Gjeto Turmalaj – “Ligji numër një i historisë është e vërteta” CICERONI.

0
131

RRETH NJË LIBRI TË THJESHTË, SA VETË THJESHTËSIA
Shpesh herë është thënë e madje vazhdon të thu- het, se tek thjeshtësia mund të dalin mjaft fakte të reja, të sinqerta e pa ngjyra, sigurisht dhe të patreguara më parë nga persona të ndryshëm, ose nga krijues në fu- shën e letrave apo hulumtuesit e historisë për të nxjerrë ngjarje të reja në pah, pse jo për t’u gjendë edhe te bu- rimi i kthjelltë. Deri dhe të moshuarit të cilët marrin përsipër të tregojnë atë të vërtetë që e kanë jetuar në kohën e vet si periudhë e dhimbëshme në moshën ri- nore. Kjo e vërtetë është e ligjëshme e ekzaktësisht shi- het sa po të lexosh me vëmendje librin e shkruar nga autori Fran Gjeto Xhajaj dhe shtypur në muajin janar 2012 nga shtypshkronja “Volaj” në Shkodër.
Në qoftë se marrim që në fillim arsyetimin e trajti- mit të mirëfilltë për ta parë këtë libër edhe me një kritikë të paanëshme. Do të qe mirë që më parë të njihemi pakëz edhe me autorin, Fran Gjeton.
Një shkreljan i moshës sotme, 80 vjeçar, i cili merr përsipër mundimin të rrëfejë atë pjesë të pathënë drejt nga të tjerët e në veçanti të disa penave që kanë shkruar më parë për të ashtuquajturën madje edhe prej shtypit komunist si “Kryengritja e Malësisë së Madhe”.
Por natyrisht Frani na thotë qartë: – Ajo nuk qe ngritje krye e Malësisë së Madhe e bashkuar në unison të vetëm, por ishte, mbetet e nuk mundet të ndryshojë
Rrëfime nëpër vite
në asnjë kohe, madje as ata kalemxhinj që janë mun- duar për ta stërholluar e për t’i dhanë dimensione e për- masa sipas këndvështrimit të tyre të pavërtetë, gjithsesi e shpesh herë me pasaktësi të papranueshme historike, sepse ajo qe vetëm dhe vetëm kryengritja e Shkrel – Ka- stratit, të organizuar nga këto dy bajraqe e për më shumë…
…Ekzaktësisht nuk duhet hamendësuar pasi reali- teti na flet qartë që në fillim se ajo kryengritje pati një udhëheqje e cila u organizua e u drejtua nga ushtaraku i karrierës së xhandarmërisë së atëherëshme, major Llesh Marashi, sigurisht edhe në bashkëpunim të plotë me Kryetarin e Komunës Nikollë Prekë Dedaj, i ba- shkërenduar si Bajraktari Shkrelit Pjetër Gjoka, e duhet theksuar se ishte një vendim unanim me famullitarin e Shkrelit, Dom Nikollë Gazulli.
Pra ata drejtues të Shkrelit e patën nisë udhëtimin kryengritës që në Grishaj të Shkrelit për në Bajzë, ku qenë në bashkërendim të mëparshëm vetëm me Kastra- tin, e Bajzjanët kishin zgjedhë prijësin e tyre, Toger Gjon Martin Lulën.
Natyrisht e veçmas duhet theksuar me forcën e ar- syes të analizës burrnore, pse nuk mori pjesë asnjë prej bajrakëve të maleve të tjera sikurse është Hoti si mal i parë, madje as Kelmendi jo dhe jo, po ashtu as Rranxat, sikurse janë Reçi, Lohja e tjerë… Pra siç shihet mori pjesë vetëm Shkrel-Kastrati…
Kjo kryengritje mendon autori Fran Xhajaj sigurisht edhe i revoltuar deri në çiltërsi të arsyeshme se kurrsesi nuk ishte kryengritja e gjithë Malësisë Madhe mbarë.
Ndoshta ndokush mendon se është shumë i thje- shtë Frani që të jenë një përshkrues kaq i besueshëm? …Sigurisht është e drejta që kushdo e thotë mendimin e tij. Atëherë natyrshëm lind edhe pyetja: Ku mund ta vendosim thënien kapitale të urtisë së popullit që shprehet “Çdo gur e çdo shkëmb është dëshmitar i shu- më ngjarjeve e fatkeqësive të përgjakshme ose historive të ndodhura nga më të ndryshmet në tokën tonë të shenjtë”.
