Gjeto Turmalaj – ** F A T J E T A **

0
210

-TREGIM-
.
Me rastin e dites A B O R T I T.
Besmira Ishte nuse e re, pa i bërë tre muaj martesë, kur mbërriti në qendër të atij qyteti të vogël, që me përkushtimin e banorëve qe pagëzuar “Sofra e Diellit”. Sapo zbriti nga autobuzi, i hodhi sytë vendit përreth, sikur në optikën e saj u regjistrua mendimi për të ardhmen. Besmira po krijonte diskun e parë të kujtimeve, që do t’i shërbenin në vitet e mëpastajsme. Në kohën që do të vinte i jepte të drejtën vetes të thonte: “ Këtu e vendosa këmbën në fillim të jetës sime, në këtë qytet, te kjo “Sofër Dielli”, që fillimisht qe pa shtruar!
Me dy valixhe në duar mori udhën në drejtim lindor të qytetit, ku do të bëhej banorja më e re. Enkas për ta pritë kishte dalë bashkëshorti, Besian Pjeshka, i cili sapo hyni në lagjen “Kroi i Pëllumbave”, ashtu siç ishin të lidhur dorë për dorë, Besiani i u drejtua së shoqes: “Besmira, shihe, ajo është rruga që quhet “Gu¬shëbardha” që na lidhë me shtëpinë. Atje është ‘vila’ jonë!”. Kopshti e rrethimi i shtëpisë, sikur ishin roja e përherëshme, ku Besiani shpresonte se nuk hyjnë keq¬bërësit!
Të tretur nën peshën e ëndrrave rinore, çifti i emocionuar hapi derën e kopshtit, pastaj portën e shtëpisë. Hynë fillimisht në dhomën e ndenjes, valixhet i vendo¬sën mbi minderin e mbuluar me pëlhurë gjithë lule kuq e bardh, si blerim pranveror.

  • Ja Besmira, siç e shikon çdo gjë është e thjeshtë, do dëshiroja që ardhja jonë këtu, mirëkuptimi ynë të na sjellë ditë të gëzueshme në këtë truall, – i tha Besiani, duke ia hedhur dorën rreth qafës.
  • E tani të përjetojmë këtë moment me përqafim, e të mos e harrojmë puthjen e parë në këtë shtëpizë të vogël, ku shpresojmë se do e mbushim me frutet e dashurisë, me melodinë e cicërimin e bukur, që do jenë zërat e fëmijëve tanë, apo jo? – iu përgjigj Besmira, gjithnjë duke e parë në sy.
    Atë vit, dimri trokiti i ftohtë. Besiani pati blerë stufën e re, kish siguruar dru, një bardhak me verë të kuqe e pak mish të thatë. Mobilimi i shtëpisë ishte i thjeshtë, një bufe e vogël, garderobë, krevati dopio, katër karrige e një tavolinë, si pasuri e përkohëshme. Çiftit të sapombërritur i duhej më shumë ngrohtësia ¬shpitërore, sesa ana materiale.
    Viti i Ri po afrohej edhe për pak kohë. Dukej një fi¬llim i gëzueshëm festiv. Qe bërë edhe traditë që të bashkoheshin ndër vizita me banorët e lagjes “Kroi i Pëllumbave”.
    Nuk pati kaluar shumë kohë, kur erdhi rasti i mirëpritur, vendosja e Besianit në punë. Sigurisht, qe edhe fati i parë që trokiti në familje. Besiani do punontë inxhinier ofiçine në ndërmarrjen e transportit.
    Ndërkohë, Besmira kaloi një periudhë vetmie në shtëpi, ngaqë vështirësitë për punë zyrtare ishin evidente. Por, gjithnjë ajo e ushqente shpresën, që s’do rrinte gjatë e mbyllur në shtëpi.
    Si zakonisht, marsi filloi bashkë më pranverën e ngrohtë e bashkëshorti i dashur mori një tufë lule të freskta nga lulishtari i “Kopshtit të trëndafilëve” për t’ia dhuruar bashkëshortes, që e donte shumë e kujdesej për harmoni.
    Sapo Besiani hyri në dhomë iu afrua me një ndjenjë që i shëndriste në sy, duke formuar dy fjalë:
  • E shtrenjta Besa ime, këto lule janë për ty!
    Ajo nuk e la të fliste, madje as ta përqafonte, duke bërë ca lëvizje llastuese kërkonin afrimin e Besianit. Atë çast Besa uli kryet dhe foli me zë, disa fjalë që i mërmë¬riti gati pa kuptim, sikur dhe ajo vetë s’po i dëshifronte.
