Gjeto Turmalaj – ** A U T O B I O G R A F I **

0
97

Babai im u lind në Malësi të Shkrelit, në Glecë,
Në një kullë të moçme djegë dy herë prej shkiaut;
Nëna ime u lind në prehër të liqenit në mes Kosanit,
Bijë Peposhajsh prej Kolajve të Pjetroshanit.
.
Unë u linda në Razmën e lëndinave gjelbëroshe,
Nëna më mbështolli në pështjellak më lule bore
Ushqeva me qumësht deleve që kullosnin bregoreve
Duke pirë ujë të ftoftë pranë zanave në kroje.
.
Në gjunjë të Veleçikut u rritëm nëntë fëmijë,
si nëntë lule të sinqerta, të njoma.
Nën diellin e pafund të dashurisë së prindërve
U mbushëm me jetë tre vëllezër e gjashtë motra.
Markut, vëllait tonë të dashur, 28-vjeçar
Shpirtin ja pranoi parrizi, e trupin ja pranoi toka.
.
Bashkëshortën e mora prej derës së Vojvodës së Shkrelit
Fëmijët na’i dhuroi Hyu si dritë prej qiellit.
Prej Lezhës së bukur buzë “Lissusit” e Drinit,
Fluturam në vendin më të bekuar të Perëndimit,
.
Nga ku unë, me mall për njerëzit e vendit tim,
Shkruaj vargje pranë fëmijëve këtu në mërgim.
.
Gjeto Turmalaj
Nga vllimi poetik “Sa Larg”

Burimi/Facebook