Gjergj Dedaj – Prrallat e Donikes

0
168

Deshtimet nuk mbulohen me kercnime dhe vendosjen e masave te dhunshme ne ambasada e ne diplomaci!
Me ne fund i paska rene ndermend ministres Gervalla Schwarz, qe permes nje shkrimi te gjate katarze ne rrjetet sociale, te tentoj te hedhe mjegull ne deshtimin e madh te diplomacise kosovare gjate vitit 2021, e cila per vitin te cilin e lame pas nesh do mbahet mend vetem per vendosjen e masave te dhunshme dhe familjarve e partiakve ne mbi 12 ambasada te Kosoves ne bote, do mbahet mend per shkarkime te dhunshme dhe gafe infantile diplomatike, te cilat kane demtuar rende imazhin dhe prestigjin nderkombetar te Republikes se Kosoves!
Ajo se bashku me zonjen e pare,si pergjegjese per politiken e jashtme, ne fakt privatizuan diplomacine, bene politike hakmarrese, instaluan perçarjen, getoizimin e Kosoves,nepotizmin dhe familjarizmin, e sot ne kete fillim vit kjo zonje po derdhe lot krokodili per politiken e jashtme te cilen e demtoj rende me paditurine dhe injorancen e saj ne diplomaci!
Gjate vitit 2021, Kosoven nuk e njohu asnje shtet, nuk beri asnje hap per liberalizimin e vizave, nuk aplikuam per antaresim ne asnje institucion e organizate te rendesishme nderkombetare, lobuam dhe prezentuam partiakisht ne bote sa per te promovuar veten dhe listen apo subjektin e caktuar politik,duke demtuar imazhin e Kosoves, madje edhe ne takimin e KS te OKB dhe qendra tjera te vendosjes!
Edhe para luftes,edhe gjate luftes e pas saj, Kosova ishte me shume ne qender te vemendjes, shume me teper e mbeshtetur dhe e respektuar, se sa ne vitin 2021, i cili mund te quhet vit i erresires diplomatike te Kosoves!
Ne vendet demokratike dhe shtetet me tradite diplomatike nuk do lejohej qe nje miistre e padijshme per kete pune, te tallet ne rrjetet sociale me fatin e Kosoves, thua se me ardhjen e saj me avion nga Gjermania, per tu bere ministre edhe na solli dhurate pavaresine e Kosoves!
Prandaj askush te mos habitet, pse ministra e ministre si kjo, prodhuan rezultatin skandaloz, per subjektin e saje, te zgjedhjeve te 14 nentorit 2021!

Burimi/Facebook