Humori në zi! Shuhet në Itali parodisti i Vlorës, Muhamet Lika

0
10

Arti shqiptar në zi! Ditën e sotme është ndarë nga jeta parodisti i mirënjohur nga Vlora, Muhamet Lika.

Aktori i madh i humorit humbi betejën me jetën në moshën 64-vjeçare. Shkak i vdekjes së tij ka qenë një atak kardiak. Lika vuante prej kohësh nga sëmundja e zemrës, ndërsa ishte për kurim në Itali. Pas kontrollit shëndetësor ai ka pësuar një atak kardiak që i mori jetën.

Muhamet Lika numëron qindra role në skenën e humorit me një aktivitet 41- vjecar në skenë.Lika mban shumë tituj dhe çmime për artin që ka transmetuar tek njerëzit, ndërsa së fundmi është vlerësuar nga Presidenti i Republikes me titullin “Mjeshtër i madh”. Lika la pas dy fëmijë dhe gruan e tij.

Ndarja nga jeta e Muhamet Likës është një humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare.

Katër paraodistët Afrim Agalliu, Agron Hamo, Mane Lumani dhe Muhamet Lika u shfaqën së bashku për herë të fundit vetëm disa ditë më parë në skënën e teatrit ‘Petro Marko”. Lika duartrokiti parodistët e rinj të estradës së re në Vlorë dhe më pas u nis për kontrollin në Itali por nuk ia doli dot.


U ngjit në skenë dy ditë më parë, kush ishte Muhamet Liko

Pak minuta më parë, lajmi se Muhamet Liko, pjesëtar i grupit të parodistëve të Vlorës, u nda nga jeta, trishtoi zemrat e gjithë publikut.

Muhamet Liko lindi më 26 Qershor të vitit 1955 në qytetin e Vlorës. Daljen e parë në skenë e pati në vitin 1978 në shfaqet amatore në Vlorë, ku u bashkua së bashku me 3 parodistët e tjerë. Duke mos iu ndarë skenës për 41 vite me radhë dhe duke dhuruar humor për shqiptarët. Parodistët e Vlorës fituan zemrat e të gjithë shqiptarëve me humorin e tyre brilant të ndërthurur edhe me këngën duke i mbijetuar brezave për vite të tëra.

Kliko per me shume info
Hera e tij e fundit që doli në skenë, ishte pikërisht para dy ditëve.

Në fund të premierës së natës së parë të premierës, u ngjit në skenë së bashku me Agron Hamon, Mane Lumanin dhe Afrim Agalliun. Ai i uroi të rinjtë për shfaqjen duke i nxitur e këshilluar që të punojnë shumë për të vazhduar traditën e bukur të humorit e parodisë vlonjate, kjo e fundit prej dekadash ka qenë eksluzivitet i 4 parodistëve të Vlorës.

Liko mban shumë tituj dhe çmime ndërsa së fundmi është vlerësuar nga Presidenti i Republikës me titullin ‘Mjeshtër i madh’.

Gjithashtu është baba i dy fëmijëve.

Shqiptarja.com