Hashim Thaçi i dërgon të fala Edi Ramës nëpërmjet djalit të tij… Ja mesazhi i plotë…

0
150

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë ditës së sotme përuroi aeroportin ndërkombëtar të Kukësit dhe në fjalimin e tij përshëndetës nuk harroi ta përshëndes edhe mikun e tij Hashim Thaçin i cili tani gjendet në Hà gē.

Rama theksoi se i mungon shumë vëllau i tij.

“Dua të ndaj me ju faktin që më mungon shumë sot, dikush! Më mungon dikush që unë e veçoj një prej shqiptarëve më të mëdhenj.Më mungon shumë dikush që është një prej shqiptarëve më të mëdhenj, jo se është vëllai im, po është vëllai im sepse është një prej shqiptarëve më të mëdhenj, ai është Hashim Thaçi.

Nuk e kam idenë a më ndjek prej këtu ose jo, por do të doja t’i dërgoja një përqafim dhe t’i thosha se në muret e këtij aeroporti gjendet edhe një moment i veçantë, momenti kur Hashim Thaçi dhe Ibrahim Rugova të ulur bashkarisht, i hapën rrugë lirisë përfundimtare të Kosovës”.

Ndaj këtij mesazhi ka reaguar djali i ish-presidentit, Endriti, duke e falënderuar kryeministrin Rama për mesazhet e tij.

Ai theksoi se edhe babai i çon të fala atij.

“Falënderoj z.Rama, Kryeministrin e Shqipërisë për fjalën e kujtimeve për babin. Të jeni të sigurtë që babi përcjell me vëmendje dhe shumë gëzim sukseset e juaja në Shqipëri, përfshi hapjen e aeroportit impresiv në Kukësin vëllazëror. Dhe keni të fala nga ai”.

Burimi/todaynews33.com/