Harrojini portet dhe aeroportet, Rama poston videon: Si do të duket pista e garave me makina në Elbasan

0
84

Elbasani pritet të ketë pistën e parë të garave në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot në rrjetet sociale projektin “3D” të Autoparkut që është projektuar në bashkëpunim me FIA-n. Pista do të shërbejë për gara kombëtare dhe ndërkombëtare.

“MIRËMËNGJES

dhe me një tjetër ëndërr nga ato që kanë hyrë në rrugën e realizimit, Autoparkun ultramodern të Elbasanit, projektuar në bashkëpunim me FIA-n, nën udhëheqjen e drejtorit të Transportit Rrugor Shqiptar, Blendi Gonxhe, e kujdesin e Presidentit Jean Todt, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.