Gjok Vata – Leter per Kryeministrin !

0
226

I nderuem zotni kryeminister. Pata rastin me u njoft me shkrimin tuej elozhues kushtue At Zef Pllumit. Ai shkrim per kah bukuria meriton pergzime e une do t’deshroja qe autori i ktij shkrimi t’meritonte edhe thanjen -”Si e sheh e shkruen”. Une kam kerkue nji takim me ju, tuj besue se rrespektoni edhe deshiren e At Zef Pllumit si edhe te shum tjereve per shqyrtimin ne mnyre demokratike te kongresit politiko-gjuhsor te 1972 . Ju e dini se gjuha e xjerrun jasht ligji prej atij kongresi asht gjuh e letrareve ma te mdhenj te shqipnise e ska si te jete ndryshe kur asht gjuha e krijimtarise se poetit tone kombtar e te nji numri poetesh e prozatoresh shkrimet e te cileve e bajne te palejueshme fyemjen ma te rand qe mund ti bahet nji krijimtarie duke e quejt gjuhen e tyne jo-letrare . Ju e dini se kjo ngjarje asht vetem shqiptare e qe nuk i nderon vlerat tona kombtare. Qendrimi i te gjitha qeverive ne shqipnin e post-komunizmit ndaj kongresit te 1972 asht i padenje per shtetin e se drejtes. Ne letren tuej model elozhimit per At Zef Pllumin ju denonconi komunizmin . Per mue asht i pakuptueshm denimi i nje sistemi politik e nderimi ma i nalte qe i bahet vendimit te tij kryesor. E them vendim kryesor sepse e gjith bota dy vlerat ma t’nalta te nji kombi quen -pamvarsine e gjuhen.Nxjerrja jasht ligji e nji gjuhe pa asnji pikel justifikimi e argumentash shkencore nuk ka se si e nderon demokracine qe pretendohet se i rrespektohen normat. Kjo e vertete do t’duhej t’ju kishte ba edhe ju ate pershtypje qe i ban cdo intelektuali e megjithkte lehet e shkelun kaq padrejtsisht jo vetem gjuha e 75% e popullsis shqiptare , por gjuha e miratueme si nga albanologet ma ne za ashtu edhe nga shkrimtaret e kostelacionit letrar te letersis tone. Ju e dini se historia do te arrije me u ba e se drejtes e ajo histori nuk ka me e quejt te arsyeshem as qendrimin e qeveris tuej ndaj ksaj ceshtje kaq madhore. Gjithashtu e dini se asht zakon edhe te thuhet X ngjarje madhore ndodhi ne kohen e X kryeministri e do t’kish qene nji plus i madh edhe personal per ju nese historia do t’shenonte kto fjale – Ne kohen e kryeministrit Edi Rama ju dha gegnishtes e drejta qe meriton . Kongresi i 1972-shit tha ”duhet t’jete nji gjuhe nji komb” edhe une ujdisem me kte , se te dy kryedialektet tona jane gjuhe shqipe, por kur dy dialekte ne saje te thesarit gjuhsor qe zotnojne jane te deja per krijimtari te mdha nuk asht minus per gjuhen por nji plus i shkelqyeshem me pas te drejta te barabarta qe u perkasin, e kte te vertete na tregojne autoret e mdhenj te dy dialekteve . Sic dihet edhe Norvegjishtja perbahet nga dy dialekte e meqense jane te vlerave te barabarta edhe Norvegjia demokratike ua ka dhane te dy ktyne krye-dialekteve te drejten e barabarte , kjo e drejte tregon aftesine e gjuhtareve te saj e mnyren demokratike te vlersimit . Nese kjo e drejte do t’ishte edhe shqiptare si At Zef Pllumi ashtu edhe shkrimtaret tjere do ta pergezonin e ta pershendesnin vlersimin rreal te gjuhes shqipe. Une uroj qe e verteta linguistike te mos mbetet viktim politike por e vlersimeve akademike . P.S Shpresa ime se ky shkrim do t’arrije edhe tek ju asht jashtzakonisht e vogel, megjithkte si qytetar i ktij vendi qe jam e njeri i artit e bana kte shkrim per me i dal hakut vetes time me shpresen se nuk do t’jem vetem une qe synoj me i dal hakut vetes por kte deshire do ta kene edhe tjeret e mbase edhe ju vete. Pershndetje. Nga Gjok Vata