Pikërisht këtu, në këtë shkrim do të pohoja se njëri ndër ata shkëmbinj që ka mbetur prej legjendës së Shkrelit të larë me gjakun e martirëve, është edhe shkë- mbi i shpellës së Draganit i shumëvuajturi fizikisht, më shumë edhe shpirtërisht nga përsekutimi i egër parti- zano-komunist, dëshmitari Fran Gjeto Xhajaj.
Sikurse edhe e dimë se për Malësinë e Madhe ta- shmë kanë dalë dhe vijojnë në qarkullim prej kohësh disa libra, ku ndër të tjerë janë:
Libri “Shkreli” i Dom Uk Nikgjinit. Libri i Marash Malit “Ngjarje historike dhe figura të shquara shqip- tare”. Nikolla Spathari me librin “Malësia e Madhe si- kurse e kam njohur unë”. Libri i shkrimtarit Gjok Luli, libri “Shkreli” i Marash Preknicaj, i Kastriot Bajraktarit… Po ashtu edhe mjaft tregime dhe artikuj të shkruar që trajtojnë kryengritjen e Malësisë së Madhe sikurse janë Uran Butka, Dr. Franc Grishaj, Mergim Korça dhe Gjeto Turmalaj, e tjerë…
Sigurisht pa dashtë të kundërshtoj askënd, e aq më shumë këta zotërinj të nderuar që kanë bërë një punë mjaft të lodhëshme për të nxjerrë në pah vlerat e asaj lufte, që me të drejtë duhet pohuar e quajtur luftë vëlla- vrasëse partizane nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër prej kundërshtisë shumë njerëzore të patriotëve të ar- matosur për liri, të malsorëve, të cilët nuk i duronte lu- kunia komuniste por me ushtri organizuan raprezalje të tmerrshme në popull.
Autori në librin e tij “Shkreli dhe roli i tij në krye- ngritjen e Malësisë s Madhe në vitin 1945” veçmas na
Rrëfime nëpër vite jep shpjegimin se si rrodhën ngjarjet e asaj kundërshtie me armë në dorë të Shkrel-Kastratit.
Krejt natyrshëm në këtë shkrim do të dëshiroja të ndalesha në dy vargëzime shumë të veçanta të cilat Fra- ni i ka servirur me rastin e dhënies së titullit “Martir i demokracisë” nga presidenti i Republikës, Major Llesh Marashit, të dom Nikollë Gazullit dhe ish Kryetarit të komunës së Shkrelit Nikollë Prekë Dedaj, pikërisht me datë 23. 7.1993, ku në atë tubim popullor në oborrin e kishës së Shkrelit e mori fjalën edhe i mirënjohuri brim- tari epiko-kreshnik i Malësisë së Madhe, Mark Nikolla (Boga) i cili në mënyrë kreshnike ndër të tjera ashtu si- kurse di vetëm ai me një zë të thekshëm si kushtrim edhe vijoi:
…Dom Nikolli e Nikoll Preka N’histori gjithmonë do mbeten Kjen kundërshtar të komunizmit Mbrojtës të drejtave të njerzimit.
Me shumë trima u përplasën Nuk e deshtën injorancën
Nuk deshtën pranga e zinxhirë Por kanë dashtë Shqipninë e lirë.
Dhe vazhdon rapsodi në britmën e tij mjaft emo- cionuese e na thotë që është tepër i rëndë momenti kur Frani ishte në moshën 14-vjeçare, kanibali Toger Baba ia vendos grykën e pistoletës në gojë, që u krijuar një çast i dhimbshëm e trishtimi në zemër e shpirt, por edhe një thirrje burrneshe i nënës Tereze Prekë Xhajaj duke iu drejtuar të birit të saj të dëshirit:

  • O Fran, o djali jem, banu burrë të gjithë do të vde- sim, e hiç mos kij frige, sepse kështu vdesin shumë djelm nanash. O Engjulli im…u takofshim në amshimin e përjetësisë… e vargjet e brimtarit rrjedhin gati maka- bër me lot gjaku…
    …Tereze Prekja plot sojni
    U përgjegj me mjaft burrni
    Pa ndigjoni more bisha
    Pesëqind djelm sikur t’i kisha
    Të gjithë me rradhë ua dorëzoj
    E vllaun për së gjalli s’tradhtoj…
    …Tereze Prekja një grua malsore.
    U torturua në mënyrë çnjerzore.
    E kanë marrë partizanët si bisha
    Nëpër thonj e nëpër gishta
    I kanë ndezë kunjat me pisha.
