GJOSHO VASIA: Ne internim, Atdheu, Muret,.. TEPELENA… (poeme)

0
196

Ketè rapsodi e kam shkrue nè kampin e Tepelenes,nè mars 1951.
Dy rapsodet e kampit,prej Brashte tè Dukagjinit e kèndojshin
tines, shoqnue lehtè me jehonen e pyjeve).

_C’po veshtron shqipja mbi shkepa?
–Veshtron fmijtè qè kjajnè nder djepa,
e sheh nanat qè me zorè
po çajnè rrugèt mal me borè.”-

-Po keto gra e burra t’vjeter
s’paskan gjetè bre nji natè tjeter,
pse s’kanè pritè me pà prandveren,
por kanè dalè pa mbyllè as deren
e karvan janè vue ç’me natè,
nen ketè borè e ketè shterngatè?
A mos dreqi i ka plasè n’mend
me braktisè sot tokè e dhen,
me shue zjarmin e ogjakut,
me ia’sjellè shpinden konakut,
e me rraqe me u vue n’varg,
tue ça borè e tue ecè zharg,
mbi ketè rrugè mana shum larg
qè po duket s’ka t’mbarue,
po nè ç’darsen janè tue shkue?

-Po ç’farè dasme morè budallè,
mos t’kanè plasè dy sytè nè ballè,?
Shih njiherè rreth ketij karvani
sa dushmani e sa tirani,
sa hajvani e partizani
qè po i vijnè turmes verdallè
herè nè fund e herè nè ballè,
pushken n’krah,kamxhikun n’dorè
e tue britè n’per ças e orè:
rroftè pushteti popullorè:…

Shih atè plaken ka ‘i jep t’shtymen,
shih pashè buken si’ja hjedh pshtymen,
shikoj fmijtè kah merren rrshanè,
a i ndigjon ka’i shajnè me nanè?

–Po mè thuej more njeri
po ç’punè kanè me qeveri?.
Kush janè kta pashè qiellè e dhè,
a mos janè bre turq a shkje,
a kanè Zot mor a kanè Fè?

–Paj mana t’tanè janè shqiptàrè,
asht tosknija e keqe n’farè,
komunista shum trathtàrè…
Porsa u ngjiten nè veri,
edhe shkelen mbi malsì,
ndoqen fillè kush asht parì,
kush ka forcè e bujarì
edhe i ngulen n’mjedis t’fshatit
tue mbledhè popull atij shpatit
edhe i ranè me plumba shtatit..
Masandej nisen me’i pshtye,
e per s’deknit i shpuen sy
deri arra i thyen mbi krye.

Burrat t’tjerè porsa i panè
qè po vret shqiptàri t’vllanè,
me trathti po vret malsinè
e n’priftnì po bajnè kerdinè
tue e quejtè Zotin gogol,
shternguen brezin nen krahol
e mbi sup çelikun vunè,
me fishekè u vizatuen,
moren shtigjet e n’perpjetè
i zgjuen malet qè kjenè fjetè
e nder shpellat me zikzak
aty mbrendè hapen konak..

U ngjit Lleshi,Prenga,Doda,
doli Kola e Gjergj Vojvoda,
me ta Ndreca,Marka Gjini,
Zefi,Coli e Ndue Kufini,
Biba ,Alushi,Toma, Leka
pa pasè frigè asnji nga deka,
edhe qinda tjerè n’kto ana..
U mbush mali n’harushana
qè n’perleshje me dushmanin
shum kanè nisè me dridhè vatanin..
Prandej sot kjo e zezè tosknì,
ka mbledhè plaka,gra e fmij
sa rob paten njerz e malit
e me urdhnin e vandalit
n’shtjelma i nxoren jashta shpisè,
e po i nisin prej malsisè,
tue lanè qiellin,tue lanè dhenè,
tue lanè miq e tue lanè Fenè
me i thye qafen n’Tepelenè.
Prandej shqipja permbi shkrepa
veshtron fmijtè qè kjajnè nder djepa…

Tepelena mbyllè me shula
nder tortura i njihet vula.
Burg i madh ku mbajnè tè ndrymè
mija fmij e pleq tè shtymè.
Ba skelet nder zhele pshtjellè,
ùja e zezè e ngulun thellè
detyron keto bark-golle
me iu ngjitè rrapit si rrodhe
e me mbledhè nder degè njomsinè
sa me hjekè paksa urinè,
e pra dijmè se gjetht e rrapit
s’i pertypè as goja e sqapit.

Sot mbi kto krijesa t’njoma
gjak e qelb tue rrjedhun kroma,
sillen morrat i pijnè gjak
mana dru’i ka mbetè shum pak..
Ditè per ditè mbi kto trimij
sillet vdekja me’i perpij,
shum po korrè e po groposè,
me i shfarosè dru ka vendosè,
vajtojnè nanat ditè e natè
oh! ç’na mbeti prehni thatè…

Sillen rojet per dekik,
rrahin t’mjerèt me kamxhik…
Puntorija del ç’me natè,
tri lugè lang e buken thatè.
Mbushen malet me mundçarè,
mbushen pyjet me druvarè,
e te stomi ditè per ditè
hapen gropa,”Paqin dritè”,
hidhen t’mjer’t qè vdiçen mbramè
pa u percjellè me vàj’e as gjamè

Shum po dergjet Tepelena:
“-Njerz’t e malit s’dijmè ku i kena,
s’dijmè asgja per trimat tonè
der ku’ i ban pushka jehonè..
Thonè se vrasin,por dhe vriten,
n’ballè t’gjaksorit shum aviten,
derdhet gjak saherè çajnè priten
e don Zoti e nuk koriten.–”

Tepelena rrin tue fshà-
“-Per ne burrat s’dijnè asgja.
I vdiç djal’i Palè Martinit,
nana e Lleshit,baba i Gjinit
e dy fmijtè e Ndue Sokolit,
i atij trimit,taravolit
qè si burrat rà deshmorè
tue luftue me ‘ato gjaksorè,
tri ditè rresht me pushkè nè dorè…
Shum kanè vdekè, por s’janè harrue,
lotèt n’zemer janè ba krue.
Tepelenè-mars 1951

Burimi/albdreams.net