  • Çka po thua? – foli i qetë Besiani.
    Besmira u kthye me një delikatesë tërheqëse, pa mundur që ta fshehë gëzimin.
  • Dëgjo Besian, kjo ditë është e shënuar për neve dhe lotët iu rrotulluan në faqe. Mori frymë lehtë e vazhdoi përsëri nën zë.
  • Jam shtatzënë, Besian, e kam ndjerë lëvizjen e fëmijës!
    Ai, e mbuloi me të puthura, sa Besmira ia largoi kokën, duke i thënë:
  • Mjaft më tani, mos na lodh, se nuk jam vetëm. He – he, ti Besian ma dhe me qëllim këtë shtatëzëni, që të më izoloje në shtëpi. E di, je xheloz për mua e, sigurisht nuk do që të punoj përsëri në zyrë!
  • Jo shpirt im, s’jam aspak xheloz, sepse Zoti ty të ka dhuruar kohën e veçantë për të çelur çerdhen tonë të bukur, për të shtuar familjen e, patjetër ke për të pasë mjaft kohë për punë. Mandej o Besmira, deri sa të ambjen¬tohemi me këtë vend, duhet pakëz me shumë durim!
    Mirësia ua deshi të sillnin të parin fëmijë në jetë. Qe vajzë dhe e quajtën Arlinda! Ai gëzimi s’mbeti i vetëm. Mbas katër vjetësh, fati ua dhuroi dhe vajzën tjetër, Fa¬tjeta, e lumturimi i fundit ishte djali, Fatjoni.
    Nga një çift, siç ishin Besiani me Besmirën, ashtu të hijshëm, të zgjuar, sigurisht që edhe fëmijet e tyre do tregonin vijimësinë e genit, e për më shumë, që pamjes tyre ua shtonte vlerën inteligjenca.
    Besmira qe një nënë e dashur, kërkuese ndaj fëmijëve. Ishte grua me moral të lartë, por s’mungoi kërkesa prindërore nga Besiani për fëmijët e tij, që i donte aq fort, madje jepte edhe ai gjithnjë shembullin e tij në karakter, sjellje, kulturë e butësi, ku edhe njihej si model jo veç në në familje, por dhe në shoqëri.
    Kur Besmira pati mbaruar shkollën e lartë, kishte punuar një periudhë 16-mujore, pa e ushtruar sa e si duhet detyrën e ekonomistes. Po kështu, mbas 7 vjetëve erdhi një ditë punësimi i mirëpritur i saj. U bë e mu¬ndur të emërohet shefe llogarie në ndërmarrjen komunale. Fillimisht e pati të vështirë. Ishte shkëputur për një kohë të gjatë.
    Familja Besian e Besmira Pjeshka po rritej gjithnjë. Po vazhdonte shkollimin e fëmijëve e më pas punë¬simin e tyre. Në jetë dalin shumë probleme, që as nuk ishin imagjinuar më parë.
    Si për çdo prind, filluan travajet njëra pas tjetrës. Shqetësimet prindërore vijnë natyrshëm dhe në kohën e duhur. As njëri, as tjetri nuk deshën të bëheshin “roje” e fëmijëve, por as t’i linin larg debateve familjare, sidomos për problemet që u takonin edhe atyre.
    Sigurisht që lufta e brendshme shpirtrore bëhet me qëllimin e lartë, duke kërkuar udhën e mbarë e të dëshirueshme, si normë e bekuar tradite dhe morali, që quhet harmonia e ndërsjelltë, si mundësi për ta mbajtur e ruajtur solide familjen e njeriun, në betejë të pandarë me të keqen.
    Ishte mes vjeshtë. Një pasdite e fundjavës, që për çudi po vazhdonte me temperatura të larta, si në verë. Gati s’mbahej mend ajo vapë. Në shtëpinë e Besian Pjeshkës thirri për të disatën herë një zë pas dere. Ishte Artan Paja për krah me të shoqen, Suzanën, kimiste në profesion.
  • More po a ka njeri në këtë shtëpi?
    Nga brenda një zë i mbytur në vaj, sikur deshi të tregojë se jemi këtu. Në çast Artani shtyu derën lehtas dhe disi me frikë, por u befasua, kur përballë plasi ngashërimi i mbytur në lotë të papërmbajtshëm. Besmira nisi, madje edhe të vajtojë me zë të mekur, tro¬nditës.
  • Ç’ka ndodhë o motër? – thirri Artan Paja!
    Besa vazhdonte në ngashërim lotësh e dhimbje… pa pushuar…
  • Ç’fatkeqësi keni? – foli Artani.
