Gjeto Turmalaj – TESERA E PARTISË NJË KOMUNISTI

0
163

Tregim
Koha e shumëpritur me në fund i solli popullit shqiptar gëzimin e madh, që u shëmb komunizmi, ra ajo nomenklaturë nga superstruktura e deri në bazë, u shkërmoq në çdo organizëm të drejtimit të saj.
Ndo¬nëse ishte një nga ato ditët e zakonëshme, që në repartin ushtarak N., i cili ndodhet krejt pranë qytetit të vogël dhe të bukur bregdetar, qytet që jeton buzë një mali të veshur me pisha, pikërisht aty nga koha e mesditës para zyrave të komandës së repartit, nën hijën e një plepi, që të mbështjellur pati një si pjergull, por që kurrë nuk prodhoi fruta, mbasi ajo quhej larushk i kuq dhe i egër. Erdhi ai çast që u dha urdhëri për t’u rreshtuar të gjithë ata ushtarakë, të cilët mbajtën vite me radhë dokumentin e anëtarit të Partisë e, që quhesh, me tesër. Ushtarakët të pranishëm qenë jo të pakët komunistë, madje duhet thënë edhe të devotshëm, që pu¬nuan me mjaft zell e përkushtim si anëtarët, apo edhe ata që qenë kandidatë partie.
Major Lulëzim Mihraj, shefi i kuadrit që mbulonte edhe kartotekën e partisë e lexoi urdhërin e Komitetit Qëndror të Partisë, ku ndër të tjera thuhesh: “Sho¬kë të dashur, tani e prapa pushoi funksioni i dokumentit tesër partie dhe të gjithë duhet t’i dorëzoni, sepse roli udhëheqës i partisë përfundoi”.
Për habi, që atë moment në rrjesht humbi qetësia dhe durimi, por gjithsesi vijoi major Luli: “Shokë, siç u deklarua ky urdhër është i pamëdyshje dhe vendim i formës prerë, do ta zbatojmë, ashtu siç i ka hije ushta¬rakëve”, – e përfundoi fjalën, disi me një pikëllim, ligjëruesi.
Tahir Peka, qe i pari i cili e hodhi teserën për tokë, i dyti Koço Sinku, madje ky nisi ta shkyejë, atë çast ndërhyri përsëri shef Lulëzimi:

  • Ju lutem koleg, mos veproni në këtë mënyrë, ju e dini se e kam për detyrë që t’i dorëzoj të rregullta këto dokumente.
    Ata oficerë dhe n/oficerë vazhduan të talleshin më me vrull e fjalë të pista, e duke i fshirë teserat për këpucë e ndonjëri edhe për prapanicë e duke shkruar fjalë të ndyra ndër to.
    Çuditërisht ata komunistë e kishin dashtë me fuqinë e shpirtit atë ideal, madje betoheshin “Për idea¬lin e Partisë” ndërsa tani po e fyenin rëndë “Nënën Parti”.
    Veli Majasi, si oficer me i vjetri në detyrë, ishte i fundit që po e nxirrte teserën nga xhepi, të cilën e kishte mbështjellur me plastikë dhe mbërthyer me gjilpërë bashkuese, e ledhatoi ngadalë me duar, e puthi e mandej i përmalluar tha:
  • O tesera e partisë si u ndamë kështu bashkë. Jo, jo, këtë nuk e kisha menduar kurrën e kurrës! Unë të ruajta në gji, si sytë e ballit mbi 30 vite, duke të mbajtur këtu ngjitur me zemrën time, që rrahu bashkë me tiktakun e jetës, eh… o more shokë sa i vështirë qenka ky moment, – foli fanatik Veliu, sa gati i shpëtuan lotët… Atë minut shpërtheu një e qeshur e madhe nga të pra¬nishmit…
    Sikur të pyeste dikush nga lexuesit e ndoshta të rinj¬të e sotëm: po çfarë ishte tesera e partisë e çfarë rëndësie kishte, çka përfaqësonte…?
    Gazmend Tulli po i ndiqte nga afër ata kolegë të dikurshëm, që pati bërë jetë organizate së bashku vite me radhë, por… i humbi tesera dhe e pësoi, duke kaluar një udhë tëpër të vështirë, deri edhe në masa ekstreme….
