ushtrise, gjyqesise, intelegjences, reformat ne te gjitha fushat e jetes,ndertimi i infrastruktures dhe i tere vendit, zgjedhjet demokratike, jane merite e pushteteve dhe elitave politike te dekadave pas nesh e pas tyre. Pushteti aktual ne mungese te meritave dhe rezultateve, ka filluar sulmet brutale mbi mediat dhe fjalen e lire, shkarkimet bizantino mesjetare te rivalve politik,dhe demtimin e figurave e personaliteteve te rendesise historike shtetformuese dhe shtetndertuese.
Keta lider aktual jane te trishtuar pse keto ngjarje historike te dekadave te fundit, kane ndodhur pa rolin dhe pjesemarrjen e tyre, dhe tani ndjehen humbes te frustruar.
Kjo i terbon tejmase, i bene nervoz dhe hakmarres ndaj gjithe atyre te cilet ne fakt e bene realitet historine dhe shtetin e Kosoves.
Prandaj per te zbehur figurat historike shtetformuse, sipas pushtetarve aktual, duhet zbehur, diskredituar, injoruar dhe demtuar gjithe ata te cilet jane meritor per shtetin e Kosoves dhe per gjithe ate çfare ka ndodhur ne tri dekadat e fundit te historise se lavdishme te Kosoves!
Kete e bejne vetem palaqot, te mjeret dhe narciset, duke tentuar qe te fabrikojne pershtypje fallco, se keta gjoja jane “shpetimtaret” e Kosoves, perderisa kjo eshte teresisht vjedhje e meritave, fallcifikim i historise dhe shlyrje e memories historike, sepse rishkrimi i historise nuk mund te ndodhe as nga keta pushtetar narcis,manipulues dhe neostalinist, dhe as nga asnje pushtet apo kushdo tjeter! GjD

Burimi/Facebook