Hamdi Skeja – Fshati Tërshenë në harresën e Qeverive!

0
32

Ky fshat i bukur që ndodhet në Bicaj të Kukësit, pavarësisht se thuhet që është një mrekulli natyrore, të cilën ja ka dhuruar Zoti, duket se prej 30 vitesh këto banorë që janë aty, për një apo 100 arsye nuk janë larguar akoma janë të harruar nga qeveritë.
Le të jemi të vërtetë kur flasim, e vërteta mbase është e hidhur, po mbetet e bukur. Arsimi vazhdon të çaloj edhe sot, si para 30 vitesh!
Dy pamjet që shihni është një ndërtesë ku fatkeqësisht quhet shkollë!
Fëmijët e 2022-t bëjnë mësim këtu, dhe kjo është vërtetë ulëritëse!
Përveç kësaj, siç edhe mora informacione që në fshatin Tërshënë -Bicaj-Kukës, jetojnë shumë pak familje.
Një fshat pa rrugë, një fshat pa shkollë, një fshat pa jetesë, po prap fëmijët në çdo stinë, si në Pranverë, si në dimër bëjnë dy orë rrugë vajtje-ardhje për të shkuar në shkollë, për të marr dijen, kulturën, për të marr ajkën e së nesërmes.
Ashtu njerëzisht pyes:
Në është interesuar ndokush nga pushteti, nga shteti, nga instancat përkatëse për këta fëmijë?!- përgjigjia ishte jo!
Një ndërtesë pa çati, pa dritare, pa banka, por fëmijët vazhdojnë të shkojnë në atë ndërtesë të rrënuar që më vjen turp ta quaj shkollë!
E kemi parë dhe ndjekur të gjithë qeverinë, ministrën Evis Kushi që flasin për shkolla të reja, për kushtet e mira, për mbështetje të arsimit. Po kësaj si ti themi?!
Evis, që të bënë kriminelat ministre, hidhi sytë e shiko dhe të plaçin të dy!
Pafrikë mund ta quaj HEROIZËM atë që bëjnë fëmijët e atij fshati duke bërë kilometra të gjata në këmbë për dijën.
Kurse shtetit, bashkisë, apo rrethit kam një thirrje:
-Dreqi t‘ju hajë me gjithë milionat që vidhni, bëni dy klasa për këta fëmijë që mos u pikoj çatia, që edhe pse bëhen ujë e baltë në dimër, kur të ulen mos të dridhen nga i ftohti!

Hamdi Skeja!

Burimi/Facebook/Autori