Gurë në stomak – nga Ermira Kule

0
82

Zonjë…? Hë….! Po ju drejtohemme emrin zonje sepse, ndryshe nga ju, kam një kulturë…

Ndryshe, meritonit t’ju quaja thjesht injorante apo arrogante. Por nuk do ta bëj sepse, kësisoj do të ndjeheshit e lumtur dhe do t’ju dukej veta se jeni dikushi, edhe pse s’jeni askushi, që në shtetin e askushëve, jeni bërë ministër.

Nuk jemi ne që nuk dimë te shkruajmë dhe kopjojmë, por jeni ju qe kopjoni arrogancën e shefit tuaj…
Kushedi sa me rendësi ju është dukur vetja kur keni lexuar gjithë ato mesazhe te dërguar nga emigrantët. Kujtoni se keni në duar fatin tonë… Se jeni vete Zoti…

Ndryshe, nuk ka si të shpjegohet përgjigjja juaj neveritëse. Kuptohet që për ju, ne jemi zero dhe nuk vlejmë më shumë se një zero.

E përfytyroj se si është ngrehur egoja juaj, pa arsyetuar as edhe një çast për arsyen se përse po ju shkruajnë gjithë këta njerëz. Menjëherë keni hipur si këndesi ne maje te plehut dhe, qe aty, mbi malin e të pëgërës të shtetit shqiptar, keni kthyer atë far përgjigje qe mendja juaj sa një kokërr gruri, ka menduar se ne meritojmë.

IK! ZHDUKU! QËROHU! Mendje laraskë qe nuk di se çfarë është puna! Që nuk di çdo të thotë të jetosh buze detit dhe të mos e shohësh sepse duhet të punosh, të punosh e të punosh, të derdhësh djersë dhe gjak! Të ngrihesh ne pese te mëngjesit dhe kthehesh ne njëmbëdhjete te darkës!

Ti nuk di se ç’do të thotë të punosh një uzinë, në një fabrikë, të punosh tokën, apo, të punosh në një hotel siç bëj unë!

Sa shkon vesh rrobat e punës dhe pastron sallonin e madh te ndenjes. Rreth orës nënte ngjitesh dhe pastron njëzet deri njëzet e katër dhoma. Pastron banjat, rregullon krevatet (mund te jene nga dy deri me gjashtë krevate në një dhomë). Dy herë ne javë duhet te ndërrosh çarçafët, këllëfët e jastëkëve, të marrësh pluhurat, të fshish e të lash, por jo…, nuk merr fund me kaq sepse është dhe ballkoni i madh plot me letra, shishe birre, rërë, ëmbëlsira te hedhura që ndërkaq kane shkrirë dhe te ngjiten në shapkat qe ke ne këmbe. Dhe ti, edhe pse ndodhesh ne një ballkon buzë detit, nuk ke kohë të ngresh kokën e ta shohësh.

Pasi mbaron duke vrapuar së pastruari dhomat, te pret korridori, shkallët, lulet që duan ujë, thesi i madh i zi me plehra (si ty o ministre!) që duhet te mbahen ne kurriz (siç shqiptarët të mbajnë ty o ministre!) dhe duhen hedhur në kazanët e plehrave (siç shqiptarët duhet të hedhin ty o ministre!). Por puna nuk mbaron me kaq…

Të presin peshqirët, çarçafët, tapetet që, duhen ngritur në kurriz dhe çuar në lavanteri. I fut nëpër lavatriçe dhe ikën me vrap sepse ka ardhur koha e derkes. Ora është një! Zë vend afër lavamanëve të mëdhenj dhe fillon e lan pjata e pjatanca, ne fillim me detersiv e pastaj i fut ne lavastoviglie. Pas dy ose tre orësh, kur mbaron se lari pjatat, tiganët dhe tenxheret, pastron kuzhinën, banakët, instrumentet, dyshemenë, te gjitha me detersive te ndryshëm, më në fund ikën… Ne shtepi?

