Gjeto Turmalaj- HESHTJA FILLIKAT !

0
164

Heshtja foli shumë,
ani ç’ka se nuk hapi gojë!
Heshtja u naltua deri në të shtatin qiell,
edhe prej atje askush s’e ndigjoj.
.
Heshtje zbriti ne fund te Oqeanit,
e s’gjeti prehje te ato pake gjallesa
e andej doli siper Globit.
e pau beteja, gjakderdhje e eshtna.
.
Heshtja u ule ne fund te varrit,
ku jeta tretet ne pluhur e hi…!
Ajo mbetje e tundoj te gjallin,
qe heshtjes ti thote flori.
.
Por, heshtja s’u pajtua as me veten,
nuk gjeti qoshe as skutë
Se heshtja nuk e pranoj vuajten,
dhe u fundose e gjitha në luftë!
.
Gjeto Turmalaj
nnga vllimi poetik “Ditënetët e Jetës”.