    .
    Ja kanë pre mishin me thikë
    Ia kanë mbushë plagët me kryp
    Në mnyrë çnjerzore tue torturua
    Vetëm vllaun me dorzua.
    .
    Në ato momente të trishtueshme familjare të shtë- pisë Gjeto Leka i Xhajve… e ka përshkruar me aq mje- shtri i mirënjohuri Mëhill Çuni me çiftelinë e tij ndër të tjera i këndon duke e revokuar atë ngjarje të rëndë.
    Ja një fragment nga rapsodia e M.Çunit:
    Shkreli nalt zanin e ka
    .
    …Ka nis lufta për liri
    Nikollë Dedaj me shokët e tij
    I dualën fashizmit me i xan prit
    Por nji gja s’paskan dijtë
    .
    Se në Shqipni po hyn Partia
    Shami të zezë me vu Malsia
    Se po vijnë vuajtjet e randa
    E lirinë po e gzojmë në pranga…
    Gjeto Leka për bukë të vet.
    Vuajt me robt’ e vra me shtet
    Por pushka bukën kurrë s’e vret…
    .
    Ndoshta do të mjaftonin vetëm këto vargëzime të këtyre rapsodëve që të sjellin në vëmendje atë retro- spektivë e atë situatë që përjetoi Fran Xhajaj, i cili u an- gazhua të flasë me shkrim në këtë libër me një gjuhë të çiltër në përjetim tronditës në gjirin e familjes tij, duke filluar nga nëna e tij e shtrenjtë, Tereze Prekja, një fis- nike shumë e nderuar në të gjithë Shkrelin e në mbarë Malësi, e cila u torturua në mënyrën më shtazarake nga çakejt komunisto-partizanë.
    Sigurisht për Franin një tmerr i vërtetë ishte edhe mbeti i tillë ekzekutimi i axhave të tij. Edhe një tronditje tjetër e thellë shpirtërore qe për Franin zhvillimi i gjyqit, qëndresa para pushkatimit, vrasja barbare pa pikë fajit të dajës së tij Nikollë Prekë Dedaj.
    Gjithashtu burgosja e babës Gjeto Leka e mandej edhe përsekutimi familjar shumë i gjatë sa vetë jeta e ferrit.
    Pra këto fakte të ndryshme që na i sjell 80 vjeçari Fran Xhaj ndoshta me një stil se si janë zhvilluar ngja- rjet… dhe që aty revoltohet njeriu ku fillojnë e mbarojnë me shumë deformime e vërteta që historia nuk njeh ngjyra, vetëm saktësimin.
    Nëse dikush shkruan historinë duke e çvendosë ngjarjen sipas dëshirës, duke dashur që të ngrejë njerëzit e vet të afërm, të cilët nuk kanë marrë pjesë në ato ngjarje, qoftë si figura kryesore apo edhe anësore, e për pasojë shtohen shkrime sipas mendimit subjektiv, jo me baza historike, por personale, për më tepër për të tjetër- suar madje historinë e kryengritjes që të mbeten emra të dokumentuar, kjo përban deformim të së vërtetës.
    Nëse e shohim me një arsye të ftoftë, pse na flet Frani me përjetim real, por ai si pjesëtar i familjes që iu pushkatuan, burgosën e vuajtën një kalvar të gjatë, atë- herë lindi edhe e drejta të thuhet cila është arsyeja që të shkruhen e anashkalohen e kollandrisen të tjera tregime.
    Unë do të kërkoja sigurisht si autor i këtij shkrimi për këtë libër të kryengritjes ndaj komunizmit, e për më shumë për ato figura patriotike që mbeten martirë të atdheut në gjithë historinë e këtu kisha të drejtë të sjell disa pyetje:
  1. Përse kalemxhinjtë e mi malësorë shkruajnë fare pak ose aspak për luftën e Reçit!? Duke ditë mirë se aty filloi ajo ngjarje dhe konflikti me partizanët për një luftë vëllavrasëse të nisur më vonë, që mbas kësaj nuk qe kurrsesi jo çlirimtare por konflikt i rëndë mbi popullin e Malësisë.
  2. Vërtetë është shumë interesante se nuk shkrojti askush prej shkrimtarëve më shumë se një gjysmë rrje- shti për aftësinë, shkollimin heroizmin e kryetarit të ko- munës së Shkrelit Nikollë Prekë Dedaj.
