Nga E.T
Arrestimi i biznesmenit rumun, Dragoș Săvulescu, bashkëshortit të modeles shqiptare Angela Martinit, ka bërë bujë në mediat sociale.
Ai ra në prangat e policisë ditën e djeshme në Mykonos pas një kohe të gjatë në arratisje.
Për kapjen e tij u përfshinë zyrtarët e Nën Drejtorisë së Policisë së Mykonos.
Ndërsa media rumune Stirileprotv.ro, raporton se Savulescu ishte në shoqërinë e një krimineli shumë të rrezikshëm në momentin e arrestimit nga policia.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar për herë të parë edhe Angela Martini. Kjo e fundit ka postuar në Instastory vetëm emojin e një fytyre që qesh. Përmes këtij emoji Angela siç duket do të tregojë se është e qetë dhe se situatën po përpiqet ta kalojë sa më pozitivisht.
Gjithashtu modelja ka shkruar në një postim tjetër: “Besa. Kontrollojeni në Google”. Nuk e dimë se kujt ja drejton mesazhin në këtë rast, por mund t’ju dedikohet njerëzve që e kanë tradhtuar në kto momente të vështira.
Kujtojmë se në fillim të vitit 2019 Dragoș Savulescu, u dënua me 5.5 vjet burg, për përfshirjen e tij në një skandal të madh ekonomik në Rumani së bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazare, Cristi Borcea dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh.
Burimi/cna.al/