  • Oh, e mjera unë, – vijoi e mbytur në lotë, Besmira. Në shtëpinë tonë ka plasë rrufeja, vëlla e s’hapet toka të futemi gjallë në dhé.
    Suzana, edhe ajo e ndjeshme nga lotët, zuri të qajë.
  • Po thuaj o Besmira, vëllait tënd, ç’problem keni?
    Besmira u rrëzua për tokë, i ra të fikët. Me pak ujë në fytyrë e një fërkimi i duarve dhe damarëve të qafës erdhi në vete.
  • Me lerni të më ikë fryma, të mos kem më jetë, – thonte e mbytur në vaj Besmira.
  • Motër e dashur. Jam yt vëlla, do e kalojmë bashkë çdo fatkeqësi, – i foli vëllai motrës, Artani.
  • Këtu tmerri e turpi i përjetshem janë prezent, është varri i hapur në mes të kësaj shtëpie. Ja, shikoje o vëlla mbesën tënde, është vajzë more… është shtatzënë, o vëlla, e mjera unë, e shkreta unë, ç’më duhet jeta! Na u nxi fytyra e jeta përgjithmonë!
    Tronditja dhe lotët, larg krenarisë e mbuluan edhe Artan Pajën, projektuesin me aq famë në të gjithë vendin, e një si drithmë e fuqishme ia përshkoi gjithë trupin. Sikur u mpi, sa që edhe gjuha iu tha.
    Kryetari i Degës së Brendshme, Safet Lima njihej si njeri me reputacion burrëror në atë qytet. Ai shpesh herë thonte, se disa probleme të njerëzve mund të zgji¬dhen jo vetëm nëpërmjet ligjit e gjyqit, por edhe nëpërmjet gjykimit të asaj pjese të traditës së bukur të po¬pullit tonë.
    Duke besuar në këtë të dhënë, Artani u gjend te dera e zyrës. Oficerit i rojes së Degës së Policisë e priti dhe i siguroi takim me kryetarin e Degës, Safet Limën.
    Kryetari urdhëroi ta lejonin të hyjë Artan Pajën.
  • Mirë se erdhet inxhinier Artani! Çfarë projekti do të bëni në godinën tonë?
  • Shoku Safet, mendoj se ju do me ndihmoni në një projekt të trazuar njerëzor!
    Artani nën peshën pikëlluese që kish lënë të motrën i tregoi ngjarjen që kishte ndodhur. Kryetari, mbasi e dëgjoi më vëmendje, më në fund i tha:
  • Ku është vajza, a është shmangur nga rreziku?
  • Po, ajo ndodhet e sigurtë në shtëpinë time.
    Kryetari mori receptorin e telefonit dhe nga ana tjetër dikush u përgjigj:
  • Urdhëroni, ju dëgjoj shoku Safet!
  • Të lutem doktor Përparimi, eja në zyrën time. Eshtë një rast që duhet të jeshë sa më parë!
    Doktor Përparimi u përshëndet me Kryetarin Safet Lima e Artan Pajën. Mbasi këmbyen duhan, biseda filloi lirshëm.
  • Ku është e sëmura? – pyeti gjinekologu.
  • Më parë është ndodhia, – tha kryetar Safeti. Kjo ngjarje ka emrin Fatjeta Pjeshka. Unë do të kërkoja nga ju, doktor Përparimi të kryeni abortin mundësisht sonte!
  • E di këtë ngjarje të qytetit tonë, – tha doktor Përparimi, – nga motra e saj, e cila është mjekja jonë. Arlinda, shumë vëllazërisht me ka kërkuar ndihmë, por jam tërësisht i pafuqishëm.
  • Cili është mendimi juaj, atëherë doktor?
  • Të më kuptoni drejt, atë vajzë e kam vizituar, jam tronditur mjaft për shtatzëninë e saj dhe ju them se s’mund të bëj asnjë veprim aborti ndaj saj.
  • Përse? – tha Kryetari disi i nervozuar, pasi nuk e priste këtë përgjigje.
  • Dëgjoni ju lutem dhe merreni më shtruar.
  • Çka të dëgjojmë leksion ngushëllues, apo filozofime? E kuptoj se kemi të bëjmë me jetë njeriu, por kush më mirë se ju mund ta bëjë këtë?
