Gjuha e arbëneshëve të Kroacisë.

0
95

Verën e kaluar ndjenja dy javë në bregdetin kroat dhe kryesisht ne qytetin Zadar, në rrethinat e të cilit jeton një komunitet shqiptar, të cilët e quajnë veten arbënesh dhe nga koratët ata thirren si arbanashki.
Ishte më të vërtetë një emocion i veçantë që të komunikoje me shqiptarë të shpërngulur nga pushtimi otoman dhe të vendsour në atë zonë dhe qe flasin sot e kësaj dite të folmen shqiptare të para 300 viteve.
Ngaqë jam folës i dialektit gegë, nuk kisha veshtirësi për t’u marr vesh dhe për të folur me ta për çdo temë.
Në vijim do të sjell pjesë nga fjalori i së folmes së tyre dhe shpresoj që do të ketë lexues te ketij postimi që ndoshta e kanë përjetuar vetë bashkëbisedimin me ta.
Ret e kan she anën – Retë e kanë fshehur Hënën.
Ko mbet me goj të apum – Ka mbetur me gojë të hapur.
Benkuom kjosh! – Qofsh i bekuar!
Breshni më ko vro vëneshtën – Breshëri më ka shkatërruar vreshtin.
Në notje zogjët zojn me këndua – Në mëngjez zogjtë nisin dhe kêndojnë.
Arbeneshet e Kroacise jane besimtare te krishtere katolik. Kane kishen e tyre po meshat mbahen ne gjuhen kroate. Gjuhen shqipe e flet mire brezi me i vjeter se 50 vjec. Ndersa moshat e reja kuptojne pak por nuk dijne te flasin dhe nuk duan te flasin.
Sapo hyn ne zonen e tyre banuese e kupton menjehere se ke hyre ne nje mjedis shqiptar. Edhe pse kane 3 shekuj qe jane ngulitur aty, te ta ka mbet ora. Nevoja per mbijetese i ka nxitur qe te jetojne bashke, qe te ndajne te miren dhe te keq en bashke, qe ta trajtojne zonen e tyre si te padepertueshme dhe te papushtueshme dhe nga forcat e rendit. Policia nuk shkon aty kurre, sepse ata praktikojne kodet e vjetra shqiptare te zgjidhjes se konflikteve.
Nuk e njohin gjakmarrjen dhe bile per kete m’u shprehen me notat me negative, sepse degjojne dhe lexojne shume per situaten ne Shqiperi, Kosove etj.
Shume prej tyre ndjekin televizionet shqiptare ne satelit dhe informohen per cfare ndodh, ndonese kane shume veshtiresi per te kuptuar gjuhen letrare shqipe. Mungesa e media ne dialektin gege ka qene dhe mbetet per ta nje pengese dhe nje shkak per bjerrjen e gjuhes shqipe.

Burimi/Facebook/Shqiptaret e Zares