Jo aspak, shkon në lavanderi: nxjerr rrobat e lara dhe fut të tjera. Merr të larat dhe i nden ne diell te thahen. Te thatat i merr ne krah dhe i çon ne vendin ku do palosen dhe hekurosen.
Ndofta ka ndonjë hotel ku mbas kësaj pune, ha diçka te shpejtë ne këmbe, por ka dhe te tjerë qe nuk behet fjale te hash…

Ndërkaq ka vajtur ora pese, dhe më në fund, nisesh të ikësh në shtëpi por të merren këmbët nga lodhja. Ëndërron që menjëherë, e kapitur siç je, të shkosh e të shtrihesh në krevat, por po pate fëmijë, nuk mundesh. Duhet të merresh edhe me ta. T’i lash, t’ugatuash, t’i dëgjosh si e kanë kaluar ditën, t’i lash e ti hekurosësh rrobat.

Ne orën shtatë duhet te kthehesh përsëri në hotel. Te pastrosh sallonin, te vazhdosh me lavanderin: larje tharje palosje hekurosje, pastaj kuzhina: larje pjatash, kusish, tavash, kazanësh (si ato që i pëlqejnë shefit tënd), lugësh e pirunësh, gotash (këto të fundit duhen te fshihen me kujdes një e nga një), të pastrosh nga e para kuzhinën që të jetë gati për të nesërmen. Nëse je me fat, mund ta mbarosh punë rreth orës 23… Kur kthehesh në shtëpi, nuk ecën por zvarritesh.

Ke lexuar dikur librin “Anija fantazmë” dhe je tmerruar, por tani e kupton se ajo që ke lexuar paska qenë ku e ku me e mire nga ajo që po përjeton. Dhimbja e kurrizit nuk te ndahet kurrë…

Kurse ju zonja kaposhe që vazhdoni te qëndroni ne majën e plehut të pëgërës së qeverisë shqiptare, me puplat e tuaja gjithë ngjyra, na bërtisni se përse nuk ju shkruajmë të shtunën e të dielën kur e kemi pushim! Nuk ju shkruajmë sepse, shumica jonë, punojnë edhe të shtunën dhe të dielën. Është e vërtetë që edhe paguhemi, por shumicën e pagës tonë e investojnë në Shqipëri. Dikush blen një shtëpi të vogël, e dikush ndihmon të afërmit.

Ju na kërkoni adresat, që të na rripni lëkurën e të thitni gjakun me taksa sepse, shteti paska rregulla dhe detyrime…

Po detyrimet e juaja ndaj nesh, a i ka përmbushur shteti shqiptar?
A është kujtuar ndonjëherë shteti shqiptar për hallet e emigrantëve?

Ju vetë, çfarë keni bërë për emigrantët?
– Unë jam ministresha, që ju vetë më keni votuar! UNË MINISTRJA QË JU DONI!– do të përgjigjeni ju.
Jo o ministreshë e malit të pëgërës së shtetit shqiptar! Unë as ju dua dhe as nuk ju kam votuar, kjo edhe sepse:
Ju na keni mohuar të drejtën e votës!
Ju na keni mohuar të drejtën e pensionit!
Ju na keni mohuar të drejtë e shëndetit dhe të pleqërisë!
Ju po na detyroni të dalim në pension tetëdhjetë vjeç!
Ju mendoni se ne, si skllevër qe jemi, dimë vetëm te kopjojmë fjalët e juaja…
Jo moj zonje!

Ne jemi te shkolluar, kemi kulturë, lexojmë, shkruajmë, pikturojmë, kendojmë, vishemi bukur, ndryshe nga ju, ne nuk kopjojmë!

Jeni ju qe kopjoni arrogancën e shefit tuaj!
Ne nuk po’ ju kërkojmë lëmoshë!
Ne po kërkojmë një të drejtë elementare siç është pensioni, për të cilin kemi punuar dhe kemi derdhur kontribute!

Punoni edhe ju si unë dhe si qindra mijëra emigrantë nga dymbëdhjetë orë në ditë. Kryeni punën për të cilën paguheni, dhe dymbëdhjetë orë në ditë, përpiquni të lidhni marrëveshjen për pensionet me shtetin Italian.

Burimi/Facebook