Gjok Vata – Rreplike Z. Fatos Lubonjes.

0
235

Gazeta Panorama ne numrin e saj te dates 8 shtator2020 boton nji intereviste me zotni Fatos Lubonjen me titullin ‘’ Kadare kundershtar I rregjimit’’?! . I intervistuemi I rreplikon zotni Qemal Lames ,shpiksi I asaj te pavertete qesharake me te cilet mundohet me bind true-thatet se Enver Hoxha paska pas ne mend me arrestue Ismail Kadarene e me e denue si kundershtar pilitik te tij, e se ky zotni ja paska dale me ba ate magji qe Enver Hoxha n’vend te denimit imagjinar me I dhan postin e nenkryetarit te ‘’frontit demokratik te shqipnise’’ . Se sa ma shum qesharak asht vendimi I Enver Hoxhes per arrestimin e tij , natyrisht asht fjala per vendmin e sajuem nga Z. Qemal Lame e tregojne librat e Kadarese qe jo vetem jane botue ne shqipni por edhe sponsorizue perkthimet e botimet e tyne gjithkund ja ka dale shteti jone I at’hershem me I botue, qofte edhe ngase personazhi kryesor I librave kryesore ishte vete spomsorizuesi Enver Hoxha. Librat qe jane deshmitare historik I japin shkas Z Fatos Lubonjes te pyes ; ‘’ Si mund ta denonte Enver Hoxha – Ismail Kadarene kur ai denim do t’perfshinte edhe librat e evidentimit ne mnyre panagjerike figuren e Enver Hoxhes’’ ?

Se cfare ka qene rrealizmi socialist n’shqipni e kush kan qene perfaqsuesat e tij na tregojne shkrimet e tyne te asaj kohe. Kjo e vertete I jep shkas pyetjes ;-I shternguemi nga nje rryme e tille e pseudoartit propagandistik a mundet me shpreh n’shkrimet e tija vlera letrare? Krijimi I nji shkrimtarit nuk duhet t’jete kurr I kundert me t’vertetat historike te kohes s’tij mbasi ne kte mnyre I sherben deshtimit te krijimeve te tija , ngase edhe sikur vlerat artistike te shkrimeve te tija te jene sado te larta ai krijim I rreme ka me u quejt nji perpjekje me stolis sa ma bukur nji genjeshter e genjeshtrat ne shkrime veprojne kunder vetes se tyne . Megjithkte zotni Fatos Lubonja ne intervisten e tij na thote; ‘’ Kur lexoj veprat e Kadarese nuk mund te them se nuk I vleresoj gjuhen , fakti asht se ajo I ka ndihmue shqiptaret te pasurojne mjetet shprehse me stilema e u ka zhvilluar fantazine ‘’ .

E pra sipas zotni Fatos Lubonjes ,deri ne fillimin e botimit te shkrimeve te Ismail Kadrese , shqiptaret nuk e pasken pas nivelin e te shprehunit aq lart sa ua ngriten shkrimet e Kadarese e madje u paska zhvillue fantazine qe I ban me shijue ma kandshem veprat letrare. Nese kjo do te ishte e vertete Ismail Kadare per shqiptaret do t’ishte ma I dobishem se shkrimtaret ma te mdhenj te cdo vendi per popujt e tyne., ngase dy t’mirat ma frytdhanse te librave te Kadarese paskan qene -evidentimi e shtimi I vlerave ma te medha gjuhsore qe kan permirsue dukshem edhe oratorine e shqiptareve. Sipas ktij vlersimi te Lubonjes as te gjith shkrimtaret bashke para-ardhes te Kadarese as bashk’kohesat e tij nuk paskan mund me I dhan shqipes as krijimtarive te tyne ato vlera qe paska dhan Kadare. Bagazhi I Z Fatos Lubonjes , nuk e ban te besueshem kte vlersim te tijin . Por sic duket sheshit per hir te nji lokalizmi ultra fanatik I mbyll gojen intelektit te tij e I jep vetes te drejten me fol ne emen te kritikes artistike e cila vazhdon me qene e denueme ne burgun e censures 76vjecare . Nuk ka sidomos intelektual qe nuk e njeh boshllekun e krijuem nga mungesa e kritikes artistike. E kte fakt e thekson edhe vete Lubonja gjate shqyrtimit qe I ban rrealizmit socialist e prodhimeve te tija. Ai e din mire se ku kritika artistike nuk luen rrolin e sites ,krundet bajn sehir .

