Gjergj Jozef Kola – NE DITEN E PUSHKATIMIT TE DRAMATURGUT SHKODRAN: Dr. ANDRE ZADEJA!

0
127

Si sot me 25 Mars të vjetit 1945, në nji pranvere të brishtë shkodrane ishte e djela e LARIT, triumfi biblik i Mesias ne Jeruzalem kur diktatura e zonës së parë operative, shqipfolesat si never hoxha, mehmet shehu, hysni kapo, vranë me pushkatim dramaturgun par Excellence, laureatin e universitetit prestigjoz te Tirolit te Austrisë, shkodranin: ANDRE ZADEJA.
Me katër dramat e tija Dr. Andre Zadeja, lauretar ne filozofi e teologji ka hi në letrat shqipe si bashkthemeluesi i dramaturgjise shqiptare.
Niveli i ketyne dramave ia kalon të gjithë atyne dramave qe u shkruen apo u vunë në skenë nën diktaturën komuniste në Shkodër e në mbarë Shqipninë prej shërbtorëve të diktaturës, porse ua kalon edhe pseudodramave që vehen sot në skena, nga pseudodramaturgë të establishmentit komunist.
Mjaftojnë këto dy vargje legjendare nga Drama “ RUBA E KUQE”
Vllazën, kur e randë na thërret detyra
Jeta s´kushton sa deka !
Kastriot Dervishi, ish drejtori i arkivit shtetnor shkruen në kuintesence se “ Me vrasjen e poeteve e dramaturgëve në Shkodren e vitit 1945 nisi edhe GENOCIDI KOMUNIST kundra KATOLIKEVE SHQIPTAR”:
Ky genocid vazhdon ende sot, ndersa katolikët jo vetëm nuk perfaqsohen në asnji hapsinë politike, porse edhe kujtimi i dramaturgut shkodran nuk nderohet nga asnji institucion as lokal e as kombetar, as nga bashkite gjoja “te djathta” e as nga ministritë e kulturës të majta.
Andre Zadeja, ky LORKA i dramaturgjise shqipe as edhe nji bust të vetem nuk e ka në qytetin e lindjes, qytet ky që nën diktature vendoste bustet e diktatoreve te kaukazit e në demokraci ato të diktatorëve ushtarakë të teheranit, porse jo të dramaturgut të saj…
Natyrisht që dramaturgu Shkodran që u pushkatue pa asnji faj, në moshën ma të mirë të krijimtarisë, nuk ka nevojë për propagandën e postkomunistave e të establishmentit, sepse ai e ka tashma lavdinë e tij, porse kjo harresë e qëllimshme asht nji PROVE se pu-shtetin e kane kapë prep peng never hoxhet e mehmet shehet, tashma të veshun me petkun e „demokracise“.
Shkodra e Shqipnija nuk asht pronë e atyne që e kanë marrë peng me ijorancën e ligësnë, porse e poetëve dhe artistave, se ato janë shpirti i saj e qytete e kombet nuk mbijetojnë pa shpirtat e bijve ma të mirë e gjenive te vet.
Gjergj Jozef Kola

Kan være et billede af ambiente të jashtme dhe monument
Kan være et billede af tekst

Burimi/Facebook