Gresilda Rrugeja – Të jetojmë në paqe.

0
22

Konkurs i Unionit Ëndërra Barazisë-Shqipëri Jehona Poetike! Tema : Ndalni luftërat.
Në këtë konkurs vajza ime , poetja e qytetit të Kavajës Gresilda Rrugeja zuri vendin e tretë.I uroj vajzës sime Gresildës suksese në rrugën e krijimtarisë .

Të jetojmë në paqe.

Vargjet bukur i qëndis
I jap jetë njerëzisë
Shpirti im kërkon vetëm lumturi
Hidhem në flakë për paqe dhe lumturi

Lufta njerëzisë i mer jetën
I sjell vuajtje edhe lot
Dhe i mbyll të vërtetën
Ndan nënën me fëmijën nga kjo botë

Luftës i them ndal
Se vetëm lot ti na sjell
Lule në fusha dhe atje në mal
Unë poetja vetëm për paqen dhe lumturinë kam për të mbjell

Luftën e urrej
Paqes dhe lirisë i këndoj
Vargu im shkon tutje tej
Me lule pranvere jetën zbukuroj

Që të lirë n’kët botë të rrojmë
Luftës ti themi ndal dhe ta largojmë
Paqen dhe lumturinë ta kërkojmë vetë
Që vendi ynë jetë të ketë

E bukur është dita
Dhe nata kur ndriçon
Njerëzisë i jep jetë drita
Dhe paqja e lumturon

Nëpër poezi qesha,qava
Shkrova,,,shkrova,,,ashtu e tretur
Këtë poezi me ju e ndava
Lumturinë për ta gjetur.

Autori : Gresilda Rrugeja .

Burimi/Facebook