Gjeto Turmalaj – ** MARTIRËVE TË FESË **

0
73

(Poemë)
~
Mizoria Komunisto-Enveriane
më histerizem, kryeu krime makabre
mbi Martirët e fesë,
më hetuesi e burgjet e skëterres,
genocid e tortura barbare gjygje të sajuara
me tërbim deri ne varre.
.
Kanibalizmi ekzekutoj me varje në litar,
5 Ipeshkve, 44 Meshtar,
-101.Prifteri me burgje denuar,
Shume Martirë s’dihet ku janë varrosë,
Pa kurrfare faj u masakruan, tuj burgosë.
.
Brezat e ardhshem s’duhet harrojnë,
Se 160 Teolog Katolikë kjen arsimua,
me 450 vjet shkollë te Evropës
në 24 Universitete të botës
Dhe u denuan më 890 vjetë burg
prej Sadistit, gjakpiresit Kriminel E Hoxhes.
.
Diktatori denoi me burgje Hoxhallar e Shehler.
me dajak turturar si në skëterrë,
Enveri, një udheheqës shakllaban menxyrë,
Kuranin e tespit ia mori babes tija,
duke poshtrua, ia coptoi, e hodhi në fytyrë.
.
Eh, i Ati i mjerë Hoxha,
ra ne gjunjë para birit tij,
U fal përmbys me lotë në sy,
me shpirt i tha:
-Shife e gjyko o i madhnueshmi Allah,
O Alei Selam, mos e lashtë vorri mbren
Çoje ne ferr Djallin birin tënd.
.
E Populli e përjetoi atë shkandulli,
Kanibal Enverin e pa skrupull egërsi
varret e Deshmorve nuk e mbajtën në gji
Mitin gjakëpires e gjithë bota në TV e pa,
përmendoren e tija populli e rrezoj për tokë
Mos me u ngrit kurrë ma.
.
Mbeti Demon, perbindshi i kombit,
ma i zi se nata
Derdhi gjakun e Martirve e intelektualve
terrorizoi një popull
shembtoi çdo virtyt atdhetar që lindi toka,
e la Shqiprinë 5 shekuj larg nga Europa!
.
Gjeto Turmalaj
nga vllimi poetik “Ditenetet e Jetes”
Stamford,2002

Burimi/Facebook