“I shpërfytyruar, pis burrë, ik mbyllu në Lalëz”/ Si u degjenerua Meta për blerjen e votave

0
39

Presidenti Ilir Meta, i cili vlerësoi procesin zgjedhorë, tashmë del e flet për shitblerje votash.

Flet pikërisht Meta, i cili me themelimin e LSI-së, dyshohet ka krijuar edhe institucionin e blerjes së votës.

Duke iu referuar rasteve që kanë ndodhur, janë bërë publike dhe kanë përfunduar në polici e Prokurori, rezulton që LSI e ka të vetin pazarin zgjedhor.

Pas përplasjes me policinë/ Drejtësia i “kërcet” dhëmbët Metës

Pas përplasjes me policinë/ Drejtësia i “kërcet” dhëmbët Metës

Sot, LSI dhe Ilir Meta dalin në versionin “Hajduti bërtet kapeni hajdutin”.

Meta del dhe e mohon, se nuk do ta besojë, se LSI që ai themeloi dikur, falimentoi dhe për pasojë bashkë me të falimentoi edhe pushteti i tij dhe i Monika Kryemadhit.

Por, janë ata që deri më dje kanë qenë në krah të tij, kanë rrugëtuar bashkë me të ne procese të ndryshme politike që e nxjerrin zbuluar Metën kur bëhet fjalë për pazare zgjedhore.

Janë ata që ia parplasin në fytyrë skenarin e blerjes së votave edhe më herët por edhe aktualisht.

Mekanizmi i blerjes së votës është përdorur dhe u përdor në këto zgjedhjeve masivisht nga LSI. Janë organet policore që kanë njoftuar mediat, për ndalimin e eskponentëve të LSI, për shitblerje votash.

Meta kërcënoi me prerje, duarsh, kosa dhe cfurqe, por njerëzit e partisë së tij ose nuk pyesnin Presidentin ose vepronin me urdhër të tij, pasi u kapën me “presh në duar”, madje edhe kandidatë për deputetë.

Mirëpo Meta, nuk mund të mohojë se në LSI, veprohet pa marrë “ok’ e tij. Pasi ai nga Presidenca dhe kudo fliste në emër të LSI-së, pasi e ndjente rrënimin e saj dhe donte ta mbante të gjallë në skenën politike.

Metës ia nxorën të palarat ish-deputetët e tij

Ishte Shkëlqim Selami, ish deputet i LSI –së që ai plasi Metës, skenaret që bënte për blerje votash.

Shkëlqim Selami
“Ke qenë etaloni i blerjes së votave dhe i habitur atëherë më thoje paske të drejtë vëlla, këta dashkan vetëm bukë ujë dhe histori, tani e ke rritur piacën u jep dekorata duke i përdorur ne vend te verdhushkave”, shprehej Selami para zgjedhjeve të 25 Prillit.

Por, ai nuk e la me kaq, pasi ka reaguar edhe pas zgjedhjeve, duke treguar batërdinë që ishte përgatitur Meta të bënte në Vlorë me blerjen e votave.

“Dua t’i them dy fjalë Agushit : Vlora dhe Çim Selami ta dhanë përgjigjen që meriton. Përdore të gjithë instrumentat e mundshëm, lekët, pushtetin tënd , kërcënimet , ngrite kampin presidencial në Vlorë , por, prap nuk more dot mandat. Shpresoj të kesh kuptuar se sa vlere ke ne popull , aq më shumë në Vlorë”, shkruante Selami, dy ditë pas zgjedhjeve parlamentare.

Një tjetër zë, që ka nxjerrë zbuluar Ilir Metën ka qenë edhe kandidati për deputet i PS, në Durrës, Lefter Koka.

Akuzat për shit-blerjen e votave/ Koka: Është absurde

Akuzat për shit-blerjen e votave/ Koka: Është absurde


Lefter Koka
“Ilir Meta! Nëqoftëse kam një arsye të ndjehem keq me veten dhe njerëzit e mi, është që të besova ty për aq shumë kohë! Të vura në dispozicion veten, shoqërinë dhe miqësitë e mia në Durrës, që partia jote të merrte aq shumë vota, sa 1000 filxhanet e Monikës nuk i shikonin dot”, shkroi në rrjete sociale, Lefter Koka.

Ndër të tjera ai drejtohej Metës, me deklaratën, “I shpërfytyruar, i degjeneruar, i mbaruar që të ra dhe cipa e fundit. Ik tani dhe mbyllu në kafazin tënd në Lalëz dhe mos fli natën, që të ruash arkat që ke fshehur në baçe! Pis burrë!”.

Ndërkaq kanë qenë të shumta rastet, kur njerëz të LSI, që nga militante, drejtues, apo dhe kandidatë për deputetë kanë përfunduar në organet e drejtësisë për blerje votash.

Pra, Ilir Meta, nuk ka fytyrë, që të dalë dhe të flasë për krime zgjedhore, derisa ai ka qëndruar dhe dyshohet që qëndroi edhe në këto zgjedhje në kërye të këtyre krimeve.

Burimi/CNA.al