Gjuzi kërkon shtyrjen e parlamentareve: Si mund të shkosh në zgjedhje në pandemi? Nëse vidhet e grabitet vota…

0
50

Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, kërkon shtyrjen zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

I ftuar në Ora News, ai nuk e sheh të përshtatshme mbajtjen e tyre me 25 prill për shkak të situatës së krijuar në vend nga pandemia.

Gjuzi: Nga Këshilli i ekspertëve çdo ditë ka 11-12 të vdekur, ka deri në 240 shtrime. Po ashtu kemi konstatimin që gjatë 24 orëshit kemi 900-940 të infektuar me koronavirus. Është e pashpjegueshme sesi qeveria e ka toleruar këtë lloj gjendje, sesi qeveria ka thënë që në vitin zgjedhor do të kemi një situatë të përmirësuar, pritej që në fund të janarit të mbyllet çdo gjë. Kryeministri jo vetëm bën një vaksinë të kontrabanduar por nuk ka siguruar maksimalen e vaksinave që ka premtuar, këtë e tha dhe mbrëmë. Në një pandemi si mund të shkosh në zgjedhje, me këtë do të bisedosh, kujt do ti flasësh? Unë si deputet kam hapësira, po partitë joparlamentare duke përjashtuar PD, PS, LSI se këto janë të përkëdhelurit e televizioneve kombëtare por në fakt te ju konservatorët kanë gjetur gjithmonë hapësirën e tyre.

Nga ana tjetër Gjuzi nuk parasheh një proces të qetë elektoral.

Gjuzi: Parashikojmë që do të kemi probleme të mëdha me sistemin e votës sidomos tani që “reforma e re” ka realizuar dy kushte, të dyja janë të mangëta, siç është votimi përmes sistemit garë pos numrit 11, 12 që zgjedhin kryetarët PS, PD. Por ne nuk duam të trondisim shtetin shqiptar. Nëse do të vidhet dhe grabitet vota atëherë konservatorët janë gjithmonë konservatorë.Do ketë mosnjohje të rezultatit zgjedhor. Siç e keni dëgjuar Rama ka thënë dhe në Azi do të shkoj dhe nuk e lëshoj mandatin e tretë. Në momentin që një kryeministër thotë do të marr mandatin e tretë duke ju larguar Europës dhe duke goditur fort ambasadorin britanik dhe atë të SHBA tregon se Shqipëria bën regres në çeljen e negociatave. Tani kemi dhe financimin me para të pista, si mundet që mafia të kapë shtetin?

E nëse sot kanë përballë një supermazhorancë që ka në dorë gjithçka, Gjuzi nuk përjashton faktin se në këtë drejtim një dorë ka dhënë dhe opozita parlamentare.

Gjuzi: Çdo shtetar që ka të drejtën e votës, janë për rritjen dhe ruajtjen e jetesës së shqiptarëve. Çdo njeri ka përgjegjësi, këtu nuk e përjashtoj veten. Gjatë kohës së pandemisë Rama ka organizuar një juntë ushtarake. Nxjerrja e autoblindave në rrugë nga Kryeministri ishte një moment i grushtit të shtetit. 10 deputetë, e theksoj, e kemi pasur votën kundër Edi Ramës.

Intervistoi Sebastian Zonja, përgatiti Besjana Kuçana

Burimi/oranews.tv/