Gjoke Vata – Kërkesa e demokracisë.

0
90

Ja pse n’Shqipni nuk ecin punët mbarë.
Ka shum shtetas Shqipnije e pak shqiptarë.
Ata shqiptarët që përshkruen Gjergj Fishta,
Janë aq pakëz, sa i numron me gishta.
Çka mund ti bajë armats nji batalion?!
Pale kur kta të pakët i bashkon
Vetëm mendimi e kurrsesi veprimi.
Demokracia s’thotë ti rri haru
E lyp çka t’duesh e un kam me ta pru.
Demokrcia i thotë kto fjalë gjithkuj
Jam me thanjën:” Ti luj, nafaka luej.”
Demokracia thotë: Nuk ka fitore,
Që nuk arrihet me protest paqsore.,
Por protesta bjen n’heshtje veç at ditë,
Kur qëllimi i sajë të jetë arritë.
Siç na tregon përvoja mbarë botnore
E shteteve që janë demokratike,
Ma parë mbrrihen fitoret kulturore,
Se ato sjellin fitoret politike.
Kur populli shqiptarë ta ketë kuptue
Ktë të vërtetë që s’ka si mos me t’bindë,
Dielli i demokracisë ktu ka me lindë,
At dritë që edhe Shqipninë ka me e ndriçue.

Burimi/Facebook