  • Eh, thika, – u nervozua doktor Përparimi. – Ja unë do të nxerr nga barku i Fatjetës fëmijën pesë muajsh dhe kush nga ju do t’ia ngulë thikën atij fëmije?! Ajo shtatzëni tani ka emrin e vet, është njeri i gjallë ai fëmijë, më kuptoni? Edhe një gjë tjetër, që të mbetet në mesin tonë, faktin se në zyrën time Arlinda i tha Fatjetës: “Kemi ardhë këtu te doktor Përparimi të kryejmë abortin tënd por, siç duket ky Shefi i Shëndetësisë po na gjen një tjetër doktor për t’u parë mundësia…
  • Çfarë thua, o motër? – u nervozua së tepërmi Fatjeta në sytë e mi.
  • Që ta mbyllim këtë fatkeqësi para botës ti duhet të abortosh, – i foli Arlinda.
    Ajo u përgjigj: “Nuk e pranoj kurrë abortin, aq më shumë që e mora vesh se Zamiri qenka i martuar. Ai më ka gënjyer me premtime të rreme, se do martohemi bashkë. Unë bëra gabimin më të rëndë në jetën time, por nuk pranoj të bëhem kriminele. Jo, unë nuk jam vrasëse! Jo, kurrën e kurrës!
    Disa ditë më vonë duke kaluar mesi i natës, ra zilja e shtëpisë së inxhinier Artanit. Polici e përshëndeti me zë të ultë: “Më fal për kohën e vonë, por kështu është urdhëri i Kryetarit. Ai tha, që tani Fatjeta të vijë me neve, për ta dërguar në një vend me përkujdesje shëndetësore, deri sa të lindë.”
    Diku gati dy vite më parë teknologu i ndërmarrjes, Zamir Kroni, pa mbaruar akoma turni i dytë, në njërën prej netëve të zakonshme bëri vizitë, disi të papritur në laboratorin e analizave. Çuditërisht, sikur në ato minuta kërkonte ndonjë përgjigje, në një kohë krejt të pakohë.
  • Mirë se ju gjej laborante Fatjeta, – e pati shigjetuar Zamiri.
  • Mirëmbrëma! – ia kthei disi ftohtë, Fatjeta.
  • Po kjo vranësirë këtu në laborator? – foli Zamiri.
  • Nata, sigurisht dhe vetë ora tani. Eshtë zymtësi e justifikueshme, inxhinier!
  • Herët e tjera do të vi në kohën e duhur, madje i përgatitur për replikë, mbasi bashkë me pamjen, juve keni dhuratë edhe inteligjencën.
  • Sigurisht mos harroni edhe “xhentilesën”!
  • Arma ime do jetë zemra e mendimi i mirë, që po ushqej tash kaq kohë për juve në këtë ndërmarrje.
  • Kujdes inxhinier, që mos t’i mungojë zemrës ushqimi i sinqeritetit!
    Vizitat e Zamirit në laborator u shpeshtuan mjaft. Ai flinte në zyrën e tij, aty në ndërmarrje. Rrallëherë shkonte në shtëpi, mbasi justifikohej me të qenit beqar. Disa herë e përsëriste se ishte në kërkim të një femre, që t’i përshtatej atij.
    Askush nuk e njihte përbërjën familjare të Zamir Kronit. Ai, si specialist qe i aftë, por as pamja nuk i mungonte. Ishte i ri, vishej e mbahej aq sa binte në sy në gjithë qytetin.
    Në botën e brendshme qe vetëm një kameleon, një femnist i shfrenuar, që falë detyrës arriti të abuzonte hapur me fatin e Fatjetës. Aq arriti ta bënte për vete e ta gënjente, sa arritën te shtatzënia. Në fillim i tha të mos e hiqte se i shkonte jeta. Por, më pas kur e pa se asgjë nuk po bëhëj për heqjen e fëmijës, u largua pa lënë gjurmë. Po ato ditë u mësua, se ai kishte qenë i martuar dhe kishte një djalë.
    Zamiri kishte shkaktuar mjaft probleme ekono¬mike e morale, sa doli para gjyqit e u dënua me burg.
    Ndërkohë, Besian Pjeshka po e ndjente gjithnjë e më shumë se shokët i largoheshin e nuk i flisnin. Ky distancim e kishte diku një bazë. Madje, një ditë sa hyri në Kafe “Iliria”, asnjëri prej shokëve nuk e ftoi të ulej në tavolinë. Mori një kafe e një konjak, u ul diku nga fundi, pagoi dhe doli tepër i shqetësuar.
    Kur u gjend në prag të shtëpisë, para së shoqes, si asnjëherë tjetër gërthiti:
  • Dëgjo Besmira, jam tepër i befasuar!
  • Pse Besian?
