Haxhi Avdyli – Ska rrugë tjetër.

0
42

Provokimet, sharjet e ulëta banale, dhuna, reagimet çoroditëse joparlamentare të cilët shfaqën sot disa nga kolegët tanë, deputetë të PDK-së paraqesin shenja të nervozës e dëshprimit nga humbja e pushtetit. Provokimet e tilla kanë një qëllim degradimin e sjelljes parlamentare, viktimizimin e tyre eventual, dhe situata të pakëndshme që ata mendojnë se iu shkojnë në favor të tyre si parti. Kjo sjellje përkundrazi ua shfaq fytyrën e vertetë që akoma sjanë të pjekur për parlamentarizëm ku do zhvillohej debat, e ballafaqim verbal. Dëshpërimi i madh nga dështimet e tyre 20 vjeqare në politikë siq janë instalimi i sistemit korruptiv, votimin e Gjykatës speciale, dialogu pa krye për territore e organizimin e brendshëm etj disave ua ka humbur rrugën në oborrin e vet. Prandaj këta janë të hutuar, pa vizion dhe po degradojnë gjuhën e sjelljet deri në nivel të ulët të rrugaqërisë politike. Poashtu duhet cekur sduhet përgjithësuar sepse jo të gjithë deputetët sot kishin sjellje të tilla rrugaqërie. Por ne jemi të vendosur që të mos bijmë pre e provokimeve të humburëvë në katrahurën e tyre politike por do vazhdojmë me punë të mira për vendin. Ne ftojmë kolegët opozitar që ndikojnë në ndrrimim e diskursit te dëmshëm, të disa plangprishësve brenda rradhëve të tyre, dhe të bashkohemi për kauzat e përbashkëta për qytetarët e interesat e vendit. Përndryshe ata do jënë humbës edhe më medhenj para opinionit .Ata duhet të mësohen se ndryshimi ka ndodhur në Kosovë. Dhe ky ndryshim ska për tu ndalur, por do jetësohet sipas vullnetit të 14 shkurtit. U pëlqeu apo su pëlqeu atyre që humbën privilegjet, por transformimi i përgjithshëm i Kosovës ka për të ndodhur. Ska rrugë tjetër. Ata tani janë opozitë do respektohen si opozitë, dhe do dëgjohet zëri tyre me kujdes por asnjeherë sdo pranohen të përligjen sjelljet banale joparlamentare.

Burimi/Facebook