Hamdi Skeja – Qëkur ike!

0
93

Ishte tmerr dita e ikjes,
qielli lëshoj rrebeshe lotësh
bashkë me mua,
qendrova i vetëm me kujtimet,
Ndërsa ti more arratinë
në belbëzimet:
-S’jemi për njëri-tjetrin!

Lëndinave të mendimit zogjt ndalën këngën,
lulet u vyshken
dielli mori arratinë
bashkë me ty!
Se ti ishe shpend paqeje, lule shumëngjyrëshe, ishe diell që ngroh,
Kurse ti përvëlove me ikjen!

qëkur ike!
Koha vazhdon e mbledh kujtimet,
si një shpend kur ndërton folezën,
po unë nuk kam më çfarë të mbledh
përveç lotëve!
A ndërtohet shpresa me dhimbje?
Boshllek i madh është mes distancës tonë,
që e mbush me lotët e mallit,
e di,
kam gabuar dhe jam fajtor për ikjen tënde!
Duhet të kisha dashur më pak,
po unë s’di të dua me kufijt e dashurisë
si ti!

Se dashuria është e paanë,
e pafundme
është jetë brenda jetës!

Hamdi Skeja !

burimi/facebook