  3. Është e pakëndëshme pse nuk thuhet e vërteta se ata burra që dolën kundër komunizmit, të parët në gjithë Evropën, u desht të qëndrojnë nëpër shpellat e Shkrelit në Dragan në ato kushte tepër të papranue- shme për të jetuar… e madje arrihet deri aty që të thuhet nga disa kalemshkruesit se ata burra ndenjën tre muaj në një kasolle në Luiz të Razmës, gjë që nuk është aspak e saktë.
  4. Përsa i përket heronjve, Prekë e Pashko Leka, të përkushtuar për të dhënë jetën për të kundërshtuar ko- munizmin, për ta nuk shkruhet qëndresa e tyre në shpellat e Kurriles deri sa mbetën si trimat e nuk u do- rëzuan.
  5. Cila është arsyeja që për Llesh Marashin u harrua
    heroizmi i tij, nuk shkruan askush për të, apo për fa- miljen që i ka dhënë aq njerëz të shkolluar e oficerë Shkrelit në ato vite të vështira, madje nuk e thotë se si Major Lleshi u dorëzua në besë, si u var në litar, pra thuhet krejt pak e gati aspak që ishte kryeprijës i asaj beteje kundër komunizmit.
  6. A thua duhej shkruar shumë e më shumë për të mirënjohurin albanologun e shquar Dom Nikollë Ga- zullin, i cili bëri atë luftë e përpjekje si patriot për Fe e për Atdhe, ai kolos i letrave shqipe.
  7. Dhe së fundi, përse nuk thuhet në shkrimet e he- dhura në letër asnjë fjalë për Idriz Jazon, ish Qarkoman- dant i Gjirokastrës, kontributin e tij historik që dha së bashku me nipat e tij në Shkrel, të cilët janë shkruesit e asaj beteje të përgjakëshme.
    Shumë pikëpyetje si këto janë për lexuesin historik, madje kjo vlen edhe për autorin e këtij libri, Franin, që është kaq popullor, i cili po me thjeshtësi u është për- gjigjur këtyre ngjarjeve shumë shkurt në një kohë që dalëngadalë dëshmitë gojore po plaken dhe ikin nga kjo jetë.
    Megjithatë unë do t’i thoja Franit që ke përgëzimet e mia që ke marrë guximin e ke shkruar të vërtetën e thjeshtë ashtu sikurse e keni njohur e jetuar, e patjetër që libri ka vlera për lexuesin e paanshëm por, duhet zgjerim i materialit të nevojshëm për më shumë fakte të tjera, duke menduar se ndoshta janë të paktë ata ba- shkëkohës që kanë mbetur nga ato vite lufte, ku qe dyndë ajo katrahurë si fantazëm komunizmi në Malësi e më gjerë.
    Patjetër do të shtoja si kritikë të mirëfilltë, madje do t’i rekomandoja me dëshirën e mirë shoqërore Franit:
    a. Duhet të bashkërendojë me redaktor njohës të mirë të historisë, për të dalë në pah e vërteta me mate-riale e pa gabime të shtypshkronjës.
    b. Po ashtu edhe këmbëngulja për kërkuar një ko-
    rrektor letrar, gjë që e ka e sakatuar librin.
    c. Mendoj që nëse merr mundimin ta ribëjë përsëri
    këtë libër, patjetër duhet të shkruajë në një farë mënyrë bibliografinë e materialeve të hulumtuara apo ato gojore. Del detyrë nga shkrimtarët malësorë që për të shkruar një histori të vyer për kryengritjen e Shkrel- Kastratit kishte për të qenë e udhës bashkimin e men- dimeve të hedhjes në letër nga ana e shkrimtarëve të
    trevës sonë Malësisë Madhe realitetin historik.
    Eh, kjo me gjasë nuk ka për të ndodhë sepse Fishta ynë i madh që na la kryeveprën “Lahuta e Malcis”, në veprat e tij satirike me sarkazëm e me humorin e tij pati thënë: “Ma parë mundesh me mbush nji thes me ple-
    shta se sa me ba bashkë dy shqiptar në nji mendje”. Duke e mbyllë këtë shkrim modest, i uroj autorit jetë të gjatë suksese dhe të rishkruajë këtë histori më të gjatë, shumë më të gjerë, ku ta ndajë edhe me mjaft ka- pituj duke pasqyruar me ato dimensione të kryengritjes që e ka përjetuar me shumë trishtim bashkë me familjen e tij, Fran Gjeto Xhajaj.
    .
    Gjeto Turmalaj.
    nga vllimi me publiçistik “Rrfim neper Vite”
    25.Prill.2012

Burimi/Facebook