  • Nuk e di pse më janë larguar shokët, më shikojnë me përçmim, madje sot në kafe më kanë parë si me dhimbje, me mëshirë…
    Besmira shpërthei në lotë e ra shakull mbi qylym. Arlinda e Fationi iu lëshuan, duke u munduar ta sillnin në vete. Në moment, si për koinçidencë ia befi Artani, i cili për momentin mendoi se Besiani ia kishte therë me thikë motrën, për traumën fatkeqe, që pësoi Besmira. Sëbashku, motër e vëlla, ia patën fshehur ngjarjen Besianit, duke i thënë se Fatjetën e kishin dërguar në kamp për pushime, diku në brigjet e Jonit.
    Atë çast Besiani iu drejtua me mjaft pikëllim kunatit: “O Artan Paja, a me thua çka është ky vajtim, po këto lot ç’janë në shtëpinë time? S’po kuptoj asgjë ç’ka ndodhur këtu. Unë, vetëm një pyetje i bëra sate motër…”
  • Dëgjo, o Besian Pjeshka, unë të dua sa një vëlla, sa motrën time që e ke për grua. Më lejo të them se çdo vështirësi e fatkeqësi nuk kalohet vetëm, por me miq, dashamirë e shokë. E pra, unë jam këtu, përkrah teje.
  • Cila është kjo fatkeqësi që paska pllakosur shtë¬pinë time, a më thoni? Artan, po të përgjërohem ma thuaj edhe kobin më të zi që të jetë!
  • Nuk jemi të parët as të fundit, o Besian Pjeshka. Çdo gjë do e mbajmë unë e ti sëbashku. Jeta kështu e solli e fati na dënoi kaq rëndë, – u shpreh me dhimbje Artani.
    Besmira hërëpashere nëpërmjet lotëve që e për¬vëlonin, vajtonte: “Eh Fatjeta ime, mbete viktimë e jetës tinzare. Sikurse kishe emrin, ndoshta të dënoi jeta aq e gënjeshtërt. Fati dhe rrethanat e krijuara të degdisën larg prej prindërve, pranë kodrave të manastirit të Ardenicës”.
    Ka edhe më keq, ngushëllonte veten Artani. Nëse i hedh një shikim vetëm kronikës së zezë në shtypin shqiptar, shohim se gjatë këtyre 18 viteve e më shumë, se mbi 20 mijë vajza nga trevat e Shqipërisë i kanë nxje¬rrë në trafik si prostituta. Në rrugët e Europës, ato quhen “ mishi i bardhë”.
    Retrospektiva e mos dështimit të abortit do rridhte në shtratin e vet dhe një ditë koha solli çastin mjaft sinjifikativ e emocionues.
    Në një emision “Njerëz të humbur”, në njërin nga televizionet shqiptare një djalosh kërkonte prindërit e tij, i cili qe i dënuar prej fatit, që të rritej diku në shtëpinë e fëmijës, pa dashurinë e prindërve, por gjithnjë nën tundimin e shpirtit që një ditë t’ua shihte sytë.
    Ishte shkurti i acartë i vitit 2009 kur në emisionin “Në kërkim të prindërve” pyetjes së gazetares në Tv Klan, djaloshi iu përgjegj me dhimbje: “Unë i kërkova gjithandej prindërit dhe ku nuk vajta për t’i gjetur. Askush nuk mund ta ndjejë dhimbjen time deri sa i mësova emrat e prindërve. Gjithmonë doja t’i takoja ata që më sollën në jetë. Dhe, tani që jam 28 vjeç, fati deshi që të pushoja kokën time, ta qetësoj zemrën, qoftë edhe vetëm disa sekonda në krahët e tyre. Por jo, jo! Babai im nuk deshi as të merrte mundimin të më njohë, jo më të më afronte ngrohtësi prindërore. Tani që e mësova të vërtetën babain e gjykoj rëndë për amoralitetin e tij. Disa herë mendoj me vete për mashtrimin çnjerëzor që ka kryer. Por edhe lutem: O Zot fali! Falua o Hyj edhe dashurinë tënde krijesave të tilla, që veprojnë kaq mizorisht me fëmijët e pafajshëm e të pambrojtur!
    Nga ana tjetër, nënën time e faënderoj me fuqinë e shpirtit, e cila e nëpërkëmbur dhe e pambrojtur nuk më abortoi atëherë kur isha në kraharorin e saj. E them këtë bekim i përvëluar në zemër, sepse si shumë vajza shqiptare, edhe nëna ime ka pësuar tradhëti e vuajtje të rëndë.
    Kështu djaloshi përfundoi fjalën e tij, duke pritur qetësimin e shpirtit, të nesërmen që do e priste nënë Fatjeta, të birin që nuk e kish parë për 28 vjet.
    Tetor 2009.

Burimi/Facebook/Gjeto Turmalaj