Gjuha e shkrimeve te Kadarese se ciles Z Fatos Lubonja I jep vlersimin maksimal asht shqipja e percaktueme nga kongresi politiko-gjuhsor I 1972 shit . Politizimi I tejskajshem I te cilit ja bani te detyrueshem kundershtimin e ecurise se tij edhe nga kryegjuhtari yne Eqerem Cabej e kte kundershtim e shohim edhe ne kumtesen e tij te mbajtun ne at kongres . Shqipen e perdorun nga Kadare e quen shqipja e e krahines se politikanve ma te mdhenj te vendit ne saje te urdhnave te tyne veproi kongresi I organizuem prej tyne, dhe e mbyll kumtesen e tij me kto fjale ;’’ Kur t’mendojme se kemi mbaruar pune me shqipen jemi ne gjysmen e rruges’’ . Megjithse besoj se Z Fatos Lubonja duhet ta kete lexu kte kumtese , vlersimi qe I ban gjuhes se Kadarese e nxjerr te kundert me Eqerem Cabejn , por edhe sikur te mos I kete rastis me e lexue nji njeri I nivelit sic esht Z Fatos Lubonja nuk ka si mos me e gjete ujdisjen e plote me vlersimin shkencor te shqipes me krye-gjuhtarin tone. Duke shqyrtue rrealizmin socialist Z Fatos Lubonja na thote se shkrimtaret e ksaj rryme nuk kan pase si ti ndjejne shkrimet e tyre te rreme -lind pyetja ;;’’ A me kto shkrime te pa ndjera e pasken edukue shijen e lexuesave shqiptar’’? Une mendoj se shkrimet e pa ndjenje nuk mund te konsiderohen krijimtari por prodhimtari e prodhimtaria nuk ka pse me e nevojit kritiken .

Z otni Fatos Lubonja e ka pas ne dore librin tim ‘Veshtrime kritike mbi shkrimet e perfaqsuesave te rrealizmit socialist’’ mrenda te cilit perballen gabimet e shkrueme me kritiken perkatese . Per hir te se vertetes duhet te them se deri m’sot asnji shqyrtim kritik I imi I atij libri nuk asht hedh poshte ky fakt I jep shkas pyetjes – A mos valle ja mbrrin qellimit injorimi I nji libri apor hedhja e tij poshte nga argumentat e pa kundershtueshem ? Meqense jeta e botes asht pambarimisht e gjate ne krahasim me jeten vetjake te vertetat e ktij liber nese nuk do t’hidhen poshte do t’fitojn te drejten me u pa me synin e rrealitetit edhe nga brezat e ardhmenis tone. Due te theksoj se ne shqyrtimet e mija kritike nuk ban kurrfare pjese as pikla ma e padukshme e nji mllefi I cili do t’asgjasonte vleren e shqyrtimit kritik. Ja fare pak shembuj vetem te permbajtjeve te disa librave te Ismail Kadarese me te cilet mendoj se lexuesat nuk mund te ujdisen – Balada e Doruntines qe asht pershkrimi shembullor I mbajtjes se beses se shqiptareve ne rromanin e Ismail Kadarese ‘’kush e solli Doruntinen’’ autori thote se shkaku kryesor I mbajtjes se asaj bese ka qene incesti I Kostandinit me motren e tij Doruntinen . Kjo e pavertete e asgjason rrolin e arte te beses shqiptare . Ktu lind pyetja – Cka e kujt ju nevojit kjo shpifje? E pergjegja s’mund te jete ndryshe pervecse – Damtmit te jashtzakonshem te rrolit te beses shqiptare.Ne rromanin ‘’Keshtjella’’ qe pershkruen luften turko-shqiptare ku sic dihet Gjergj Kastrioti Skenderbeu asht heroi legjendar I asaj lufte ne ate rroman vegohet kalimthi vetem hija e tij , une mendoj se asnji komentim nuk mund ta justifikoje kte lanje mas dore te pakuptimte te figures se Gjergj Kastrioti Skenderbeut . Ne rromanin ‘’Lulet e ftofta te marsit’’ Kadare e paraqet shkodren me fjalet ;;’’ Shkodra asht e permendun per homoseksualizmin e saj’’ e si shembull qe gjoja e verteton kte merr kangen kushtue Sulcebegut vargjet e se ciles jane
‘’ Sulcebeg moj nane,
Ku m’ke fjetun mrame
Te Veziri nane
Oh e lumja nane.


E pra vete vargjet e ksaj kange tregojne se ftesa e bame Sulcebegut nga Veziri I shkodres I asht ba ne shenje nderimi si njanit nga shkodranet ma prestigjoz te asaj kohe. –Lind pyetja , si mund t’mendohet se nji nane sidomos e nji familje aq fisnike do t’mund ta ndjente veten te lumtun nga seksualizmi I djalit te saj e sikur kjo ftese ti bahej nji homoseksuali si do t’mund tja bante Veziri ne familjen e tij?! Prandej kjo me qellim a paa asht nji fyemje per kryeqytetin e kultures shqiptare. Per ma teper Kadare thote ; se ne malsite e shkodres ka qene tradite organizimi I konkurseve te mister-ave , gja qe nuk ka ndodh kurre . Ismail Kadare si njeri I atij niveli qe I njef fare mire vlerat letrare per hir te politikes se kohes ka vu goje e pene mbi shkrimtaret tone ma te mdhenj kur dihet se mllefi I sherben urrejtjes Ismail Kadare nuk do t’ishte dasht me e ba veten skllav te ktij sherbimi , duke e ba me harrue se krijimtari quhet vetem ajo qe nderohet gjithnji e ma shum nga te gjith brezat. Une si cdo shqiptar qe duhet ta meritoje kte emen do t’doja me gjith shpirt qe talenti I Ismail Kadarese ta kishte tregue veten sa ma shembullore ne gjithcka qe e nderon talentin e uroj qe shqipnia ta shtoje me dinjitet numrin e yjeve te letersis shqipe. Nga Gjok Vata

Burimi/Facebook