I ndjeri Klodjan Rasha, një sebep që ndërkombëtarët të “pajtojnë” 5 palaçot e politikës shqiptare.

0
120

Një pyetje për Kryeministrin që ka kohë që fluturon me perime nga deliri i mender – lëpirjes së 3-4 enukëve rreth tij ,dhe i verbuar e i marrë peng ,nga 3-4 biznese, ku të gjithë palaçot e politikës kanë investuar milionat e eurove të vjedhura.
Nga i gjejnë paratë këta “palaçot” e opozitës që paguajnë “minorenë” për ti vënë zjarrin palaçove të pushtetit?!
Këta janë të gjithë pa punë.
Madje me letra marrin të gjithë pension nga qeveria juaj.
Po vajza e Niko Peleshit, sa është paguar dhe nga kush palaço i opozitës është paguar?!
A mos ju japin para, palaçot e pushtetit nëpërmjet tenderave, këtyre palaçove të opozitës, që këta të paguajnë “ viktimat” minorene që të rrezojnë pushtetin e palaçove “zemer gjerë”?!
Apo palaçot e opozitës i paguajnë nën dorë 3-4 bizneset që mbajnë “kursimet” e të gjithë palaçove të politikës dhe kanë të lidhur me zinxhir në qafë si kone zonjash, pushtetin tënd dhe palaçot e pushtetit?!
Dëngla dhe dokrra të tilla, mund t’ja shisni vetëm një grushti fatkeqësh që ju besojnë ju dhe sivëllezërit tuaj në verbëri.
Hipokrizinë se gjoja po bëni “ sherr” të “madh” për viktimën dhe viktimat, që ju palaçot e politikës keni krijuar prej 30 vitesh, duke thyer xhama e djegur kazanë që mbajne brenda ekuivalencën tuaj, mund t’ja hidhni vetëm mender-lepirësve tuaj dhe miopëve burokratë të ambasadave që, jo se nuk e dinë, por jua do puna ta pranojnë si “sherr”, që të dalin si pajtues të mëdhenj të 5 palaçove që prej 30 vitesh nuk kanë lënë palaçollëk pa bërë në kurriz të shqiptarëve.
Prej 30 vitesh që përseritet e njëjta hipokrizi, ku pothuajse ka të njëjtat fytyra si regjisorë, të njëjtët palaço si aktorë, të njëjtët palë “ndërluftuese”, i njëjti avaz naiv ose formal e burokratik i ndërkombëtarëve dhe fatkeqesisht, viktima janë vetëm qytetarët e thjeshtë, fukarenj dhe hallexhinj. Ndërsa përfitues nga viktimat janë vetëm 5 fytyra të pështira të politikës palaço të Shqipërisë.
Sa herë që në pushtet janë një palë palaço dhe ndodh një ngjarje, pala tjetër e palaçove “qan” për viktimat.
Jo vetëm që “qan”, por përbetohet në pafytyrësi për drejtësi të munguar, që sa të marrë pushtetin do të denojë palaçot që jane në pushtet.
Dhe sa vjen në pushtet, jo vetëm që harron viktimat e shkaktuara nga palaçot paraardhës, por nuk i rrihet kurrë pa shkaktuar viktima të tjera që tu japë mundësi palaçove të tjerë të bëjnë të njëjtin ritual.
Palaçot bëjnë sikur luftojnë me njëri-tjetrin dhe sikur vajtojnë për viktimat
“Viktimat” e gjalla të palaçove ju shërbejnë paloçove që shkaktojnë viktima në çdo pushtet duke shkuar si turmë qorrazi pas palaçove të radhës që jane ne opozitë.
A nuk ndodhi kështu me 2 prillin 1991 në Shkodër me 4 viktimat që u vranë nga palaçot e pushtetit (Arben Broci me shokë)?!
Po me të ndjerin Arben Vogli të vrarë nga palaçot e pushtetit para zgjedhjeve të 22 marsit 1992?!
Dhe kur në pushtet erdhën palaçot që “qanë”, harruan drejtësinë e premtuar.
Po në shkurt të vitit 1997 me të ndjerin Artur Rustemi në Vlorë, a nuk ndodhi i njëjti skenar palaçosh?!
Po me viktimat e 9 marsit 1997?!
Po me viktimat e mbytur me anije të nisur drejt brigjeve të Italisë në mars 1997 nga të njëjtët palaço që “qanin” për Nënat shamizeza?!
Po me viktimat e 1 korrikut 1997 kur u vranë në protestën pro referendiumit të Monarkisë?!
Po me të ndjerin Avdyl Matoshi të vrarë më datë 6 janar 1998, a nuk do të ishin të njëjtët palaço vrasës dhe palaçot e tjerë që “qanin” e betoheshin për drejtësi?!
Po më 12 shtator 1998 me të ndjerin Azem Hajdari, a nuk ishin po të njëjtët palaço vrasës dhe po të njëjtët palaço që betoheshin për drejtesi e që “qanin”?!
