I ngujuar në shtëpi në 50-të vjetorin e lindjes .

0
207

Nga Lek Gjoka
Jacksonville Florida

Trokitja e muajit Prill në Jacksonville Florida vjen ngarkuar plot ngrohtësi ku shpesh herë ngrohtësia e rrezeve të diellit t’a bëjnë me sy për të dale një xhiro nga bregdeti i oqeanit Atlantik në Jacksonville Beach por që fatkeqësisht sot kjo perle floridiane është mbyllur në çelesin e frikes nga Coronavirusi Covid-19 .
Para pak muajsh kaloja nëpër imagjinatën time se kur të vij 6 Prilli përvjetori im i 50-të i ardhjes në kete planet plot dallgë në oqeanin jetesor sigurisht që do t’a festoja plot deshirë ketu në Jacksonville Florida apo në ndonjë qytet tjetër në Amerikë por.. sot planeti Tokë është në një luftë pa armë dhe me një armik të përbashkët një virus kinez të pagëzuar me emrin Coronavirus shkurt Covid-19. Toka ky planet plot zhurmë është zhytur në heshtje,ë në dhimbje, në , lot , në ngujime , trishtim, panik , varfëri dhe frikë. Me dhjetëra e dhjetëra mijera njerez të pafajshëm largohen nga kjo botë. Edhe vete jeta qan për largimin e tyre sepse as në momentet e fundit të jetës asnjë familjar nuk iu shtrengon dorën e shpresës, nuk ju mbyll as sytë kur shpirti kalon në amshim , nuk ka mundësi askush të ju hedhe një grusht dhe sepse armiku coronavirus Covid-19 nuk të le te dalesh nga ngujimi .
Ditët sikur ngadalësuan udhëtimin, orën ngarkuar me lajme të trishta nga vendlindja të fusin në një tunel jetesor ku nuk shikon dot dritë në fund të tij. Dikur në diktaturën komuniste diktatori Enver Hoxha dhe klika e tij na kishin mbyllur si zogu në kafaz dhe nuk fluturonim dot nga kafazi drejt Evropës apo Amerikës së lirë. Por çuditërisht sot shikoj plot dhimbje një tjetër “diktator” i ngujuar si Hitleri kur humbi luftën e dytë botërore në një tunel-shtëpi që del nepër televizione e iu thotë shqiptarve që jetojnë jashtë vendlindjes mos ktheheni në Atdhe se do ju le jashtë portës së shtëpisë suaj. Sigurisht që në një “luftë” botërore kundër pandemise ka ligje të shkruara por ka edhe një ligj që askush nuk mund të ta mbylle në çelës shtëpinë tendë , ka edhe një ligj të pashkruar që quhet humanizëm por ky ligj nuk është për diktatorët ndaj uroj që “diktatori” i ngujuar dhe politika shqiptare të ju hapë portën e shtëpisë si çdo shtet demokratik i ketij planeti qytetarëve të tyrë.

Shpesh herë bisedoj me vellain tim që jeton në Romë i tronditur nga pamjet plot dhimbje që shikojmë në tv nga veriu i Italisë kojshija ynë që na hapi portat e shtëpisë ku sapo kishim shkelmuar portat e diktaturës komuniste. Vdekja në Lombardi i frikësoi jetën e cila është mbyllur në ngujime por që shpresa edhe për Italinë do të vdesë e fundit ndaj uroj që shumë shpejt dhimbja, loti , ngujimi të largohet nga Italia dhe rrugët të rikthehen në gjallerine e dikurshme të jetës.
Sigurisht pas Italisë dhe Spanjës ky armik mbertheu gjithë kontinentet madje arriti deri në kryeqytetin e botës në New York me rrethinë dukë rrëmbyer me mijëra jete të pafajshëme dhe ngujuar me miliona njerëz. Ky qytet që nuk është ngujuar e gjunjëzuar nga asnjë luftë madje as nga tragjeditë e 11 Shtatorit ky armik i padukshëm arriti ti ngujojë por asnjëherë nuk ka për t’a gjunjëzuar sepse Amerika e lirë dhe planeti Tokë do t’a fitojë kete luftë.
Iku plot trishtim edhe 5 Prill 2020 ku për here të pare në historinë e krishtërimit në të dielën e Dafinës ( e diela e Larit) Papa Françesku bekoi në sheshin e Shën Pjetrit Dafinën (Larinë) pa asnjë besimtarë sepse po ky armik i përbashkët Coronavirusi Covid-19 doli një fitues i përkohshëm ndaj njerëzimit në kete planet por uroj se Zoti -Krisht të na qendrojë pranë dhe të na rikthejë trenin e jetes në shinat e dikurshme.

Sigurisht sot në pervjetorin tim të 50-të kam një ndjenjë trishtimi dhe pyes veten valle si ka mundësi që Amerika që iku e para në Hënë, shpiku aq shumë gjëra të dobishme për njerëzimin u zu rob nga një virus i padukshëm që lindi në shtetin komunist të Kinës ?!.
Megjithëse ne në Jacksonville Florida nuk jemi mbyllur si në New York por mua Coronavirusi Covid-19 ma ngujojë 50-të vjetorin tim te lindjes por.. jeta vazhdon dhe uroj që askush të mos kete me pervjetor lindje si ky i imi ku i gjithë planeti u mbyll në çelës dukë numeruar vdekjet që po mbjell tek njerëzimi kjo pandemi e trishtë !..

Lek Gjoka
6 Prill 2020
Jacksonville Florida

Burimi- Facebook – Lek Gjoka