Gjok Vata – Vlerat e antivlerat

0
34

Ehh more Fatos Lubonja
Ne shqipni u prish ekuilibri,
Ktu bertet n’kup t’qiells kolibri
S’asht ajo , jam un shqiponja.
Njerzit e antilogjikes
Keto fjale ia miratojne,
Sidomos kta t’politikes
Qe shqipnin kshtu po e drejtojne.
T’mos ishte antikultura,
Qe kultures I ka xan vendin
E I ka ba mendjet e smura,
Ndryshe do ta kishim rendin.
Kur duen t’vogjlit me u ba t’mdhenj
E ja dalin n’krye suksesit,
Gjak progresit s’kan nder dej,
Por kan gjakun e rregresit.
Megjithkte sa ma lart ngjiten,
Aq ma t’madhe brohoriten,
Se nder ne ky ves u fut
Me e quejt mizen elefant,
Liliputin quejm gjigand,
E gjigandin liliput.
Ku flet gjuha e politikes,
N’vend te gjuhes se kritikes,
Kurr te drejten nuk e gjen ,
Aty e drejta ska si t’jete
Ku t’verteten e quejn rrene ,
E genjeshtren te vertete.
Aty art quejn pseudoartin,
Ma t’ultin e quejn ma t’lartin
E ky vend asht vendi jone,
Ndoshta I vetmi n’Univers
Ku banojn kaq antinjerz,
E pra kshtu ska qene gjithmone
Komunizmi me te ardh,
Menjihere luften ka ndez ,
Qe e ban te zezen t’bardh
E te bardhen ban t’ zeze.
E ja doli n’krye qellimit ,
Ktij qellimi kaq te zi,
Qe me ane te c’edukimit
Me formue ‘’njeriun e ri’’.
C’edukimi komunist
Ma I sukses’shmi nder te tan,
Qe rryma me nder me than
Rrealizmi socialist.
Te edukuemt nga kjo soj rryme ,
Qe jan ba robet e saj,
Ksaj rrym do ti thurin hymne
Deri sa t’jet zhduk me rraj.
Dikush thote asht zhduk me rraj,
Por ka pas edhe ca vlera,
Un I them atij o asaj,
A ka mut qe s’i vjen era ?! Nga Gjok Vata

Burimi/Facebook