Gresilda Rrugeja – Nenat heroina.

0
89

Poezi nga poetja Gresilda Rrugeja.Kete poezi ia kushtoj nenave te liridashesve qe vuajten denimin ne burgjet e tmerrshme te diktatures se komunizmit.

Titulli i poezise :Nenat heroina.

Shpirtera te vrara ,enderra te prera
Vuanin mbi male mes dimrit te ftohte
Prisnin te afermit me shprese te dera
Me mall te mall ,me sy plot lot

Ne shkretira , male , pyje
Me trasta ngarkuar ecnin papushim
Rrugen ia ndriconin te bukurat yje
Te bijte e tyre shkonin gjith gezim

Ne mendjet e tyre kishte nje mendim
Luteshin , luteshin , per pak liri
I luteshin Zotit qe te benin takim
Te mos ia prisnin takimin korbat e zi

Vajtonin nenat e s’nxjerrin ze
Nga te ftohtit trupi i dridhej e buzet i ishin nxire
Shpirterat e tyre vuanin sa s’ka me
Per djemte e tyre qe s’ishin te lire

Dielli rrezet leshoi nen mal
Burgu i zi ra ne qetesi
Fytyrat e liridashesve ndricuan dale nga dale
Ndricuan dhe syte e neneva plot bukuri

Ne zemrat e nenave fort gufoj
Gezimi , shpresa , dashuria
Takimi me djemte i lumturoje
Ne syte e nenave ishte lumturia.

Gresilda Rrugeja. 08 . 07 . 2020 .

Burimi/Facebook