Hamdi Skeja – Vërshim mesazhesh pas vdekjes!

0
90

Do ta nis ketë “shuplakë”me Mark Twain që thotë: “Sa herë e gjen veten në anën e shumicës, është koha të reflektosh dhe të ndryshosh”.
Në këto vite kam bërë edhe gabime, gabime në përceptim të një ngjarje, apo në dhjetra ngjarje. Por për një gjë jam i sigurtë se nuk kam gabuar asnjëherë, e kjo është se, nuk kam reaguar për ngjarje të shëmtuara vetëm se ka reaguar dikush tjetër, ose më saktë; kam reaguar për ato ngjarje që i kam analizuar në fillim si nën lëkurën time.
Në fakt duhet kthyer thika nga vetja e pastaj t’ja drejtojmë dikujt tjetër.
Shqipëria e lëmshuar në dhjetra e dhjetra ngjarjeve, trishtimëve, traumave, dhunimet dhe përdhunimet, tmerret ndaj vajzave në Shqiperi është kalvar i pafund, i pandalur, i pamenduar dhe i pandihmuar.
Epo kjo ndodh se opinioni publik reagon atëherë kur ndodh gjëma e zezë.
Po, ashtu siç ka ndodhur me dhjetra e dhjetra raste kur vajzat, gratë, ose më saktësisht FEMRAT janë vrarë, ose vetvrarë.
Teksa rri si një lepur në ferrë këtu ku jam, (edhe pse për mua nuk reagoi opinioni publik) unë më duhet të bëj detyrimin tim prej një qytetari të asaj zallamahie zhurmuesi. Të bëj detyrimin e një Shqiperie të përdhunuar që në themelet e vitëve ‘90 e deri sot.
Do ta etiketoja si shkrim për të ndjeren Adelina Sejdini, por jo vetëm. Por si fillim këtu do të ndaloja.
Pavarësisht jetës së saj të tmerrshme, të murrtë, të zezë, me ngjarje çdo ditë më të shëmtuara për të, kurse grupime, shoqata, kryetaret e tyre nuk e ndihmuan kurrë Adelinen e ndjerë. Ama tani mbushen ekranet televizive, mbushen portalet, mbushen studiot, dhe mbushen llafologjia e çdo frymori.
Atëherë, ajo iku…!
Iku siç nuk duhet të ikte, por askush nuk shikon (dhe e kam për këta që japin mend në ekrane) se përderisa keni zënë çdo vend për të dhënë mend, duhet të jepni ndihmë.
-DUHET TË JEPNI NDIHMË.
E nëse nuk e dini ku ta jepni atëherë mund të drejtoheni te unë t’ju jap disa raste që janë të ndryshme, por kanë vërtetë nevojë edhe për një kafshatë bukë.
Mund ti lini studiot, shkrimet dhe të ndihmoni disa femra që jetojnë brenda një ferri dhe janë ketu mes nesh.
Ah, keto femra që njoh unë që janë të dhunuara të çdo forme, nuk duan rroba firmato, as jetë luksoze, duan pak mbështetje që të jetojnë si njerëz. Kjo mund të behet dhe pa zhurme, pa media, duke punuar në heshtje. E ato grupimet, shoqatat, të marrin emertimin e duhur që mos vërshoni me mesazhe pas vdekjes.
Fjala në veprim pa zhurmë është sukses, zhurma është deshtim dhe mjerim i gjithë ketyre vitëve!
Hamdi Skeja!

Burimi/Facebook