Zotni Tonin Mirakaj me rastin e dekurimit
nga presidenti i Shqipris Z.Ilir Meta.
……
..E uroj me poezin time kohe me pare.
PËR ZOTNI TONIN MIRAKAJ
M E D I T I M
~
Këto pak vargje për ty, zotni Tonin Miraka,
Atdhedashurisë sate që nuk ju shua flaka,
Megjithë fuqinë e shpirtit intelektual
Punove si udha e vullkanit valë e valë.
.
I mbështetun në doktrinën e katoliçizmit,
Me guxim të paepur kundër komunizmit.
.
Udhëhoqe me sukses besimtarët katolikë
Për vite me rradhë, pa u ndal natë e ditë,
Në kohën dhe në periudhën më të vështirë
Krye/këshilltar i kishës”Zoja e Këshillit t’Mirë”.
.
Organizove Seminarin:
- Për veprën e imzot Pjetër Bogdanit.
New York, në Universitet të Fordhamit
Materiale studimore, që i ke sistemuar
Dhe i quajte botimi i yti, i vonuar.
.
Ku ligjëruan të famshmit: - Ibrahim Rugova
Euroditi legjendar, ardhur nga Kosova,
Dhe Martin Camajn e At. Danjel Gjeçajn
Bashkë me Arshi Pipën e Engjell Sejdën.
.
Thellë në shpirt i ke mbresa e kujtime
Ato të paharrueshmet letër-këmbime.
.
Fisi i Mirakajve në vazhdimësi
Kanë lënë emër të ndritur në histori.
Mos t’u shteroftë mendja, o Tonin Miraka,
Që e deshe dhe të deshi aq shumë mërgata.
.
Gjeto Turmalaj
nga vllimi poetik “Meditime shqiptare ne Amerik”
Burimi/Facebook