HUMANIZMI NUK VDES , AI JETON NË ZEMRAT E BREZAVE TË RINJ !

0
95

Pas një situate të rëndë që kaloi mbarë bota dhe ku edhe ekonomia pësoi gjate kësaj periudhe , tani u krijua përsëri edhe një situatë tjetër kjo e luftës në Ukrainë , ku pritet të sjellë pasoja jo fort të këndëshme edhe në ekonomi globale .

Edhe pse këto situata gjithnjë, ka njerëz që tregojnë humanizmin dhe zemërgjerësinë e tyre, për të dhënë nga vetja dhe për të ndihmuar të tjeret, në nevojë . Qytetarët e Ukrainës të larguar nga vendi i tyre , kanë nevojë për cdo gjë , që nga ushqimet , por dhe për veshëmbathjet . Por edhe ato që janë në Ukraine , në disa qytete , por edhe në kryeqytetin e Ukrainës , në Kiev, kanë nevojë shumë , qoftë për ushqime , por dhe veshmbathje, duke qënë që janë larguar nga shtëpitë me rrobat e trupit, sepse forcat ruse sulmuan herët, që në orët e para të mëngjesit, kur ata ishin akoma në gjumë , kështu që ata janë ngritur të frikësuar dhe kanë marrë ato cfarë kanë mundur të mbledhin në aq pak minuta dhe të largohen nga shtëpite e tyre , për ti shpëtuar goditjes së armikut .

 Kështu që shumë shtete , firma dhe indivitë të ndryshëm, po mundohen të dërgojnë ndihma me anë të organizatave të ndryshme humanitare të afrojnë , qoftë ushqime, veshëmbathje , sepse në Ukrainë u duhen mjaft . Në këtë aksion u përfshi edhe firma daneze Dansk  Outlet, që një grup pronarësh të dyqaneve të kësaj firme dhuruan rroba me një vlerë të konsiderueshme .

Por ajo cfare është ajo që të bie në sy gjatë leximit të ketyre listave është edhe një djalosh shqiptar , që edhe pse një pronar i ri , që nuk ka më shumë se dy apo tre vite që është pronar i një prej këtyre dyqaneve , ka afruar rroba që shkojnë në shumën rreth 40 mijë korona daneze dhe kur e pyet , të tregon gjërë e gjatë historinë e shqiptarve , si ata të Shqipërisë pas viteve te 90 `, kur ai sapo kish lindur, ku e gjithë bota i afroj ndihma të konsiderueshme shqiptarve, apo dhe gjatë luftës në Kosovë e në Maqedoninë e Veriut, ku bota mbarë u afroj ndihmë shqiptarve, si në armatim, në ushqime dhe veshmbathje , apo dhe pritja madhështore që Danimarka u ka bërë shqiptarve të ikur nga lufta në Kosovë , ku u ka afruar strehim,ushqim, veshmbathje e shkollim .

Dhe djaloshi me emrin Luindo , nuk ka të ndalur duke treguar nga historia e shqipëtarve, ndaj thotë, Luindo edhe unë dua të kontriboj dicka nga vetja edhe pse sapo kaluam një situatë jo të mirë me Pandeminë, ku shitja e rrobave ra shumë , por kur bëhet fjalë për të ndihmuar një popull në luftë, nuk duhet të llogaritet asgjë.

Në Ukrainë sot kanë nevojë për të gjithë ne , duke hequr dicka nga vetja dhe ju a dërguar atyre .

Ne fakt – vazhdon bisedën Luindo , po mendoja me vete ,këto ditë se si mund të krijojmë ndonjë inisiativë tjetër për tu ardhur në ndihmë popullsisë ukrainase dhe me shkoi në mendje , po sikur datën 1 mars 2022, tja kushtonim 10 % te fitimit ditor , si ndihmë për popullatën e Ukrainës . Këtë përqindje tja përcillnim një shoqate këtu në Danimarkë që mbledh ndihma për Ukrainën . Nuk prita dhe menjeherë u ula në kompjuter dhe këtë thirrje ja drejtova të gjithë kolegëve të mijë, pronarë të dyqaneve të firmës tonë,  Dans Outlet dhe mora përgjigje menjeherë nga një numer i madh i tyre, por besoj se dhe gjithë të tjerët do të bëhen pjesë e kësaj ideje që unë  ju propozova  .

 Vertetë se ne nuk po bëjmë ndonjë gjë të madhe, por duke kontribuar të gjithë nga pak, besoj se do të bëjmë dicka për atë popull , që me të padrejtë po sulmohet nga nje shtet tjetër. Detyra jonë është, që ta ndihmojmë njëri – tjetrit , kur është në nevojë , ndaj mos e konsideroni se kemi bërë ndonjë gjë të madhe , vec kemi hequr dicka nga vetja për të ndihmuar një popull që ka sot nevojë për ndihmen e të gjithëve ne . Le të shpresojmë që për shtetin e Ukrainës dhe popullin e saj të bëhet më e mira , që ata ti kthehen jetës normale, sepse jetojnë në shtetin e tyre dhe në tokën e tyre . Ditë më të bukura ardhëshin për të gjithë ne . 

Te vjen mirë kur dëgjon tek këta të rinj , fjalë të tilla dhe i thua vetes , që humanizmi nuk vdes kurrë, ai jeton në zemrat e brezave .

Shkruar për LuigjiPress – Luigj Shkodrani