Gjeto Turmalaj – O VELEÇIK!

0
208

Te kanë quajt mendjemadh, o Veleçik!
A, pse bora e parë
ta vendos qeleshen mbi sy?
Apo së “Zanat” e At’Gjergj Fishtes
në pllajën tënde përjetsisht hedhin valle?
.
Ndoshta pse në Ty fjollat e Kofilave i valvit era,
e lule Vrieskut, madhshtisë satë i falin nektar.
A, prandaj “Harku i rrufes” t’i dogji Çetinat?
Mandej të mbuluan ashtu krejt dëllinjat,
që bukurisë tëndë t’mos i shifën thinjat!?
.
O Veleçik, ku e ke kryenaltsinë Ti…!?
Te rrethi i madhe shkëmbor që ke për vetullë
A, mos te Janiperusi që mban medicinë,
s’bashku pranë honeve të bores,
Apo prej majës kainozoike të Kunorës?
.
Mbase, që është “mistike” Shpella e Dhënve
Mbase, prej lendinave magjike të Razmes
Mbase, që edhe rranjet tua i mbanë…në parzëm
A prej Teje rrjedh Uji i krojeve të Troshanit.?
I ftohët, i lehtë, i kulluem, që s’ka të krhasuem.!
.
Po, t’moçme Llogore qe i mbart…si të keshtjellës…
A, thua themelet i kanë të Fieri i Gjo’Teles?
Po ajo ushtima e Ahave e Pishave që s’ndalet,
janë vikamat e gjakut herojve,
që leshojn alarmë të Qafat e Muhojt?
.
Eh, si ajo pllaja mahnitse e Kranashdolit,
Me cilen bukuri e barazojnë Spideologet?
Ndër ato zgafellat strehë e Shqarrave (Kunallë)
Përcjell me melodi çiçirues të Fellanxave!
.
Po, Kurrila, Maranaj, e Kraja, more
pse janë xhelozë për ty.?
me zili të shofin o Veleçik…
Kush mal tjetër si ti, ka edhe një vella?
që njifet me toponimin Veleçiku i vogël
.
O veleçik, o veleçik, po përse s’më thua,
me të cilin bukuri me të krahasua.?
ku Malsisë së Madhe gjithë madhshtin ia kë shtua
Unë i linduri i kodrinave të Veleçikut,
tuj thure vargje për ty
në rranjët e tua u rritem…
Aty brigjeve e lendinave tua u flladitem…
.
Eh, por ne mergimtarët…
ikëm,
ikëm, ikëm…
Me mijra kilometra largë teje, o Veleçik
Ne, pra u gabuem…!!
Mendonim se, sikurse Vespuçi
do ta gjenim edhe neve një Amerikë!?
.
Gjeto Turmalaj
Nga vllimi poetik “Ditenete e Jetes”

Kan være et billede af natyrë, pemë, mal dhe bar