Po më datë 13 shtator 1998 kur u vra nga një palë palaço i ndjeri Skënder Kalenja, a nuk ishin palaçot e tjerë që “qanin”?!
Po për të ndjerin Syl Lusha të vrarë në ditën e flamurit 28 nëntor 2000 nga palaçot e pushtetit, a nuk beënë të njëjtin teatër palaçot e opozitës?!
Po me 23 viktimat e Gërdecit më 15 mars 2008, a nuk ishin palaçot e opozitës që “qanin” dhe betoheshin se palaçot e pushtetit do jepnin llogari prapa hekurave?!
Po me të ndjerin deputet Fatmir Xhindi, të vrarë në 2 maj 2009, a nuk ishte pothuajse e njëjta retorikë nën rrogoz mes palaçove pushta, të pushtet-opozitës?!
Po me 4 viktimat e 21 janarit 2011, a nuk ishin palaçot e opozitës që “qanin” dhe ju betoheshin familjarëve të viktimave me lot e qurre se sa të vinin në pushtet do u tregonin vendin palaçove të pushtetit?!
E njëjta histori prej 4 ditësh me viktimen Klodjan Rasha, mes të njëjtëve palaço por me “stil” perëndimor ku palaçot vetë nuk dalin në skenë por përdorin “viktima” që duan të shfryjnë mllefin ndaj arrogancës së palaçove të pushtetit të stimuluar pak me disa “viktima” nga palaçot e opozitës.
Por faktet e 30 viteve nxjerrin zbuluar fytyrat e urryera dhe palaço të dy palëve, sepse prej 30 vitesh asnjë palaço nuk është ndëshkuar kur ka ikur nga pushteti për të gjitha palaçolliqet që ka bërë në pushtet, dhe asnje palaçoje të opozitës nuk i është kërkuar llogari nga viktimat dhe familjarët e tyre për mos mbajtje fjale kur kanë ardhur ne pushtet
Prej 30 vitesh që palaçot tallen me viktimat, dhe “viktimat” e gjalla ju shërbejnë palaçove si mish për top vetëm për karriket e tyre.
Prej 30 vitesh që palaçot kanë qeverisur bashkë në vitin 1991 me qeveri teknike, kanë qeverisur bashkë në vitin 1997 me qeverinë e pajtimit kombëtar kur kombi nuk ishte i zemëruar mes vetes por, me një palë palaço dhe i mashtruar nga palaçot e tjerë.
Kanë qeverisur bashkë me qeveri teknike në vitin 2017 ku palaçot i dhanë dorën njëri-tjetrit për ti “futur” krahun viktimave popull.
Prej 30 vitesh, kanë bërë pakt bashkë ne vitin 2002, kur zgjodhën bashkë presidentin, prokurorin dhe kryetarin e SHIK-ut.
Kanë bërë pakt bashkë në vitin 2007 kur zgjodhen presidentin.
Kanë bërë pakt bashkë në 21 prill 2008, kur iu hoqën shqiptarëve me Kushtetutë të drejtën e zgjedhjes.
Kanë bërë pakt bashkë në vitin 2009 kur u krijua qeveria PD-LSI.
Pastaj palaçot bënë pakt bashkë më 1 prill 2013, kur palaçot e tjerë i pagëzuan me emrin aleancë e qelbësirave.
Pastaj një pakt tjetër më 17 maj mes palaçove të medhenj kundër palaços së vogël.
Pastaj ne shtator 2017 njeri nga palaçot e medhenj beri pakt me palaçon e vogel qe 3 muaj rresh nuk kishte lene gje pa i thene
Pastaj më 14 janar 2020, të gjithe palaçot u ulën bashkë me emërtimin e ri ‘këshilli politik i palaçove’ për të ruajtur të njëjtët palaçollëqe për të cilat gjoja kishin bërë sherr mes palaçosh.
30 vjet që shohim të njëjtin teatër të pështirë nga të njëjtët palaço politikë.
30 vjet që kemi të njëjtat viktima, qytetarët pa shpresë dhe të mashtruar nga të njëjtët palace.
30 vjet që ndërkombëtarët mashtrohen nga sherri fallco i të njëjtëve palaço, dhe brohorasin kur palaçot e “zemeruar” mes veti, “pajtohen”me ndermjetës.
Palaçot duhet të jenë viktima të votes së qytetarëve, për të mos patur viktima nga qytetarët për pushtetin e palaçove.
Dhe në fund, kam një pyetje për zonjën Kim dhe të gjithë nderkombëtarët:
Si ka mundësi që prej 30 vitesh, viktima ka vetëm nga qytetarët dhe asnjë viktimë palaço?!
Tani po pres “viktimat” e gjalla të palaçove, të më bëjnë gjyqin se i kam sharë padrino-palaçot.

Nga Myslim Murrizi

Burimi/Facebook