Gjoke Vata – Kerkese imperative

0
60

Ja cka thote nana me at zemer
Qe e fisnikron kte emer.
Bire pash gjinin qe t’kam dhane
N’don me e njoft nanen per nane
Hiqe armen gryka e saje
Shkakton tmerr ,pikllim e vaj.
Ja cka thote motra e vertete
Qe ashte ndera e ksaje jete
Vlla pash kryet e motres tande
Hiqe armen at kobzane
Shpikje e djallit ne sketerre,
Per me perhap zi e tmerre
Ja nji djal plot fisnikri
Cka I thote babes se tij;
Babe pash kryet e gjithkujt ke
Hiqe armen qe t’ban pree
E shfrimit ma t’pa kuptim,
Bane kte per hatrin tim.
Hiqe dore at mjet krimit
Qe te nxite me I ngja Kainit
E ja cka thote ajo vajze
Me shpirt engjulli n’Parajse
Babe te lutet vajza jote
Pashe te mirat e ksaj bote
Hiqe dore at hata
Qe nxite vllane me u vra me vlla.
Cilido krimin e kryen,
Ma perpara vret arsyen
Vret ndergjegjen qe s’na len
T’bajm cka Zotit keq I vjen.
Ti merr gjakun ,un marr gjakun
E urrejtja ku e ka cakun?!
Kshtu nga e keqja s’e ban ndarjen,
Se hakmarrja nxit hakmarrjen
Si mundesh me u quejte njerzore
Kur ban si asnji frymore
Tue marre gjak edhe te ai
Qe mbase nuk ka as faj
Vec si e si me shfry urrejtjen
Qe na thote ; Me gjak shuej etjen
Me cue n’vend fjalen e saje
Qe na ushqen me kob e vaj?!
Ksaje perbindsh mos me I ra tobe
Qe nuk ngihet kurr me kobe?!
Perendia thote kte fjale;
Si lum kush din vec me fale
Se kush fale per hirin tim
Shperblehet ktu e n’Amshim.

Burimi/Facebook