GODITJA E FJALËS SË LIRË

0
61

Dje(date 28 maj 2020) në Parlament vazhdoj të goditet edhe më fjala e lirë!
Nuk është vetëm minutazhi i pakët që akordohet për deputetët e opozitës!
Por nga seanca në seancë del gjithnjë e më shumë në pah përpjekja për të mos dalë në foltore mendimi i lirë e i pavarur politik, del në dukje përpjekje e organizuar e gjoja me teknicitete proceduriale dhe pengohet fjala e deputetëve opozitarë!
Maxhoranca përmes linjave të nëndheshme politike dhe kulisave përdor administratën për të mos shkuar te publiku, sajesat politike të saj!
Mua personalisht nuk më prishte punë përdorimi i fjalimeve kopjo se me kopjo apo falco shumë kanë marr fakultete e jo më fjalë për foltore.
Nuk më prishte punë as pseudo opozitarizmi e as heshtja e kolegëve për tu shprehur në foltore!
Nuk më prishte punë as përpjekja për të zbutur e rrumbullakosur marrëzitë e antishqiptarizmat e pozitës!(apo dhe të opozitës madhe!)
Nuk më prishte punë as promovimi i gënjeshtërt i elementëve të rastësishëm e që skanë lidhje me politikën progresive kombëtare por me interesa personale e meskine, për të mashtruar publikun!
Sepse populli ka tashmë sy e vesh e kupton që kjo klasë potitike është e kalbur, mashtruese, e koruptuar plotësisht dhe tradhëtare ndaj interesave kombëtare shqiptare!
Tradhëtare e që e ka shitur Shqipërinë!
Por mekanizmi dhe pengesa e organizuar ndaj fjalës politike që ka më shumë se 2-3 muaj që ndodh hapur në parlament nuk mund të tolerohet!
Dje në seancë në mënyrë të hapur u duk qartë përpjekja dhe mekanizmi për të penguar fjalën e lirë.Kur po ndodhte dje kjo gjë e kishin braktisur pozicionin e tyre të gjithë personat përgjegjës nga tribuna, administrimi dhe grupi!
Kishte ngelur vetëm kryespiunja e qarqeve greke që do ekzekutonte veprimin e do përdorte si dhe herë të tjera dirigjimin e seancës me teknicitete në dëmë të së vërtetës dhe kundra kundërshtarëve e kundra atdhetarëve! Dorëheqja e saj dhe kujdo tjetër pjesë e kësaj skeme të pështyrë është shumë pak! Në vend të kërkonin të falur apo të korigjonin teknicitetin e padrejtë e të përpiqemi të gjithë bashkë për të përmirësuar punën tonë dhe jetën e qytetarëve, hienat ndërsyen mjetet e tyre me metodën se sulmi është mbrojtja më e mirë, për të bërë zhurmë e për të fshehur mekanizmat që u shfaqën hapur!
Dhe hienat dhe mekanizmi nuk shohin dot përtej hundës së tyre ose bënë si struci !
Përpjekja dhe mekanizmi u duk qartë dhe në ekran sa në momentin që ndodhte morrën në telefon nga studiot e gazetarëve shqiptare në Athinë e ata dëgjuan live debatin e instrumentit antishqiptar që përdhos përditë foltoren shqiptare e që duhet flakur nga aty një orë e më parë që të pritet kordoni lidhës me shovinizmin dhe antishqiptarizmin!
Sa për ndonjë fjalë apo përpjekje kërcënimi nëpër dhëmbë nga ndonjëri, i quaj lapsus e turp e që sja vlen sepse dihet që të gjithë që janë përpjekur për veprime ndaj meje kanë ikur vet nga kjo botë! Dhe nuk është e nevojshme as për epitetin e luftës e as për UÇK !
Fjala e lirë dhe shqiptarizmi do fitojnë!
Ky është shekulli shqiptarëve!
Poshtë tradhëtarët, antishqiptarët, hienat dhe kulisat!

KOSTAQ PAPA PhD E Drejtë Ndërkombëtare
Përfaqësuesi Politik i Emigracionit Shqiptar
Deputet i Tiranës dhe Emigracionit