Gjergji Jorgaqi·- ….đź’– KurrĂ« đź’–…

0
96

Kurrë nuk kam qarë
pĂ«r t’u mĂ«shiruar!
Edhe në kam qarë,
për nënë e babë sytë kanë lotuar!

Kurrë nuk kam dashur të qaj edhe i vetmuar!
Dhe në e kam bërë,
dhimbja sytĂ« pĂ«r tĂ« rrjedhur lot’,
m’i ka shpuar!

Edhe kur nervat më kanë lënë,
lotë nga inati kam lëshuar!
Por këtë pjesë nuk e mbaj mend,
se kam qenë i tërbuar!

Jeta me përqindje,
vuajtje ka më shumë,
e si t’i shpĂ«tosh lotĂ«ve,
kur lumturinë e sheh si një pikë në lumë!

Kam pasur mijëra ëndrra,
të cilat janë përmbysur!
Kam gjetur ndër zhgënjime,
botën time ngrysur!

Kam gjetur buzëqeshje,
të thyera bërë copë,
Kam gjetur dhe lumturi
mbledhur në një gotë!

Gotën e dijetarit
që detin kish në sy,
dhe gotën e ziliqarit,
ku veten shihte e thosh “jam ky”!

Të tjerëve u them hidhini lotët tutje,
mos u mëshironi për hiç gjë!
Kafsho buzĂ«n, kafsho ç’tĂ« duash,
por nga goja mos nxirr zë!

Nëse në xhungël do më hidhnin,
të jetoja me detyrim,
pranë vetes patjetër do kisha,
diçka të egër për kafshim!

Jeta është bërë për të luftuar,
në gëzim dhe hidhërim,
dhe luanit s’do t’i thoja
“mĂ« fut kĂ«tu njĂ« kafshim”!

Do luftoja dhe i pamundur,
pĂ«r ç’ka forca m’a lejon,
por kokĂ«n s’do t’a kisha ulur,
e tĂ« thoja “kĂ«tu mbaron”!

Ndaj dhe lotĂ«t s’i kam dashur,
si pagesë për admirim,
sepse jeta është veç vuajtje,
dhe pa të nuk ka kuptim!

E mbi vuajtjet qëndron gjithçka,
si një premium dhe shpërblim,
sepse jeta është për të fortin,
dhe ai e merr përherë këtë çmim!

AsnjĂ«herĂ« s’do ketĂ« barazi,
pĂ«r sa mendjet s’janĂ« njĂ«soj,
dhe për këtë më vjen shumë keq,
e s’mĂ« vjen as tĂ« shpresoj!

Qytetërimi është një xhungël,
ku kulturalisht kanibalët kafshojnë,
më shumë vdesin njerëzit mes tyre,
se sa kafshët aty ku rrojnë!

E prandaj u them mos qani,
sepse lotët janë si gjaku që aromë lëshon,
mos i ndillni të egrit njerëz,
qĂ« nga pas atyre lotĂ«ve t’u shkojnĂ«!

Gj. Jorgaqi