Grada ma e larte ashte” Ushtari i drejetsise”

0
70

Nga Gjoke Vata.
Gazeta Sot ne numrin e saje te dates 31 gusht 2021, botoi nji shkrim te Z. Pirro Priftit me titullin:” Komunizmi iku, po apologjetet e tij e elogjizojne te kaluaren..” S’pari e pergezoj artikullshkuesin per perpjekjen e guximit te kundreshtuem nga mbrojtesat e se padrejtes. Dihet se e drejta e urren mllefin i cili e shendrron te drejten ne te pa drejte, por gjuha e se drejtes ashte domosdoshmenia e zhvillmit qe na ban me u quejte te qytetnuem.Shkrimet e Z. Pirro Priftit perbajne nji deshmi te deshires se tij me qene ushtare i drejtesis. E ushtare perbasa te ksaje ushtirje, sot ne Shqipni jane fare te paket. Mendimi i pare lidhun me shkrimin ne fjale te Z. Pirro Priftit ashte ky: Nuk ujdisem me titulliin dhe ja sepse: Fjalet” apoloxhetet e tij e eulogjizojne te kalueren” e pergenjshtrojne pjesen e pare te titullit,” Komunizmi iku.” Komunizmi ike vetem athere kur turpi i veprimtarise te apologjetve te tije t’i ndergjegjsoje aq sa te kerkojne ndjese per sherbimin e perkushtuem qe i bane propagandes komuniste. Komunizmi do te ike athere kur gjuhtaret te kerkojne te falun shqiptarve qe iu nenshtruen diktatures komuniste deri ne ate pike sa pranuem organizimin e nji kongresi politikogjuhsor te drejtuem nga gjuhtari mikrofon i diktatorit e jo nga kryegjuhtari jone Eqerem Qabej qe nuk ja lejoj vehtes dorzimin e shkences ne duerte e hekurta te politikes komuniste anmike e vlerave qe edhe sot e kesaj dite vazhdon me e drejtue timonin e gjuhes shqipe. Komunizmi ike kur trillimet e prodhimtarise” Kinostudio Shqipria e re” sherbyese e perkushtueme e rrealizmit socialist te mos mundet me i njollos ekranet e televizioneve tona.Komunizmi ike kur historin e shqipnis te 80 vjetve te kalueme ta shkruej vetem dora e se vertetes. Komunizmi ike vetem athere qe si thote populli mos ti duket”Shej, as nishan.” E pra sot po bahet aq shume me ja smallue ata sheja sa ta mbulojne rrealitetin si reja diellin. Komunizmi ike kur vlerat e shkrimeve te rrealizmit socialist t’i percaktoje shqyrtimi i nji kritike te sinqerte e profesionele. Z. Pirro Prifti shkruen:”” Ata qe dje shkruan libra lavdrues te diktatures ne kohen tone shkruajne libra qe e blasfemojne diktaturen a jane ata a keta?! Si mund te jene dje persekutor e tash te persekutuarit e athershem?! Dje me poste partiake e tash antikomunist i terbuar?! Pra demonet e diktatures shtihen, engjuj te kohes se sotme.” Kjo perpjekje i deshmon keta demon perfituesa te kohes se luetjes se ketij rroli djallzor por une mendoj se ma demon jane dhuruesat e rastit ideal per luejtjen e atij rrol. Por mbrojtja e perkohshme e rrealizmit socialist e ka jeten sa kjo rryme qe ashte ne grrahmat e fundit. E nji nder shkaqet e kesaj jetgjatsije ashte edhe mungesa e limes qe nuk e shoqnoi kurr penen e tyne. Ngase rrealizmit socialiste nuk i nevoitej lima e cilsise , por pena e sasise. Padronve te kesaj rryme propagandistike u neveitej megalomania propagandistike ne vend te artit. E cka nuk u ba e po bahet me e quejte at sasi edhe cilsi. Here pas here shtjellohen komente sa ma bindse rreth vlerave artistike te atyne shkrimeve qe meritojne vetem fjalen shkrim,per me mund me rranjose tek shqiptaret bindjen sa ma te pa zhgulshme se shkrimet e perfaqsuesave te rrealizmit socialist jane te nivelit ma te nalte te krijimtarise se letersise shqipe. E paprekshmenine e elozhimeve e mbrojne me censuren ma te pa depertueshme. E per mi i ba me u duke sa ma rreale ato hiperbolizime po blehen edhe vlersimet e atyne te huejve qe i shesin vlersimet perfshi edhe cmimet qe fatkeqsisht edhe disa institucione te hueja i kane ba placka tregu. E paguhen majme edhe perkthyesat e gatshem me perfitue honorare te knaqeshme. Duke e dite se libri qe perkthehet per hire te honorarit e jo te artit te titujve ashte i se perkohshmes, Keto perkthime i japin shkas pyetjes: Ne sa gjuhe te hueja jane te perkthyeme veprat e Fishtes, Poradecit Naimit Martin Cames e tjere. Keto perkthime i japin shkas pyetjes: Si ka mundsi qe krijimtaria e nji shkrimtarit te jeet 100 fishi i perkthimeve te krejte letersise se nji vendi? Thuhet se :Veprat e X shkrimtarit jane perkthye ne 42 gjuhe. Kjo zgjon kurreshtjen me e dite ne cilat gjuhe, nga cilet perkthyesa, cilat vepra? Kurreshtja pyet: Pse nuk jepetn keto te dhana?! Cila bibloteke e jona i ka kopjet e ketyne perkthimeve?, ose ne cilen biblioteke te huej munden me u gjete keto kopie?