Gjergj Dedaj – Kthimi me kengen

0
89

Kenga ime e vrare nga merzia e lisit te ndare nga rrufeja
Sa here me vrave ti vargmalet linden male te reja
Nates se dimrit nuk duhet zene bese kur token mbulon bora
Sa here ne gjunje rashe per ty e kengen kurre se mesova
Ne enderr pysja nje dragu ka eshte rruga per ne Kosove
Ai bente me koke pertej Molles se Kuqe
Ate stine kur vajzat beheshin naten nuse
Mbi lodhjen time u ula kembekryq per te pushuar
Mbi merzine time krenare mbi shkembin e mallkuar
Nje ze ushtonte e vinte bashk me acarin fluturonte me eren
A ka kund burra ne Kosove qe e kthejne pranveren
E kenget e mija kenge fantazme hijerenda
Kenge te lidhura me zinxhir te ngulfatura ne pranga
Une bir i yt i pagzum ne motin e bores qe zinte boren
Nuk ta kam frigen ty kulsheder
sa ta kam Kosoven
E kam pra e kam ne damaret e Gjergj Elez Alise
Djal kryeneq i i thermuar dhe i rritur me lisat e Shqipnise
Lum kush vdes me sy ka qielli e diellit i bene hije
Se vdekja eshte pushim burrash eshte kunore lirie
Djemte e Gjonit u kthyen si rrufeja me treqind dasmore
U kthyen ne Kruje bresheri pa i kerku vdekjes bese
Se kthimi i tyre ishe amanet nuk ishte veq shprese
Trimave ju ka hije kthimi e malet i presin pa gjum
Ata gjithemone kthehen me eren kur ti merre malli shume
Kosova nuk i mbyll kurre dyrte e oborrit as frengjite ne kulla
Mbi kete toke ku fluturojne bashk shqiponja e pllumba
Sa e forte eshte kenga e gurve te shpuar nga lotet e nanes
Sa larte ngjitet ofshama ime ne driten e hanes
Londra, Parisi, Berlini, Haga dhe Roma
Nuk jane me te forta se malet dhe kullat tona
Jane male te djegura flake e dhembje prej guri
Eshtrat i beme shkrumb per te bere shtiza flamuri
Prane Danubit zgerdhihet kulshedra e Ballkanit
Por kengen une se ndali per plisin e bardhe si bora
Se une jam ketu derisa te kete male ne toke dhe yje ne qiell
Se une do kthehem sa te ik terri e te lind drite e diell
E ti nane pritem te dera e oborrit
Pritem ne Prekaz, ne Meje, Reqak a Glloxhan
Se kthimi yne do zgjon nga vorret trimat e dheut
Eshte kthim i betuar ne shpaten dhe gjakun e Skenderbeut!
Prishtine, 26 dhjetor 2021
Gj.Dedaj

Burimi/Facebook