Gjeto Turmalaj – NË QAFË TË VELEÇIKUT

0
30

Një herë me gjyshin dora, dora,
Dualëm në Qafë të Veleçikut,
Shikoji o nip, tha, këto llogore,
Dikur këtu i mbushem hutat për gryke.
.
Me mallngjim e thithte çibukun,
Edhe me atë zëmërim ashtu ngadalë,
Kallzonte për luftrat me turkun,
E sesi i dilte damari mbi ball.
.
Nuk e di, o nip, pse pashallarët këtu,
Sillnin tabore me shumë ushtarë.
Pse Anadollit me ato forca me luftu,
Tu vra, tu pre, tu djeg , e ba zharë.
.
Na Vrrithianët uleshim në këto prita,
Vend i caktuem me u mbrojtë me luftarë,
Këtu na zente nata e na zbardhte drita
Në luftë me anmikun ballpërballë.
.
Tregonte histori e zemra tu i kja,
Për shumë trima që banë deken,
Në luftë me turkë e në luftë me shkja,
Me kangë të lahutës në gojë e falnin jetën.
.
Viti njëmijë e nanqind pesëdhjetë e katër,
Gjyshi pati mbush plot njëqind vjetë,
Qysh të vogël më mbante afër,
Tuj fol për shokët e tij herojë të vërtetë,
.
Unë nipi i tij ia kam borxh,
Mirë e keq ashtu si dije me shkrua,
Edhe pse ndodhem larg këtu në New-York,
Sadopak kujtime me i vargëzua.
.
Ruani tha këto troje djal pas djalit,
E kurrë asnjë herë mos me harrua,
Se asqerët e Turkut e çetnikët e Krajlit,
Në shekuj banë luftna me na gllabrua.
.
Gjeto Turmalaj.
Nga vellimi poetik “Fjala si Fillim”
Ripublikim.

Burimi/Facebook