Gjeto Turmalaj – FOLA MË ATA QË IKËN PA KTHIM – ME VRRITITHIANT E MI.

0
87

Ne dimrin e eger komunist Janar 1945
-Poemth-
U linda atje në rranz të Veleçikut
E frymoj këtu buzë oqeanit të nordikut,
U thirra burrave të zgjedhur të Vrrithit,
Desha me folë me ta
disa fjalë, dalë prej shpirtit.
.
Ata për mua janë gjithmonë ajka
E unë para tyne jam veçse si balta.
.
Desha t’i pyes, e ata me më diftua’
Ju burra që Malsinë e keni nderua’
Ju patriotë që nuk jetoni ma,
I pyeta,
pyeta,
E i pyeta,
por s’më thanë gja.
.
Të parin pyeta Gjokë Dedë Milin,
Si nuk u përkule as para pushkatimit,
Automatiku si të hodhi gjallë për dhe
Apo se kje atdhetar e besove në fe.
.
Edhe tre trima, kjenë burra vrrithian,
Ishin, Nikollë Kola, Martin Frani
e Kol Tomë Deda, që pa gjyq i vranë,
Shamizezat e Vrrithit me vaj e lot i kjanë.
.
Pyeta Pjetër Gjokën, Bajraktarin e Shkrelit,
Prijësi i kryengritjes së Malsisë si harku i ylberit
Prej gjyqit të E. Hoxhës 101 vjet kje dënua.
Paj, një jetë burgu, nëpër qeli e ke kalua.
.
Ia ndaloi komunizmi të drejtat e njeriut
Tu e mbyllë në errësinë në burg të Burrelit.
.
I thaç, Gjergj Kolë Lucës, shqipe malit,
Ç’patën me ty, ata huliganë partizanësh?
A pse ia dhe besën Llesh Marash Vatës,
Me qëndrua besnik në krah shtërngatës.
.
I thaç Luk Maçit që kje kolos burrë
Trimnia e mençuria, s’ju shterën kurrë
Si u qëndrove atyre torturave e burgut?
Për shpinë tande verore, në krye të Luizit,
.
Që kjenë strehua trimat e kryengritjes.
E s’po i gjejshin klyshët e komunizmit.
.
I lëshova një za edhe Mirash Gjokës,
Ma i miri i Shkrelit, si orteku i borës,
Trim, lahutar e kërcimtar, me atë pasha
Iku burgut Koplikut, e jetoj në Mal të Zi.
.
Deri sa vdiq, e u varros në mërgim,
Regjimi me vdekje i kishte dhanë dënim,
Ju kthyen eshtnat të prehen në Vrrithë,
Kje ba gjamë e vajtim në at rivarrim.
.
Brimtari u tha, o ju Nanat e Vrrithit,
Po ju qes be, pashë fenë e Jezu Krishtit,
Po ju lëshoj be, o Nana, pash Zotën
Lindni e rritni trima si Mirash Gjokën?
.
I fola ashtu urtë e butë Gjeto Prekotës
I pashëm, i urtë si ai, si shkeli kush tokës,
Partizanët e mbuluan me gjak e tortura
Paj, s’i deshi komunizmi more, këta burra.
.
Pyeta burrnorin Pjetër Prekë Pacin
Kurrsesi s’mund ta dënonte ma rand fati
Kur e dogjën shkrumb kullën trekatshe
Partizanët horra me luftë vëllavrasëse.
.
Të dënuan me burg për bashkëshorten
Që Gjelosh Luli i Hotit e pati motër.
Komunizmi nuk i donte fiset e nderit.
Se ishin pjella barbare të Enverit.
.
E dveta, e pyeta, Gjeto Mark Preçin
Kur e ndjeve me ngusht, o Gjeto, vedin?
A po ndigjon ti tha: kur ne vrrithianëve
Na rrahi e na turturoi dora e partizanëve.
.
E pyeta, e pyeta, Nikoll Dedë Turmalin.
Kur e ke pa vetin ma ngusht në jetën tande
A kur ti çveshën rrobat përpara Nanës?
Ushtruan mbi trupin tuaj aq shumë terrore
Dhe deshën të varrosin të gjallë në bore.
.
Tue i pyetë trimat të Vrrithit e Shkrelit
Që janë në jetë të jetëve ndera e vendit
Po më dridhej lapsi në dorë dhe shpirti
Për ç’bani ndër Vrrithianë komunizmi.
.
Gjeto Turmalaj.
Nga vllimi “Meditime shqiptare ne Amerik”

Burimi/Facebook/Gjeto Turmalaj