Historiku i shkurtër i Shenjtërores së Shna Ndout Laç – Sebaste.

0
187

Lindja dhe zhvillimi i devocionit antonian (shek. XVI – XIX)
Mbas disa dhjetëra vitesh pështjellimi që vinin pas sundimit otoman, Kisha Katolike në Shqipëri filloj të ringjallej falë shtytjes së ripërtërime misionare të promovuar nga Koncili i Trentos që i interesoi edhe Ballkanit. Si në Veri, në përpjekje me u kundërvu shtrimjes protestante, po ashtu në Jug me ndaluar përparimin mysliman, patën një rol të efektshëm Shejtnoret e kushtuar Virgjëres Mari dhe devocioni ndaj Shna Ndout. E taman në këtë kontekst historik, ai pati një përhapje popullore befasuese, duke e shndërruar Shenjtin e Padovës në një shenjt me natyrë të gjithëmbarshme e jo vetëm të lidhur me Urdhrin Françeskan . Pra nuk është pa interes shënimi i një historiku françeskan: “Është traditë që (Kisha) të jetë kushtuar prej disa ipeshkvinjve shqiptarë duke u kthyer në dioqezat e tyre mbas Koncilit të Trentos”. Tradita përforcohet nga mbishkrimi i bërë në gjuhën latine i pikturuar në brendësi të Kishës së lashtë deri në shkatrrimin e saj në vitin 1967: “Ky Tempull është shuguruar nga i Nderuari Zoti Giovanni Brunnus, Arqipeshkëv i Antivarit, në vitin e mishërimit të Zotit 1557, me datën 2 dhjetor”. Një mbishkrim i dytë, pastaj, dëshmonte se në vitin 1605 Kisha ishte restauruar nga frat Gjon Kolleshi, vepër sigurisht jo e lehtë në ato kohëra shumë të vështira dhe sigurisht domethënese për kuptimin e vendit.

  1. Shenjti i të gjithëve (1900 – 1945).
    Që në gjysmën e dytë të 1800-ës shkruhej: “Kisha e lashtë u pa se ishte e drejtë të mbahej, ndërsa konsiderohet si shenjtërore dhe mbahet me devocion të madh si nga të krishterët ashtu edhe nga turqit, që atje vërshojnë në numër të madh per të kremtuar festën e Shna Ndout të Padovës”. Në dhjetë vjetorin e parë të 1900-ës, nuk bëjnë tjetër përveçse të vërtetojnë se fama e “Vendit të Shenjtë” në Laç – Sebaste dhe të shenjtit, Pajtorit të saj, jo vetëm se është shtri në të gjithë Shqipërinë, por madje ka kaluar kufijtë e zakonshëm fetarë, tipikë të popullit shqiptar, duke përfshi njëkohësisht Katolikët, Ortodoksët, Myslimanët dhe Bektashint. Ndoshta nuk teprohet duke pohuar se bashkëjetesa e qetë me përmbamje të ndryshme fetare shqiptare në hije Shenjtërores së Laçit në Sebaste të ketë përgatitë në mënyrë profetike pjekurinë e ndjenjës së sinqertë të identitetit dhe njësisë kombëtare, tipike e popullit shqiptar, të vulosur nga një respekt i sjellshëm i ndryshueshmërisë në përkatësitë fetare. Në këtë periudhë shihet angazhimi i vazhdueshëm i fretneve që kërkonin të përballonin shtimin e vazhdueshëm të shtegtarëve, duke siguruar përkujdesjen shpirtërore, para së gjithash, me anë të predikimit dhe rrëfimeve, duke përmirësuar udhët e mbërritjes në Malin e Shenjtë”, duke rindertuar kuvendin përbri kishës së lashtë.

Burimi/Facebook/Prel Preka