Hafiz Shala – Nuk po i kuptojë kërkesat e shtetëve të Quintit, që Dardania(Kosova) t’i lejojë Serbisë mbajtjën e zgjedhjeve nacionale në teritorin e sajë, shtet sovran dhë i pavaru

0
31

Në kuadër të shteteve të Quintit janë edhe Shtetét e Bashkuara të Amerikës të cilat po solidarizohën mé këto shtete.

Si mund të kérkohet qé zgjedhjet nacionale té një shteti tjetër, pra Serbisë, t’i lejohet mbajtja e zgjedhjeve në një shtet tjetér, sovran, demokratik e i pavarur i njohur më tepër se gjysma e shtetëve të botës, më Kushtetutë dhë ligje té miratura nga organi më i lartë legjislativ, Parlamenti më pérfaqësues të zgjedhur nga populli.

Është vështirë, deri të e pa pranueshme një kërkesë e tillë e cila orijentohej t’i bëjë favore po këtijë shteti i cili ushtrojë gjenocid, béri masakra të pa numérta në tërë teritorin e Dardanisé e cila, le që i mohonë por më kryeneqësi as që pendohet dhë kërkonë falje dhë sillet, sikur Dardania t’i kishte bërë gjenocid Serbisë.

Dhë, sa dukët, disa nga këto shtete nuk u erdhi mirë që nuk iu lejua referendumi të mbahet po ashtu në një shtet tjetër.

Si t’u spjegohet kjo sjellje qytetarëve të Dardanisë? A është kjo mosnjohjë e gjenocidit dhë masakrave serbe ndaj popullatés shqiptare.

Deklaratat formale pér gjenocidin serb në Dardani dhë kérkesat dhë veprimet në anën tjetër, nuk po pérkojnë më një seriozitet të zgjedhjës së marrédhënieve armiqësore ne mes të dy shteteve dhë të dy popujve të acaruara me shekuj, përmes dialogut që po qalonë më fajin e Serbisë cila, 33 nga ato nuk i ka zbatuar.

A nuk po i përngjet kjo një prelude të parapregatitjës së imponimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, njëetnik në një shtet multietnik, të cilin Kushtetuta e Dardanisé( Kosovës) në 23 nene e kontestojë që i bije se anipse egzistonë Asociacioni i Komunave të

Dardanisë ku duhet dhë mund të jenë në kuadér të tijë, përseri i dilët në pérkrahje të Serbisë qe bije në kundërshtim me parimet e veta.

E njejta gjë ndodhë edhe me “manastiret serbe” të cilat u shëndërruan ne nga ato shqiptare në ato serbe kur historikishtë dihet se ato kisha dhë manastire ishin dhë janë shqiptare.

Nese përmes këtyre veprimeve po mundoheni që gjoja të zbutën tonët e udhëheqësve nga të dy shtetet, edhe pse Serbia ngërlluzët më kërcënime të hapta me manifestimeve të fuqisë ushtarake, a mos e keni gabuar adresën të ndëruar ju të cilët ishit ata që më forcë e larguat Serbinë duke e bombardue pér 78 ditë duke e shpetuar një popull duarthatë nga zhdukja, tani e ledhatoni.

Një statistikë e vitit 2017 pérshembul kur janë në pyetje popujt më dy shtetési, në SHBA, jetojnë 36.6 milion hispanik me origjinë meksikane, që sipas kësajë logjike dhë “ parimeve” të cilat po mendoni t’i zbatoni në Dardani, a do t’u lejojnë SHBA-t që Meksika të organizoj zgjedhje nacionale në shtetin e tyre.

Sipas disa statistikave nga viti 2018 deri në vitin 2020, sipas kombëve, në Gjermani jetojnë 1.46 milion tyrq apo në total 11.43 milion të shtetasëve të huaj jo gjerman.

Tani, pyetje për të gjitha shtetët e Quntit qe nuk i mora edhe të tjerët, a do t’i lejojnë që këto shtete t’i organizojnë zgjedhjet nacionale nëpër shtetët e tyre.

Pse i gjithë ai presion në udhëheqjën e Dardanisë të cilën e ka zgjedhë populli pér herë të parë më ma shumë sé 50% e të cilet i kan premtue popullit se do ta zbatojnë Kushtetutën, ta respektojnë dhë mbrojnë tërësinë teritoriale dhë sovranitetin, duke iu premtuar se nga këto parime nuk do të hjekin dorë sepse janë pergjegjës.

