Gjeto Turmalaj – ** LIVADHE TE HARRUEME.!? **

0
70

Në andërr bredh lendinave te shpia e braktisur
këpus një lule, nga mall i ndezun,
Një lamsh seç më shtërgon në parzem
Se rrejedhat e kohes na dëbuan prej Razme…!
.
Eh, kur prej këtyre vendeve u dallgdisa?
e larg ika ne shtegun e muzgjeve.
Dhimbjen mora me vete e helmin gëlltita
Vorfanjak mjeran i pa Atdhe udhve mbrrita.
.
Përulem mbi livadhe, e loti flet shumë…
Sikur ç’do gjë për mua, ka vdek
Nga ky truell, ç’do gjurmë ka humb,
Hardhia, Kumbullat e Qershia,
e asgjë s’ka mbetë.
.
Veleçiku pranë lëndinave falë vetmi.
A mos, dhe sot prej varrit na mallkon poeti…
At’ Fishta, që Malësisë së Madhe i thuri poezi,
për këto vise të bekume, që i lamë pas vetit?
.
Befas një za nga thellasia e zemres më thrret;
Largoje trishtimin prej plages shitueme
.
Unë, toka që u perbujta, por ju me latë në harresë
Oh, lotët e mergimtareve, vendin e shkretnuan!
Kthenju sa ma para e shpirti me u qetsua
Trojet nga mjerim, e shkretenimi i ka mbulua.
.
Gjeto Turmalaj
nga vllimi poetik “Ditenetet e Jetes”

Burimi/Facebook