    Ndonëse në ato çaste pas shumë vitesh po meditonte me mjaft dhimbje: “Eh, jeta, jeta, se si vërtitet, ja ku erdhi dita e paimagjinueshme”, e bluante në tru ish kapiten Gazmendi, i cili pati qenë atë kohë në një stërvitje natën në terren malor, kur ishin dislokuar me topa kundrajrorë dhe automjete, që mbartnin nga pas armatimin. Komendant Gazi pati vendosur ushtarët për të fjetur, caktuar edhe rojet. Ai për vete, vonë mbas orës 4 të natës, ishte ulur për një sy gjumë. Shtroi një pjesë dushku mbi tokë dhe më pas vendosi mbi kokë xhaketën verore, për t’u mbrojtur nga mushkonjat, ndoshta kishte fjetur jo më shumë se një gjysmë orë, kur u zgjua nga një gjë e frikëshme.
    Të nesërmen Gazi i shqetësuar në kulm trokiti në zyrën e komisarit, duke e njoftuar:
  • Shoku komisar, jam në gjendje shumë të rëndë shpirtërore, sa gati po luaj nga mendtë e kokës.
  • Mos more, po çfarë keni? Çfarë të ka ndodhur o Gazmend Tulli?
  • Si është më zi për mua, nuk di ta shpegoj, por më kanë vjedhur teserën e partisë.
  • Jo, more si ka mundësi, mos më çmend!? Shoku Gazi mos u shqetësoni, ju do keni dorën e ndihmën e partisë, unë do të përpiqem me të gjitha mundësitë, këtë problem do ta vendosë me zemërgjerësi Partia, – tha komisar Milua…
    Informacioni që mbërriti nga Komiteti i Partisë, sipas të cilit qe një “sugjerim” si vijim: “Tepër sekret”;
    “Mendim i materializuar nga sekretariati i Komitetit të Partisë”;
    “Oficer Gazmend S.Tulli kohët e fundit ka bërë li¬dhje me kulakë, një axhë i tij ka pranuar krushqi, madje oficeri qe pjesëmarrës në fejesë, duke buajtur në atë shtëpi një natë para se të shkonte në stërvitje, ku pretendon se i ka humbur tesera.
    Nga informatat që kemi prej komunistëve tonë atje, kapiten Gazmendi i ka dorëzuar armikut të klasës dokumentin, duke u rekurtuar për U.D.B jugosllave. Mendojmë të shikohet me preçedencë si armik i partisë”, citohej në njoftim.
    Aq u desh dhe Gazmend Tullin, jo vetem që e zhveshën nga detyra e oficerit, por edhe arrestohet me bujë, në prani të efektivit ushtarak ku pati milituar.
    Mbas një periudhe hetuesie, kapitenin ia kaluen gjyka¬tës për dënim.
    Gjyqi u zhvillua në repart, sigurisht para efektivit ku bënte pjesë me parë si ushtarak karriere. Ndo¬shta për të disatën herë Gazit iu bë pyetja:
  • Cilit armik ia keni dhuruar teserën e partisë?
    Pyetje të tilla ia kishin bërë edhe në paraburgim me dhjetra herë nga hetuesit për 6 muaj, duke e shoqëruar edhe me metoda dhune…
    Gazmend Tulli, si i pandehur iu përgjigj gjykatësve:
  • Ju betohem në jetën time, që atë çast kur kam rënë për të pushuar pas asaj stërvitje, e kam patur teserën në xhep, e nuk di se kush ma ka marrë, për këtë që flas jam i sigurtë, ju garantoj sikur edhe me gjakun tim, ashtu siç kam shpjeguar edhe në hetuesi… Atë natë isha i lo¬dhur nga stërvitja, kur u ula për të fjetur, po ju them sinqerisht me gjithë shpirt, s’mund të akuzoj asnjë njeri.
    Aftësia si artilier, oratoria dhe hijeshia e kapiten Gazmendit kishte ngjallur vërtetë një xhelozi të madhe mes kolegëve oficerë, gjë që vërehesh nga të gjithë…
    Ndërkohë, nga radha e ushtarëve në sallën e gjyqit u dëgjua një zë disi tundues:
  • Me leje…, me leje shoku kryetar i gjykatës, dua fjalën!