Nese e keni ndërmendë që përmes presioneve politike apo shantazhëve “t’i detyroni” të hjekin dorë nga parimet, obligimet kushtetuese dhë betimet e dhënë para qytetarëve të Dardanisë, athere, kjo, nuk i bjenë ndryshe vetem që një “udhëheqje e pa degjuar” duhet të largohët.

Sipas veprimeve të deritanishme, ku shpeshhere thirreni në praktikat e ma parme, më vjenë keq por, këta të cilet janë sot në pushtet, nuk kanë

ardhë në bazë të kombinztorikave, të bisedave të pasmesnatés pérmes sekserëve, pérmes Listés serbe e cila, së pari ka marrë dorë në Beograd e pastaj Parlamenti ka bërë zgjedhjën e ish udhëheqësve të cilët, ishin kryekëput të shantaxhuar sepse ngarkohëshin më akuza të rënda për krim e korrupcion, pér shitje të pjesëve të teritorit të Dardanisë, pér korigjim-ndarje të Dardanisë dhë, ato praktika zotëri të ndëruar, nuk vijnë ma në shorehje sepse populli do të reagonë. Ka duruar më tepër së 20 vite dhë është plandosë për toke.

Kjo udhëheqje e popullit, nuk shantazhohet as nuk pajtohet më qfardo marrëveshje ku, rrezikohet sovraniteti, térësia teritoriale dhë, ndarja apo qkëputja e pjesés veriore pérmes krijimit të Asociacionit më kompetenca egzekutive- pushtet i tretë, një Republikë serbe dhë pérjetësishtë të jetohet nën tutorizmin serb me pretendime edhe riokupime hap pas hapi deri në okupimin total përmes quislingëve dhë vazalëve shqipfolës.

Përvojat historike më Serbinë, nese nuk i dini, janë të dhimbëshme dhë tragjike. Debime përmes masakrave që nga Toplica e deri të veriu i cili nuk ka shansë që kjo t’i imponohet Dardanisë.

Zotëri, është e udhës që gjak i derdhur për liri i popullit shqiptar, vértetë té respektohet jo vetem me fjale por edhe me vepra.

Pasi bëhet fjale per shtete mike te cilat perfundimishtë na e kanë sjelle lirinë bashkë më Ushtrinë Çlirimtare, më tërë qenien iu lutemi që mos të na risjellëni në robni nen Serbi.

Prandaj, egzistojnë rregulla dhë parime rreth zgjedhjeve të qytetarëve me dy shtetësi, në Evropë dhë në të gjitha vendet demokratike. Pse të ketë perjashtime vetem të një popull i cili është ende më vaj në buzë dhë plagë të pathara nga lufta e fundit.

Ish pushtetarët, me siguri së janë të gatqem që, po se u mundësohet ardhja në pushtet, ata do “ do t’iu ndihmojnë” sepse janë ata të cilët kanë nenshkruar marreveshje të dëmshme pér shtetin pér të mbetur në pushtet, pér t’i ikur përgjegjësisë për akuza të rënda të cilët duhet të përballën më drejtësinë e pa kapur dhë e pa korruptuar, dhë, opozita, pra ish pushtetarët që 20 vite ishin në pushtet, janë në panik sepse

udhëheqja e re e ka marrë më plot seriozitet t’i luftojë të gjitha ato dukuri ku do të përfshihën edhe shunë nga ata. Rezultatet e para janë inkurajuese, që është edhe kérkesë e miqve tanë ndërkombëtar.

Prandaj, ata janë te gatqem që t’i behën aleat të keqës pér të mbijetuar dhë për t’i ikur drejtësisë. Nese vazhdohet më këto veprime të Qeverisë e pa shantazhuar, që nuk akuzohet pér krim, korrupcion dhë pasurim të jashtëligjshëm, e cila, nuk e ka vjedhë popullin, sikur ish pushtetarët tani në opozitë, shpresat janë se me gjithë pengesat në të cilat do të hasin, do t’ia dalin. Prandaj, pëkrahja e miqëve tanë, është e mirëseardhur dhë e nevojshme dhë e domosdoshmë por, pa imponime.

Hafiz Shala

New York- 23 janar 2022