Historia e bukur e lepujve

0
24

Gjithmone i kam dashur kafshet,shpendet ,peshqit e akuariumit dhe lulet. Keto kane qene dashuria ime me e madhe. Gjithnje kisha “zenka” me prinderit per pune te ketyre,se merrja ushqim ,nga shtepia per ti ushqyer kafshet.

Isha diku rreth moshes 14 vjecare,kur vendosa te blej nje cift lepujsh ne pazar. Bera kafazin vete dhe i ushqeja me bar qe e mblidhja arave . Mu desh te udhetoja larg ,si e si te siguroaja ushqimin per to,sepse une jetoja ne qender te qytetit dhe ku kishte bar aty. Aty ku jetoja une me familjen ,ishte nje ndertese qe shume vite perpara kish qene hotel dhe me pas ishte pershtatur per banore. Por poshte pallatit kishte disa ndertesa te vogla ,qe mund te kishin qene depo,apo guzhina e hotelit. Ajo pjesa me e mire na qelloi ne dhe aty i mbaja lepujt. Kisha diku 2,5 x 2.5 nje pjese toke qe une e rrethova dhe aty mbillja deri ne kater rrenje domate. Ne mes te tyre kisha nje kumbull qe u rrit shpejt dhe ne merrnim prollim edhe nga kumbulla dhe nga domatet,se jashteqitjet e lepujve ,une  i perdorja per domatet dhe kumbullen. Por lepujt ecen mbare dhe u shtuan shume . 

Nje dite vjen nje shok i babait per vizite dhe ne bisede e siper babai i tregon ,per pune te lepujve ,qe une mbaja dhe ai u habit qe une nje femije qyteti te merresha me lepuj,sepse une krahas kujdesjes per lepuj ,une lexoja shume libra ,ndaj u habit shoku i babait . 

Ne bisede e siper i thote : – Une vdes per lepuj,jane te bukur shume. Nuk me ka rene rasti se do ti mbaja me shume deshire,sepse ai jetonte ne nje zone ku kishte shtepia private dhe kishte nje bahce te madhe. 

Me therret babai dhe me thote : – Luigj do ja japesh ketij shokut tim nje cift lepujsh . Nuk mund ti kundershtoja ,as babait,por as atij,sepse une shkoja shpesh tek shtepia e tij dhe atje kishte fiq shume dhe haja fiq gjithe kohen dhe peme te tjera. Keshtu qe nuk mund te refuzoja. 

– Po babe ,kur te done ja jap.

– Epo ,beri gadi nje cift dhe merri nje cante dhe futi brenda ,qe kur te shkoi ti marre me vete.

Shoku i babait i thote : – Jo more Kole ,se mos nuk ka qefe me ja dhene te tjerve. 

– Jo i thote babai,ka pot per ty dhe per mahallen ,se tani i ka lind lepurusha dhe i ka bere dhe 12 te tjere.

Une u largova dhe shkova dhe i mora nje cift lepujsh dhe i futa ne nje cante stofi.

I mori shoku i babait dhe me falenderoi shume,sepse u ndie shume i kenaqur se tani edhe ai do te kalonte kohen me ta .

Kaluan kohe dhe muaj dhe nje dite erdhi shoku i plakut i merzitur shume e babai e pa dhe e pyeti – Hajer kjofte cfare ka ndollur o Xheladin ? 

– Ca te tregoj o shoku im , ata lepujt qe mora ketu u kenaqa kaq kohe me ta dhe u bene rrumbullak,se kishin shume bar aty per te ngrene dhe i shihja tek shetisnin para shtepiet dhe dilja ne mengjez dhe pija kafen jashte ,duke u kenaqur me ta tek shetisnin ,vraponin te gezuar. Nuk e di cfare ndolli por mu zhduket pa pritur . Kerkova gjithandej dhe nuk i gjeta fare. Pyeta tek komshinjet dhe me thane qe nuk i kane pare. Kerkova se mos i ka ngrene gje,por nuk gjeta fare gjurme. Nuk e di nese i ka vjedhur dikush ,apo cfare ndolli me to.

– Po ,hajt he burre – i thote babai. – Po per kete je merzitur a ?

– I themi Luigjit dhe merr nje cift tjeter.

– Jo – tha shoku i babait – nuk marr cift tjeter se dhe ai ashtu do perfundoje ,si keta dhe vec vec i fus stres vetes e bej fjale ne shtepi,se ai pinte dhe pak alkolin. Keshtu nuk pranoi ti mirrte ciftin tjeter.

Kaluan kohe dhe kohe dhe nje dite shoku i plakut vjen per vizite perseri . Ishte prape i merzitur .

– Po he – cfare te ka ndollur – i thote babai .

– Po cfare te tregoj – e nis ai shoku i babait biseden- a ju kujtohet qe ju kam treguar ,qe me humben lepujt ?

– Po i thote babai – cfare ka ndollur ?

– I kam gjetur .

– Eh shyqyr – ja pret babai ,po me behet qefi shume,por na trego si i gjete pas kaq kohesh ?

– Nje mengjez tek po rrija ,vec po shohqe del njeri lepur nga toka dhe cfare ,pas i shkonte nje ushtri ,ku ta di une ,nja 10 a me teper dhe kishin hyre ne kopesht dhe po hanin prodhimet ,sidomos lakrat ,u erdhen hakut. U ngrita dhe thashe te ju a ze rrugen dhe ti kapi,por mu zhduken ,hyne diku ne nje bire dhe su pane.

Aty per aty qeshen ,por me pas ai qante hall ,se po i hanin produktet e bahces lepujt,se dilnin naten dhe ushqeheshin,ose kur nuk kishte njeri ne bahce. Sapo dilte dikush ato strukeshin.

Pas shume kohesh shoku i plakut kerkonte se si ti zhdukte,se nuk po i linin prodhim mbi toke. Lepujt kishin pushtuar jo vetem bahcen e tij,por kishin filluar dhe me bahcet e komshijve.

Luigj Shkodrani