Gjeto Turmalaj ** NJERIU i MIRE ** VRRITHIJANI IM. ZEF PURASHAJ.

0
84

E njoha Zefin
kur njoha vehten
Kishte ardhe ne jete
neper territ e heshtjes
.
Lindi,
I pa kam…!
e pa njeren dore…!
Ecte mbshtet mbi doren e majte
Mbahej prej zemres madhe
Tu ndije peshen e meshires fjaleve.
.
Prinderit e rriten Zefin
Shpesh her tu e la me pikat e lotve
Zemerplasur ne ditet e motemotve
Ne gjoks e mbajten me pervujtni.
Me shpirtin e zhuritun por me dashuri.
.
Eh, Jeta Zefotes
Nuk i dhuroj mirsi aspake
Pa e gezua kete bote asnje çast
E po, bota
po ka njerze
Jo pake
Te veshun me padrejtesi e mekat
E me doren e tyre po derdhin gjak.
.
Zefi, ka me i thur jetes vete
AUTOGRAF:
-“Kjo Jete me fali
Udhtimin mbrenda vehetes
Nje djep
Nje Jastek
Nje shrat
Kryqin tim
Pak drite, kalimthi ne shtegtim.
Dhe vetem kaq me ndau fati im”…!?
.
Gjeto Turmalaj.New York
Nga vllimi “Dite netet e Jetes”

Burimi/Facebook