  • Urdhëro more çfarë ke, se këtu nuk jemi në mbledhje kolektivi!
  • Jam ushtar Mersin Mekuli, – për një moment iu mor zëri duke iu ngjirur, në ato çaste të tensionuara të gjyqit. Ushtari kishte zënë vend, diku nga fundi i sallës, ashtu i skuqur në fytyrë, mjaft i emocionuar tha:
  • Tani e kam radhën unë që të më pyetni juve!
  • E çfarë hyni juve në këtë gjykim more shoku ushtar, – iu drejtua prokurori ushtarak. Neve nuk kemi kaluar akoma në pyetje të dëshmitarëve,… përse ndër¬hyni kështu pa vend? Po hë, çdo na thuash, fol shkurt!
  • Po, po shoku prokuror duhet të flas, madje ato hekura që i ka i arrestuari, ish komandanti im Gazmendi, duhet të m’i vendosmi mua në duar. Po shpjegohem disi më qartë, – tha Mersini. – Të nderuar trupi gjykues, kur mbarova shkollën 12 vjeçare, mendova të shkoja në shkollë të lartë, por për arsye të ndryshme mbeta të vija ushtar, duke qenë se jam pa prindër, pra jetim. Me bagazhin që kam nga jeta, nuk mund ta tradhëtoj veten më gjatë, për fajin e rëndë që kam bërë. Në këtë ditë, të paktën, dua të jem i sinqertë. Po ju them se, më kishte marrë malli për të vajtur në vendlindjen time, po bëja gati 18 muaj dhe asnjëherë komandant Gazmendi nuk më dha leje që ta largoj atë mall. Unë, duke u bërë mendjeshkurtër, hakmarrës, tradhtar e hajdut ia vodha teserën, kur ai ishte në gjumë, atë natë në mes¬vjeshtë, pas stërvitjes.
    Atë minut salla ushtoi nga një uuuaaauu!
  • Sot, – vazhdoi ushtar Mersini, sa e pashë të arrestuar komandant Gazin, në bangën e të akuzuarve, më breu shumë rëndë ndërgjegja, e prandaj u ngrita të dëshmoj, duke ju thënë se e pranoj ta vuaj me shpirt çdo gjykim edhe dënim, sado i rreptë që të jetë. Më fal o Gazmend Tulli, unë gabova nga mosha ime e re, nga ndjenja e shëmtuar e hakmarrjes, të lutem më fal, që e pësove shumë keq nga mua!
    Mbas pretencës së prokurorit, kolegji i gjykatës ushtarake i përbërë nga një kryetar dhe tre anëtarë, u tërhoq duke marrë vendimin ndër të cilat, Gazmendi e dënuan me 6 muaj burg, gjë të cilit i mjaftoi koha e qëndrimit në hetuesi, për të dalë që atë ditë i lirë në jetën civile.
    Disa vite më vonë Gazin e patën lejuar të punonte në ekonominë bujqësore të repartit ushtarak. Çuditërisht, nga ai pozicion si punëtor, atë ditë e pa skenën kur po dorëzoheshin tesërat, për të cilën iu shkatërrua ndoshta pjesa me e bukur e karrjeres ushtarake dhe jetës së tij.
    Gazmendi, aty për aty, i mbushur me vner e solli në retrospektivë kohën e vuajtjes.
    Por, edhe një herë pyetja: “çfarë qe tesera e partisë?”.
  • Ajo quhej si e tillë e “tepër sekret”, ekzaktësisht s’kishte asgjë sekret, përveç numrit rendor, i cili pasohesh me një dosje për secilin.
    Ndoshta duhet pohuar, se ata komunistë qenë të detyruar të informonin për çdo problem, duke tradhtuar ndonjëherë edhe njeriun më të afërt të familjes, e kështu në një farë mënyre, me dëshirë apo pa dëshirë, ata ishin “spiunët e dashur e besnikë të partisë”. Ky pra ishte “sekreti“, ky ishte morali i teserës së partisë…
    .
    Gjeto Turmalaj
    nga vllimi me publiçistik “Refim neper Vite”
    .
    Stamford, USA

Burimi/Facebook